Edi Rama në mes të motrave Eni dhe Greta Koçi, një foto dhe një buzëqeshje e trefishtë që “rikthen” shpresën

Mesa duket kryeministri Edi Rama nuk ka ndër mend të ndalet dhe kjo duket qartazi, pasi i mori demokratëve shenjat e dy gishtave, nuk e ka të vështirë qe ti rrëmbeje edhe dy motrat që dikur ne fakt kanë qenë mbështetëse te PD-së.

Bëhet fjale për dy motrat bukuroshe Greta dhe Eni Koçin. Madje Greta Koçi, ishte një nga kandidatet për kryetare të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Pushimet dhe fundjava në bregdet me sa duket ka bashkuar kreun e qeverisë me dy motrat “VIP”. Çfarë do thonë demokratët tani?!

”Eni Koçi majtas, Greta Koçi djathtas”, vazhdon të luajë me konvencionet politike Rama, teksa Greta, buzëqesh e ngre dy gishtat. E motra, edhe ajo këngëtare, heziton të bëjë të njëjtën gjë.

Një foto e publikuar në faqen e tij në Facebook, ku Kryeministri, Edi Rama ka dalë në një foto me Motrat Koçi ka qarkulluar në një shpejtësi të rrufeshme në portale dhe rrjetet sociale. Edi Rama në mes të motrave Eni dhe Greta Koçi ka ofruar me këtë foto më shumë se një buzëqeshje të trefishtë, një freski në këto ditë të nxehta në kampin blu, kujtojmë se Greta Koçi ka dalë në periferi të PD, por jo e refuzuar prej saj. Fundja nuk ka pse kjo foto të ketë prapavijë politike, kujtojmë këtu se Rama, edhe në kulmin e betejës elektorale, ka ditur të mos e japë tërë veten e tij dorzanë politikës, madje ai nuk mësoi asnjë herë të sillej politikisht dhe kjo me gjas nuk është se i prishi punë, këtë e dëshmon rezultati, 74 mandate për PS. Edhe kjo foto është pjesë e këtij ansambli sjelljesh dhe befasish të atij që në shtatorë do të rimandatohet si Kryeministri i Shqipërisë. Këngëtaret më shumë se të lumtura në këtë qerasje të Kryeministrit me një sellfie, ata janë pozante. Një treshe që stampon në foto një buzëqeshje që rreket të tregojë më shumë se gojët e kuruar në aspektin stomatollogjik, hijeshinë e një maske që praruar bie mbi ta si drita e diellit në zenith. Në fund të fundit, e rëndësishme është ngrohtësia që sjell kjo foto, një ngrohtësi që shkrin akullin e një zhgënjimi tronditës që dha vota e 25 qershorit. Na mbetet vetëm të urojmë protagonistët për këtë lojë me imazhin dhe shqiptarët të përpiqen të shohin përtej asaj që perceptojnë ata në këtë komunikim.

Image