Fluks azilkërkuesish në Europë – Raportohet një rritje e madhe e aplikimeve në vitin 2019

Aplikimet për azil në Bashkimin Europian janë rritur me 13% nga 2018 në 2019, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit (EASO).  Kjo shënon rritjen e parë vjetore që prej vitit 2015.

Mbi  714,000 aplikime kanë rezultuar në vitin 2019,  nga 635,000 që u regjistruan në 2018-n. “Shifrat theksojnë se ndërsa qëndrojmë poshtë situatës së disa viteve më parë,  ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe fuqizojmë praktikat e azilit”, tha shefja e agjencisë, Nina Gregori.

Ajo shtoi se nevojitet një sistem i azilit i qëndrueshëm, i drejtë dhe i mbrojtur nga kriza, në Bashkimin Europian.

Tre vendet kryesore të origjinës për azilkërkuesit ishin Siria, me 72,000, Afganistani me 60,000, ndjekur nga Venezuela me 45,000.

Shifra për Venezuelën është sa dyfishi i 2018-s, ç’ka reflekton trazirat e fundit ekonomike dhe politike të shtetit në amerikën latine. Rritja në aplikime vjen kryesisht prej numrit të madh të aplikimeve nga banorët e vendeve që janë të përjashtuar nga vizat.

Banorët në shumë vende të Amerikës Latine mund të hyjnë në BE pa viza.  Kjo shpjegon se ndërsa numri i aplikacioneve është rritur, hyrjet e jashtëligjshme, nëpërmjet anijeve në Mesdhe, kanë rënë së fundmi.

SCAN