Elona Caslli: Jeni i denjë veçse për keqardhje Z. Borchardt!

  1. Borchardt muaj më parë , shqiptarët u përballën me një leksion demokracie, ose më saktë me një manual proteste të hartuar nga ju, në të cilin, gjendej një bashkësi udhëzimesh që diktonte mënyrën se si shqiptarët duhet të protestonin apo ta kërkonin të drejtën e tyre.

Në manualin tuaj, bëhej thirrje për ruajtje të qetësisë gjatë protestave dhe dukej gati se manuali nuk ishte hartuar për një protestë, por për një shfaqje teatri, ku njerëzia duhet të fikte celularët dhe të qëndronte e qetë gjatë lojës në skenë.

  1. Borchardt protesta është revoltë dhe jo shfaqje teatrale dhe njeriu i revoltuar në këtë rast nuk është personazh skene që regjisori mund t’i diktojë volumin e revoltës, por personazh në jetën e vërtetë.

Në orët e vona të mbrëmjes, teksa ecnit rrugëve të Tiranës, jeni përballur me njerëz të revoltuar, të cilët protestonin kundër autoritarizmit të Kryeministrit në fjalë, i cili rrezikon t’i nxjerrë këta njerëz në qiell të hapur.

Ju medoemos e njihni çështjen famëkeqe të Unazës së Re. Është një çështje aq e përfolur sa çështja e Teatrit Kombëtar.

Të dyja këto çështje kanë të njëjtin autor ; Kryeministrin Edi Rama dhe bien ndesh me Kushtetutën e vendit.

Dhe teksa hapat tuaja në mbrëmje, janë përballur me thirrjen : “ Rama ik dhe Shame on you Bochard!” ju nuk keni nguruar aspak t’i tregoni gishtin e mesit njerëzve të revoltuar.

Disa pyetje për ju Z. Bochard- Kush jeni ju që guxoni të kryeni një veprim kaq poshtërues me popullin shqiptar?!

Ç’të mirë të madhe i keni bërë vallë njerëzimit, që i lejoni vetes një sjellje të tillë?!

Ç’të keqe të madhe keni parë nga shqiptarët, që u nxirrni gishtin e mesit?!

Domethënia e gishtit të mesit njihet në shkallë të gjerë në vendin tonë Z. Borchardt, por në vendin tonë sikundër në vende të qytetëruara , përdoret zakonisht nga adoleshentët, kur rebelohen në përpjekjen e tyre për të sfiduar botën.

Është e dukshme që ju i keni kaluar prej kohësh të tetëmbëdhjetat Z. Borchardt ,sikundër është edhe e dukshme që ju nuk sfidoni askënd, pasi pohimet apo mohimet tuaja, janë në përputhje të plotë me pushtetin. Ju dhe pushteti flisni njësoj.

Pika kyçe në këtë hisitori Z. Bochard është kjo:- A do të guxonit ju vallë ta nxirrnit gishtin e mesit në një vend të Bashkimit Europian?!

Ç’do të ndodhte nëse ju do të kryenit të njëjtin veprim në një hapësirë tjetër gjeografike?!

  1. Bochard, gishti juaj i mesit, është provë e pakundërshtueshme që ju, jo vetëm keni një raport të gjymtuar me të vërtetën dhe standard të dyfishtë për gjykimin e saj, por mbi të gjitha tregon faktin tragjik që ju nuk i dilni zot as pozicionit që keni dhe as institucionit që përfaqësoni , por njëkohësisht nuk i dilni zot as viteve që keni mbi kurriz.

Post Scriptum- Jeni i denjë veçse për keqardhje Z. Borchardt!