El Pais e tetorit ’83 shkruan për një rekord Guinnes të… Enver Hoxhës

Ishin vitet e izolimit, por shumëkush mund të pyes:  Si e shihte bota Shqipërinë në vitet ’80?

DITA ka siguruar disa artikuj të mediave ndërkombëtare për vendin tonë prej vitit 1976 e këtej.

Mes raportimeve për Shqipërinë, bie në sy një shkrim që e përditshmja spanjolle “El Pais” ka botuar të mërkurën e 26 tetorit të vitit 1983.

Para një jave, Presidenti i Shqipërisë Enver Hoxha, ka shënuar rekord si diktatori që ka qëndruar më shumë në pushtet, duke fituar kështu me meritë (mes gjërave të tjerave për çfarë duhen gjykuar shqiptarët) një vend në librin Guinnes. Me këtë rekord botëror Hoxha mund gjeneralin Franco që me 39 vjet dhe 23 ditë në diktaturë, e mbajti rekordin deri në vdekjen e tij”.

k.a./ dita