Edi Rama ka përjashtuar nga të gjitha funksionet Saimir Tahirin, por edhe nga rreziku i arrestimit

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar nga të gjitha funksionet Saimir Tahirin, pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Rama ka deklaruar se nuk do të votohet për arrestimin e Tahirit, por vetëm për hetim në gjendje të lirë, ndërsa nëse sjell prova të reja atëherë do të votohet kërkesa e prokurorisë.

Rama tha se deri në fund të Hetimeve Saimiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit dhe grupit parlamentar të PS.

“Tahiri duhet të hetohet me të gjithë mundësinë që parashikon kodi dhe deri kur të dalë e vërteta. Por nuk do të përzihemi politikisht si mbrojtës të Tahirit, nga unë deri te të gjithë të tjerët.

Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Tahirit. Saimiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit dhe grupit parlamentar.

Ne jemi këtu, nëse prokuroria sjell prova dhe jo gazeta dhe vjen këtu me fakte, jo për të mbyllur derën, komisioni mund të mblidhet dhe ashtu do të ngremë dorën për arrestin nëse prokuroria do të sjellë prova” deklaroi ai.

Tashmë Saimir Tahiri është zhveshur nga të gjitha postet në PS, nga grupi, Kryesia, anëtar i Asamblesë, anëtar i Kongresit, por mbi të gjitha edhe nga pozicioni i ngarkuar së fundmi koordinator i bashkëqeverisjes me njerëzit.