Fjalët e fundit të poetit Havzi Nela para se të varej në Kukës

Ishte 10 gushti i 30 viteve më parë kur komunizmi do të bënte veprimin e tij të fundit, duke ekzekutuar me varje mësuesin Havzi Nela, i cili do të akuzohej për agjitacion e propagandë, ndërsa ishte kthyer nga Jugosllavia e kohës, ku ishte arratisur.

“Martiri i Demokracisë” Havzi Nela do të varej në mes të Kukësit, me një urdhër të presidiumit popullor të diktaturës, ku një ndër firmëtarët e kësaj varje ishte edhe Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama.

Para skuadrës që do të ekzekutonte vendimin e presidiumit Havzi Nela do të linte amanetet e fundit të tij.

Ja fjalët e fundit të Havzi Nelës para se të varej:

“I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t’u jepen të afërmve të mi, nanës” 10 gusht 1988, ora 3:30 e mëngjesit)

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/arte/fjalet-e-fundit-te-poetit-havzi-nela-para-se-te-varej-ne-kukes-238658/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright