Facebook dhuron 100 milionë dollarë për bizneset e vogla

Bizneset e vogla po shkojnë në prag të kolapsit për shkak të koronavirusit të ri, dhe Facebook është i gatshëm të ndihmojë.

Rrjeti social do të shpenzojë 100 milion dollarë në grante për të mbështetur mbi 30,000 biznese të vogla në 30 vende të botës, tha COO i Facebook Sheryl Sandberg.

Fondet do të jepen me një kombinim të parave të gatshme dhe kredive reklamuese për bizneset që kanë nevojë për ndihmë për mbulimin e shpenzimeve operacionale dhe në pagimin e qirave ose punonjësve të tyre.

“Ne kemi dëgjuar qartazi se mbështetja financiare mund t’u mundësojë atyre që të mbajnë dritat hapur dhe të paguajnë njerëzit që nuk mund të vijnë në punë,” shkroi Sandberg në Facebook. Çfarëdo që të ndodhë më pas, ne do të punojmë për t’i ndihmuar bizneset të përballojnë këtë stuhi.”

Për të pasur mundësi përfitimi nga ky grant, duhet që fillimisht të shikoni nëse kualifikoheni në programin e bizneseve të vogla të Facebook. Për të aplikuar duhet të hyni në faqen Facebook.com/Business dhe të ndiqni hapat e plotësimit të parashtruara aty.

 

D.B – SCAN

Burimi: Business Insider

https://www.businessinsider.com/how-to-apply-for-facebooks-coronavirus-business-grants-2020-3#next-head-to-the-programs-official-website-facebookcombusiness-2