Femija si krehje flokesh!

Nga Arian Galdini

Ajo furi duarsh te rritura qe godisnin 3 vjecarin e pambrojtur qe dridhej si zogth, jane pamja me perfaqesuese e perditesise dhe historise sone si vend e shoqeri. Ata, te rriturit tane, te fuqishmit tane, ‘te kauprit’ tane, nuk kane as kohe, as nerva e as nevoje te kujdesen per ne. Ata gjithmone na e mbyllin gojen me shuplaka. Pasi na trysnojne, rrahin, gerthasin e blejne, na bejne edhe foto a selfie per reklame facebooku a instagrami. Dhe ne nuk reagojme. Ankohemi, mallkojme, nemim, shajme poshte e lart, cep me cep, e kafe me kafe, ne blogje e komente poshte shkrimeve a lajmeve ne gazeta, me statuse facebooku, a tavolina dasmash, dhoma vakie, a gazmbledhje te tjera. Nuk leme politikan, njeri a za publik pa llangosur me balten e mllefeve tona, qofshin keto mllefe pafuqie, paditurie, xhelozie, apo me porosi a perkushtim partie. E ndoshta deri ketu, mire bejme. Sikur ky te ishte vetem rrebeshi i pare mllefor, qe do te pararendte edhe reagimin me akte te verteta qytetare, atehere me kenaqesi do pajtohesha me gjithe cunamin e baltnajes qe permbyt papushim 24 e cdo dite te javes, shoqerine shqiptare, jetesisht dhe virtualisht. Ne fakt, ketu mbetet vetem balta, se baltehedhesit, vazhdojne te zhgerryhen aty pa as me te voglen ndjesi revolte. Piskajne, mallkoijne, shajne kedo e ngado, e ne fund asgje. Vjen nje skandal, del nje fytyre, nje emer konkret, nje ngjarje konkrete, e te gjithe kthehemi ne autobote balte e jashteqitjesh. Kur ti sheh skandalin, emrin, ngjatjen, fytyren, thua qe e gjithe kjo balte e derdhur pakursim nga njerezit e kthyer ne autobote balte e jashteqitjesh, eshte plotesisht i merituar. Dhe ngerthehesh nga emocioni pozitiv. Te kujtohet fabula, se jo gjithmone balta dhe jashteqitja te mbysin, ka raste kur te nxisin te kerkosh pastertine, kthjelltesine, clirimin. Nis te presesh aktet qytetare. Ti pret e pret dhe 3 ditet e skandalit te rradhes mbarojne, dhe e gjithe shoqeria rikthehet ne limonti, jerm vrasatar. As kesaj rradhe askush nuk beri asgje mendon me vete. Ndodh ndonjehere, qe ndonje aktivist civil e kap rastin per ti futur ndonje tip qirindezjeje publike, proteste me selfie e parulla humaniste qe te bejne ta qash nga miresia e shpresa. Ti sheh facebookun te mbushur me foto e selfie nga humanizmi civil dhe grumbullimi pa revolte. Ngazellehesh. Ia nis perseri te qemtosh per hapin tjeter qe do te bejne keta aktivistet civile rastkapes. Ti pret revolten, vertetesine, aktin qytetar. Asgje. Fotot e facebookut jane destinacioni i pare ku perfundon ky lloj reagimi qytetar, ndersa donatoret, ambasadat e huaja dhe udheheqesit e partive qe japin para a shperblesa, jane dsstinacioni i dyte ku perfundojne keto foto. E nesermja perseri jerm. Ti kthen koken pas, e sheh rreth vetes, dhe e sheh veten gjithnje e me te vetmuar. Dukesh me miq e shoke, vetem kur shkon aty ku protestohet per selfie dhe per donatore. Po e refuzove ate lloj reagimi qytetar, behesh bezdi, merzi, i padeshiruar nga te tjeret. Sidomos kur ti mer persiper ta besh publik qendrimin tend, menjehere te gjithe te tjeret te quajne te lige, te poshter, te pabese. Sepse ti u prish beselidhjen e aktivizmit civil per selfie dhe donatore. Ketu fillon edhe ngerci qe te keput ne mes. Sepse ti sheh qytetare shqiptare qe kane poshte cdo pallati nje market, nje bar kafe, nje parukeri, nje furre buke, nje mobilieri, nje farmaci, nje Lojra Fati dhe nje cerdha a kopesht. Sikur te gjithe shqiptaret te behen kontrollore cilesie a rregullsie ligjore apo fiskale, nuk do te mund ta ndreqnin dot kete baterdi qe i rrrethon. Ideologe e politikane te pacipe kete e interpretojne si liri tregu apo si vetepunesim. Ne, qytetaret qe pasi i shajme e mallkojme te gjithe ideologet, analistet dhe politikanet, perseri vetem ata degjojme, besojme e ndjekim,, katandisemi ne mbijetojsa qe nuk dime cfare hame, c’ajer thithim, cfare veshim, me cmateriale e siguri na jane ndertuar