Ermira Ymeraj intelektualja që nderon vendin e origjinës Malesinë e Madhe dhe Shkodër locen!

Ermira Nikolin Ymeraj, ndonse ka lindur dhe është rritur në qytetin e Shkodrës, aty ku prej shumë dekadash më përpara kishin ardhur nga Malesia e Madhe (etnike) të parët e saj per një jetë më të mirë, ne malesorët krenohemi me punët studimore dhe veprat e kesaj Doktore të Shkencave, pasi ne e kosniserojmë bijën tonë të Malesisë së Madhe. Dr. Ermira Ymeraj prej disa vitesh njihet si një intelektuale e formuar, e ditur dhe me një kulturë të gjerë. Dijet dhe kulturen e saj të fituar gjatë arsimimit, kualifikimeve dhe studimeve , ajo kurr nuk ka kerkuar ti mbajnë per vehte, por është perpjekur tju a jap edhe të tjerëve e veçanarisht nxenësve të gjimnazit të Koplikut e tjer, ku ajo ka punuar si mesuese para disa viteve. Mesuese Mira siç e thërrisnin nxënësit e saj mbahet mend edhe sot , per aktivitetet dhe veprimtaritë e zhvilluar (letrare dhe artistike) nga ajo në shkollë e më gjërë. Dr. Ermira Ymeraj studimet dhe dijet e saj prej vitesh i ka kthyer në vepra (libra).. Si çdo i ri apo e re me formim e me shpirt dije, ajo si fillim në vitin 2011 do të prezantohej me librin e parë me poezi, me titullin dmth “Pirg Dhimbjesh”,botim i shtepisë botuese “Naimi”,Tiranë. Në vitin 2013. Dr. Ermira do të botonte edhe librin e dytë me poezi me titullin “Zemër Diptike”, liber që do tja besonte po shtepisë botuese “Naimi”, Tiranë. Po në vitin 2013 Dr. Ermira Ymeraj do të publikonte monografinë –studim :”Shtegtimi i Miteve ; nga religjioni e folklori në letersi”. Të botuar nga shtepia botuese “Naimi”..Por libri më domethenës është libri i “fundit” (nga radha) i Dr. Ermirës me titullin “Balada si paratekst në letersinë shqipe (Motivi i ringjalljes, flijimit dhe inçestit) Studim krahasues ndërballkanik”, botim i entit botues “Gjergj Fishta”, Tiranë 2015. Ky libër siç e pohon edhe vetë autorja e ka fillimin në desertacionin e saj të vitit 2009…, por tashma ky liber është një veper e vertet studimore prej 320 faqesh, që sjell mjaftë risi në fushat që trajton… Libri është i ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë perbehet nga dy kapituj dhe pjesa e dytë nga tre kapituj.Temat që trajtohen në ketë libër janë shumë interesante. Disa nga keto trajtesa unë mendova ti cilësoj (pa komente): Prej djepit në varr. Ëndërra e njeriut per jetë të pakufi ; perjetsia-amashimi, Ringjallja e Lazërit, ringjallja e Krishtit. Shenjtërimi i ringjalljes. Ringjallja sanktuale kanonike , ekskluziviteti i ringjalljes në letërsinë ungjillore. Ringjallja si pikë takimi e shumë eposëve. Vdekja e perkohshme ; ”Muji mbas deket”, “Halili mbas deket”. Heroi shqiptar dhe statuset e vdekjes. Kufiri midis jetës dhe vdekjes dhe eposi ynë. Ringjallja laike si paratekst i baladave. Paralelizma mes trekendëshit motivor Brenda arealit kulturor ballkanas. Miti i ringjalljes –Kadare ; miti i flijimit –Andriç ; miti i Penelopës- Varnalis , në arealin ballkanik :Shqiperi –Bosnje-Greqi….Baza pagane dhe e krishterë e motivit të flijimit në balada. Funksioni simbolik i flijimit të gruas nga mitologjia në baladë. Zidanje Skadra dhe Kënga e Rozafatit, veshtrim krahasues…Motivi i inçestit dhe format e saj. Tipet e inçestit si kujtesë motivore dhe shtresa e saj universale ; indoeuropiane, ballkanike dhe protoshqiptare. Kulti i prindit, kulti i mallkimit si nyjëtore e ndalesave dhe fillesa të tragjikës… Tabu dhe Eufemizëm në gjuhen e baladave… etj.. Të gjitha keto trajtesa pershkohen nga një finesë e zhdervjedhtë letrare, gjuhësore, artistike, psikologjike e mbi të gjitha filozofike, edhe pse ato mbeshteten edhe në tabanin popullor, dhe janë të krahasueshme me atë ndërballkanik. Trajtesat kanë edhe një burimologji interesante të autorëve më në zë shqiptar e të huaj, çfar i jep ketij libra edhe vlera shkencore. Kjo duket se ka qenë aresyeja që recensentë të ketij libri të jenë Prof.dr. Shaban Sinani, i cili shkruan edhe pasthenien e librit dhe prof.dr. Roland Zisi..
