Frati i Pashallareve Bushatli te Shkodres. . . !

“Zani i Malsise”, per disa dite me rradhe, do te publikoj te plote librin prej 140 faqesh te At Zef Pllumi, i titulluar, “Frati i Pashallareve Bushatli te Shkodres”, i cili ka kryer detyren e mjekut, e jo pak edhe te nje keshilltari per 30-vite me rradhe, prane familjes se Mehmet Pashe Plakut. Frati qe sherbente ne Hot te Malsise se Madhe, e qe ishte italian mbante emrine. At Erasmo Balneo, por ne shtepine e Mehmet Pashe Plakut thirrej, Heqim Efendi e shume ngjarje te tjera te cilat jane vertet shume interresante, perfshi edhe vojvoden e Hotit, Vuke Frangu se si u be ai roja besnik i Mehmet Pashes, themeluesit te dinastise se Bushatlive te cilet qeverisen per 75, vite me rradhe, nga viti 1757 e deri ne vitin 1831, e shume ngjarje te tjera, ne mes te cilave se si luftuan Malsoret e Malsise se Madhe perkrah Mehmet Pashe Plakut, per ta sjedh ne pushtet e mjafte ngjarje te tjera…

Hymje

Kur ishem i ri, m’u dha mundesia e rradhe te punoj n’arkivin franceskan, i cili perfshinte nji dokumentacion shum te pasun per historine e popullit shqiptar, tue fillue qe nga vjeti 1415 e deri ne Luften e Dyte Botnore. Kishte dokumenta nga ma te ndryshem, jo vetem relacione kishtare, por edhe mbi gjendjen ekonomike te popullsise, ashtu edhe mbi persona te ndryshem, kronika ngjarjesh, grindje personale e kolektive, fatkeqesi natyrore, semundje epidemike etj. Nje pjes e madhe e ketij arkivi ishte shkrue me germa arabishte. Sa cka kishin mbrende nuk mund te kishem dijeni, por kur i hapshem ato, thojshem me vedi”cere-becere” dhe u largojshem prej tyne, prandaj i pata vendose te gjitha ne disa rafte te medhaja, te mbyllun me kapake druni. At Anton Harapi, ai qe s’parit me shtini aty, nji dite me tha se nuk kishte teprue kurrnji prej fretenve qe te zotnonte arabishten, turqishten e persishten, prandaj ka me kene e domozdoshme qe se shpejti me dergue n’ato vende nji njeri per studimin e gjuheve, mbasi ketu mbrende kishim nji pasuni  aq te madhe. Nga ana tjeter, kishem kurjozitetin e shkresave kryesisht ne gjuhen latine, e ato ma te shumtat ne gjuhen italiane. Aty ne nje raft gjendej edhe nji fshese puplash shpendesh me bisht te shkurte dhe, dy here ne jave, qe n’orar te caktuem shkojshem aty, e para pune, me duhej me shi pluhnat. Nuk dij si hijshin ato, edhe pse raftat ishin te mbyllun e te punuem mire, por shpesh here me duhej me i shpluhnue dosjet e bardha, te hodha, aty mbrende. At Antoni pat ble dosje kartoni, aso kohe moderne, nder te cilat vendoste dosjet e vjetra, te cilat ne shume rasa kishin te shkruem sipri vjetin. Mbi dosjet e vjetra nuk e shkrova ate. Por kso rase, tue kqyre se cka permbajshin mberenda, gjeta nji regjister te vogel, i lidhun me lekure te bute, ngjyre kafeje t’errte, me leter te vrazhde, sikur te librave te vjeter. E hapa dhe ne faqen e pare kishte te shkrueme si frontespik:

Ego Fr. Erasmus a Balneo

Ordinis Minorum Reform.

Missionarius Apostolicus

In Albania

 

Un P. Erazmi nga Balneo

I Urdhnitte Fretenve Reformatore

Misionar Apostolik

Ne Shqiperi

Ndersa ne faqen e dyte kishte te shkrueme ne gjuhen italiane si titull:

 

Come diventa medico personale

Di Mamud Pascia di Skutari

 

Si u bana mjek personal

I Mahmud Pashes se Shkodres. . (vijon)