banesat tona, e mbi te gjitha ne c’kontekst moral po jetojme e rrisim femijet tane. Imagjinoni pak perditesine tone jetesore dhe edukative… Dalim nga shtepia ne mengjes e tek porta e pallatit shohim sy kamarieresh e banakieresh te vetmuar qe mezi presin tu ulesh ne barin e tyre poshte pallatit tend per tu bere xhiro. Po nuk e pive kafene aty, nisin e te shohin shtrember sepse je fqinj i keq qe nuk u ben xhiro. Pastaj, duhet te shkosh ne pune. Bashkia ka dhene me koncension Parkingjet. Ti duhet ti besh derman vetes, sepse ose do lesh punen qe te mos paguash parkingun, ose do shkosh te gjesh ndonje rreze, diku ku dikush tjeter ka shtepine, dyqanin, a bar kafene. Dridhesh, sperdridhesh qe te kapesh ndonje miratim nga rrethjetuesit e rrenxes ku ke parkuar ti. Kur je me fat e ste sheh njeri, le makinen me shpejtesi dhe vrapon per ne pune me mendjen se mos ndoshta dikush ti ben dem makines. Te vjen inat per vdekje qe Bashkia para se te ofroje sherbimet, vendos rregullat e shtrengesat, por ne fund thua: e kish jam une qe te kundershtoj. Kur mberrin ne pune, ke Drejtor a Shef dike nga Partia. Ai ose ajo te shohin venger. Vetem komandojne, japin urdhera, bejne placke e katandi, ndersa ty te shtrydhin si lecke cimentoje. Kur je ne pune private, e di qe Pronari eshte vete Zoti. E i bindesh pa bere as gek e as mek. Perndryshe u fluturove ne rruge te madhe. Mbaron punen, shkon mer makinen. Ka shpetuar edhe nje dite tjeter. Nisesh per ne shtepi. Duhet te blesh buke, por ke 10 dyqane buke na 3 pallate rreth baneses tende. Aty ku vendos te blesh, mendon se buka sec ka nje arome qe nuk te pelqen, ajo zonja qe te shet buken nuk vesh doreza, i zoti i dyqanit nuk di te buzeqeshe. Tek e fundit, cte besh… Blerja e bukes te eshte bere si bingo. Ne cilindo dyqan te vendosesh ta blesh buken e dites, do ti gjesh arsyet pse nuk te pelqen. Vete rituali bukeblerjes, te ben te cuditshem. Kur ble buke tek njeri prej bukepjekesve, te tjeret te shohin me inat e si tradhetar. Me parate e tua e ble buken. Ke te gjithe te drejten e botes qe ta blesh ku te duash, si te duash e sa te duash buken tende, e perseri vjen nje instance sado e vogel, sado e pakonsiderueshme, qe ty bukeblerja te kthehet ne fajesi. E njejta ndodh me ilacet, fruta – perimet, apo ushqimet e tjera. E njeta ndodh me flokeprerjen a flokekrehjen. Ke berbere e parukiere ne cdo pallat. Po pe nje banor te lagjes tende ne kafenene me lulishte, ku shkon per te kaluar ndonje ore mbasditeje me familjen dhe femijet e tu, e ke ose bukepjekes, ose parukier, ose farmacist, ose, ose, ose. Aty ku ti pi kafene e mbasdites, mund te qelloje bukepjekesi ku ti e ble buken, e ky te pershendet. Nese qellon te jete bukepjekesi ku ti nuk e ble buken, as ti nuk e pershendet, e as ai nuk ti hedh syte. Ne nje bote normale, ne kushte normale, ky rezervat ku banojme ne, do te konsiderohej zone eksperimenti per te studiuar sjellje njerezore. Rreth teje, ne zonen tende te rreptesise jetesore, ti je cdo dite nen agresionin e njerezve qe te flasin, ose jo, pa shkaqe njerezore. Agresiviteti, shmangia, shperfillja, ndjesia e fajesise pa shkak, jane sjelljet dhe instiktet baze qe na ndertojne diten e kesisoj edhe edukimin e femijeve tane. Duam apo s’duam ne, jetojme ne gjendje te jashtezakonshme eksperimentale per sjelljen njerezore. Ditet dhe jetet tona jane te tendosura ne piken e tyre me te eperme, me emocionet me te pazakonta, me ekstreme. Normaliteti yne, jane bere ekstremitetet emocionale. Tregetia e lire sipas disave, apo laissez faire sipas ca te tjereve me te artikuluar, eshte shnderruar ne nje kçk (kap ça t’kapesh) masive. I gjithe populli yne eshte bere ose shites votash, ose kengetar, ose kamarier, ose berber a parukiere, ose bukepjekes, ose farmacist ose callcenterist. Keto jane te vetmet menyra per te mbijetuar ketu. Njerezit, qytetaret nuk kane faj. Rezervati Eksperimental ku po jetojme, na ka lene vetem keto shtigje mbijetojesie. Ndaj ne kemi kaq