Dr. Ermira Ymeraj pjesmarrese edhe në disa konferanca shkencore nderkombëtare
Në të gjitha konferencat shkencore (jashtë Shqiperisë) kumtesat dr. Ermira Ymeraj që janë vlersuar si një punë e mirfilltë studimore, krijuese dhe shkencore, ndaj disa nga ato kumtesa po i rendisim si më poshtë :
1. “Eposi i kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, Organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qëndra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, 28 – 30 Gusht 2010. Me temë: “Ringjallja në eposin shqiptar si trashëgimi ungjillore”
2. “Java e Albanologjisë”, Instituti i Albanologjisë, Prishtinë, 25 – 29 Tetor 2010. Paneli: “Letërsia shqipe pas rënies së mureve”. Me temë: “Azem Shkreli dhe Xhevahir Spahiu, dy poetë “mbi mure”.
3.“Demonstratat e vitit 1981; “Kthesë e madhe në lëvizjen kombëtare shqiptare”, Me temë: “Letërsia, kultura dhe artet në Tiranë dhe demonstratat e vitit 1981, jehona frymëzimi”.Mbajtur në konferencën shkencore në Instituti i Albanologjisë dhe SHBPK, Prishtinë, 03 – 04 Qershor 2011.
4. Kumtesë në Takimin e VI-të vjetor të Institutit Albshkenca, Prishtinë, 01-04 Shtator 2011. Me temë: “Familjet patronimike arbërore në anëshkrimet e kodikëve të Shqipërisë: aristokracia arbërore dhe aristokracia evropiane”.
5. Kumtesë në Javen e Albanologjisë, – Organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës..dt. 14 – 18 Nëntor 2011. Me temë: “Andrra e Pretashit” dhe “Valë mbi valë”, si dy vepra mes historisë dhe letërsisë”, Autor i parë: Ermira Ymeraj, autor i dytë: Eduart Grishaj.
6. “Kontributi i dy revistave letrare “Hylli i Dritës” dhe “Leka” në vitin 1937, në pragun e 25-vjetorit të pavarësisë”, kumtesë e mbajtur në konferencën shkencore ndërkombëtare: “Shekulli i shtetit shqiptar”, Prishtinë 11-13 Qershor 2012, tjer…
Pak nga Curriculumi i edukimit intelektual e njrzor i dr. Ermira Ymerajt
Dr. Ermira Ymeraj në vitin 1995 mbaroi me sukses studimet e larta në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”,në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega Gjuhë Letersi. Vazhdoi studimet pauniversitare në Universitetin Shtetror të Tiranës per letersi dhe në vitin 2010 mbaroi studimet Master Shkencor për “Etnokulturë dhe letersi shqipe” në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ku mbrojti temen “Ringjallja në Epos”. Në vitin 2013 mbrojti titullin “Doktore Shkence”, në fushen e studimeve letrare, specialitetin “Letersia dhe Baladat”, me tezë “Balada si paratekst në letersinë shqipe –veshtrim krahasues ndërballkanik”, pranë Qendres së Studimeve Albanologjike në Tiranë. Por dr. Ermira Ymeraj nuk është e knaqur me kaq, pasi ajo vijon studimet dhe punimet e saja per të fituar graden e profesoresh, që me thenë të drejten me punen dhe veprate saja e ka fituar prej kohesh praktikisht. Dr. Ermira Ymeraj në hyrje të ketij libri “Dy fjalë per lexuesin” shkruan : “falnderoj dhe vlersoj per bashkëpunimin në rritjen dhe pjekurinë, argumentin tim shkencor, udhëheqësin tim prof.dr.Shaban Sinanin , për kritiken, inkurajimin, mbështetjen dhe rreptësinë gjatë studimeve akademike, profesor Emin Kabashin , për mbështetjen dhe ndihmen shkencore. Një falnderim të veçantë do ua dedikoj miqve dhe kolegëve që asnjëherë nuk më shmangën informacionin e kerkuar dhe nuk i kursyen mendimet e tyre, prof. Ledri Kurtin, prof.dr. Vebi Buxhetin, prof.dr. Matteo Mandala e shumë studiues të tjerë. Botimin tim ua dedikoj bijave të mia, Keidës, Klevias, Jasminës, bashkëshortit tim Kadri Ymaraj për gjithshka bëri e vazhdon të bëjë për mua, nënës time Marjana e babit tim të ndjerë Nikolin Preka. Babi i shtrenjtë, që atje lart më ndiq”.. Në ketë dedikim unë verej perveç të tjerave edhe funksionimin e institucionit të bashkëjeteses dhe harmonisë të mrekullueshme ndërfetare, që ka qenë dhe është themeli i qendreses ndërshekullore të kombit tonë, pasi Ermira është katolike, ndersa burri i saj është intelektuali i njohur e nderuar z. Kadri Ymeraj –musliman nga besimi, ndaj unë besoj se dr. Ermira edhe në të ardhme do të jenë ndera e faqja e bardhë e intelektualizmit shqiptar, por mua më “intereson” mbi të gjitha të atij të Malesisë së Madhe dhe të Shkodrës, e cila pa malesoret e saj që e popullojnë me shumicë pas shekullit XV-të e ketej, do të ishte një ISH…e jo siç është sot djepi i kulturës dhe historisë së shqiptarisë… .Faleminderit Ermira dhe suksese të metejshme, që janë padyshim edhe suksese të origjinës tënde Malesisë së Madhe që siç ka “mbiemrin” e madhe ka edhe vlerat , ku një nga keto vlera je edhe ti dr. Ermira Ymeraj… Ndue Bacaj