shume mllefe, e zemerate, urrejtje, e konfliktualitet, agresivitet a shperfillje. Sepse jetojme ne Rezervat Eksperimental. Politika na thote: Reforma ne Drejtesi do na hape Negociatat me BE. Nderkombetaret na thone se: Pa Reformen ne Drejtesi, nuk ka Negociata me BE. Dhe mua qytetarit qe jetoj ne Rezervat Eksperimental, me kap nje e qeshur ngulcuese. Qesh e kelthas me te madhe. E c’premtim a c’kercenim mund te jete kjo puna e hapjes se Negociatave me BE? Ne edhe kur bejme domate shtepie, i bejme me hormone e pesticide. Ne ia fusim edhe vetes. Jemi ne Rezervat Eksperimental per sjelljet njerezore ne, a e kuptoni? Ilacet i kemi te skaduara a falcifikuara. Frutat dhe perimet i kemi te hormonizuara. Kafshet i ushqejme me gjithfaresoj kimikati dhe i dendim me shiringa qe te rriten shpejt e ti shesim per mish. Ushqimeve qe na vijne te konservuara u ndryshojme daten e skadences. Pothuajse cdo supermarket, a market ne Shqiperi eshte i mbushur me mallra konsumi te manipuluara, falcifikuara apo shiringuara. Cdo refugjat i yni qe ka punuar ca dite me ndonje afendiko ne Greqi, ka hapur dyqan buke me miell qe nje zot e di nga vjen e c’perberje ka. Cdo shqiptar qe ka krasitur peme ne Greqi eshte bere berber ne Shqiperi. Vetem parukieret bejne ca jave a muaj kurs, per te hapur parukerine e tyre. E keshtu me rradhe. Askush nuk kontrollon asgje. Ne nuk negociojme dot me veten, e jo me te bejme kete hap gjigand te hapjes se negociatave me BE. Ta themi haptazi e pa keqardhje, qe ky Rezervati yne Eksperimental i sjelljes njerezore, nuk ka asnje standart apo kriter te mundshem per ta imagjinuar si nje proces natyral dhe normal kete hapjen e negociatave me BE. Sepse qe ne te imagjinojme hapjen e negociatave me BE, duhet te mendojme per nje Shqiperi ku ushqimet jane te sigurta, tregetia e kontrolluar, cilesia e garantuar, e mbi te gjitha kujdesi per jeten e njeriut te jete paresor. Cka ndodh ketu eshte thelbesisht antinjeri. Ne jetojme ne nje vend, nen nje sistem, rregulla, e mendesi antinjeri. Antinjeri eshte Shteti yne. Antinjeri eshte arkitektura jone. Antinjeri eshte urbanistika jone. Antinjeri eshte bujqesia jone. Antinjeri eshte tregetia jone. Antinjeri jane qeverisjet tona qendrore a lokale. Antinjeri jane shkollat, kopshtet e cerdhet tona. Ajo Administratorja e cerdhes antinjeri qe rrihte barbarisht ate femije te gjore e engjellor 3 vjecar, nuk eshte aspak cudi ne kete Rezervatin tone. Sigurisht qe pamjet tronditese te goditjes se femijes, vene ne prove damaret tane emotive si shoqeri. Shfryrja dhe mallkimet tona per antinjeriun qe rrihte engjellin 3 vjecar, deshmojne se ne jemi ende ketu. Ama, piramida e skandaleve qe prodhon ky rezervati yne, mund te na kuptoje sesa poshte jemi. Po nuk ngritem krye, per ta zhbere Rezervatin dhe per te ndertuar Atdheun, i vetmi banor qe do te jete normal ketu do te jete antinjeriu. Ajo Administratorja e atij kopshtit, u kap me kamera, prandaj na ngacmoi. Por mendojeni pak. Pa kamera, ajo cdo dite mund te kete bere te njejten gje. Mes rrahjes se femijes dhe orarit per krehjen e flokeve te parukierja ngjitur, asaj i ka mjaftuar vetem nje kthim shpine e mbyllje dere. Cdo dite aty ne nje cep te Tiranes, eshte nje parukiere qe pret te krehe floket e ndonje zonje me leke qe ka hapur cerdhe, kopesht, dyqan buke, apo farmaci ngjitur me parukerine e saj. Rendesi ka qe antinjeriu i rezervatit te kapi ça t’kapi, ne diten qe zgjohet per te numeruar sa vete i hyne ne dyqan, apo i cuan femijet ne cerdhe a kopesht. Tek e fundit, ajo qe ka hapur parukerine, mund te kishte hapur edhe cerdhe a kopesht, e kjo qe ka hapur kopesht, mund te kishte hapur edhe parukeri a farmaci. Hame buke nga njeri tjetri, e me shume gjasa as vete nuk e dime se keshtu po rrahim te ardhmen e femijeve tane njelloj si ajo antinjeriu qe rrahu ate 3 vjecarin ne kopshtin e saj te palicensuar e te pakontrolluar si mijera te tille ne cdo cep lagjeje a pallati.

Tirane me, 21 qershor 2016