E vërteta e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe një homazh Lef Nosit

Nga Vasfi Baruti    

Simbolet mbajnë gjallë popuj e kombe, por tek ne simbolet janë goditur keq e s’ka më keq; kështu Flamuri, që me të e për të u flijuan shumë në breza, u dhunua në verë ’44 kur krerët e komunistëve i vendosën atij simbolin e Stalinit drapër-çekan-yll; edhe Hymni i Flamurit u godit e mori një plagë të rëndë me heqjen e një strofe; amá, përdhosjen më të egër e pësoi Vendimi-simbol i shpalljes së Pavarësisë me censurën e më shumë se 1/3 e firmëtarëve të dokumentit të Pavarësisë e mjaft prej syre të damkosur armiq të atdheut. Këtu, në optikën time është Vendimi i shpalljes së Pavarësisë- mistifikimi i tij, që për fat të keq mistifikimi i dokumentit u promovua në media e në botime edhe në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë, por i motivuar edhe për të ecur në gjurmë të kërkimit të dokumentit origjinal të Pavarësisë. Dhe kështu u nisa në një rrugë të gjatë, por amá dhe mjaft të frutshme!

Detajet bëjnë historinë dhe, meqë ato mbetën në hije në libra e vepra të botuara në atë 100 vjetor, përfillimi vijmë me disa detaje për Kuvendin e Vlorës e Vendimin e shpalljes së Pavarësisë. Në vepra, monografi, studime e albume të botuara në atë 100 vjetor janë përdoruar vetëm togfjalëshat “Deklarata e shpalljes së pavarësisë” dhe “Akti i shpalljes së Pavarësisë” por as fjala “deklaratë” e as fjala “akt” nuk kanë ngarkesën politike e juridike të mjaftueshme për shpalljen e pavarësisë, sepse vetëm vendimi i delegatëve shprehte mendimin e sovranit dheqë në dokumentin e shpalljes së pavarësisë është qartësuar mirë fare: “… delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet e mosvarme”, por edhe dokumenti i shpalljes së Pavarësisë, i transkriptuar nga Lef Nosi [emri zyrtar Elefter] fillon me fjalinë: “Vendimi i shpalljes s’Indipendencës”. [Lef Nosi. Dokumente historike, nr. 6, 1924:167]. Vendimi i shpalljes së Pavarësisë është dy-gjuhësh: në shqip për shqiptarët e në osmanisht për organet e pushtimit turk, por në libra e shkrime citimi i paragrafit në osmanisht nuk bëhet në kontekstin vendimit vetë, pra theksimi i Vendimit si dygjuhësh është me rëndësi.  Vendimi u formatua në një letër të mirë për kohën, ndoshta është kërkuar e ndonjë copë pergameni, dhe nuk është aspak e vërtetë se dokumenti ishte një çfarëdo copë letër “procesverbali i mbajtur në bllok shënimesh”.[Figura 2Në emergjencën e thirrjes së Kuvendit të Vlorës pati e mjaft raste që delegatët nuk ishin përfaqësues të zgjedhur nga populli- si dy nga një familje, delegatë nga i njëjti fis, apo Bashkia e Gjirokastrës i dërgonte telegram Vlorës për emrat e tre “të zgjedhur në emër të popullit të gjirokastrës” dhe po aty e në një telegram tjetër njoftimin jo për të zgjedhur por për pesë “të emënuar për kongres” apo “të ngarkuem me këtë detyrë”, e në krye të tyre i vetë emëruar ishte Hysen Hoxha, dhe nga dy për çdo kaza vetëm nga Gjirokastra janë tetë delegatë! Nga 47 delegatë të pranishëm në mbledhjen e parë vunë nënëshkrimin e tyre për shpalljen e pavarësisë 40 delegatë, kurse 7 prej syresh (të identifikuar) ishin kundër dhe ishin me përkatësi në rajonet Gjirokastër, Durrës, Lushnjë, Shijak, dy nga Vlora e një nga kolonia shqiptare e Bukureshtit).

Dokumenti i Vendimit të shpalljes së Pavarësisë, i ruajtur nga Lef Nosi, për herë të parë u bë publik vetëm në ekspozitën Rilindja Kombëtare, që u hap në Tiranë më 20 deri 28 nëntor 1937, dhe pas kësaj nuk u duk më dokumenti. Në kremtimin e 50 vjetorit dokumenti botohej nga historiani Kristo Frashëri, por shtatë firmëtarë të Pavarësisë censuroheshin nga censura e kohës, kurse në albumi “25 vjet PPSh” (1966) dokumenti i Pavarësisë censurohej me 14 firmëtarë. Në kremtimin e 100 vjetorit AQSH, posaçërisht ish-drejtoresha e tij Nevila Nika bëri kërkime ngulmuese, por nuk u ra në ndonjë gjurmë të vendimit të Kuvendit të Vlorës. Amâ e vërteta shpesh fshihet dhe mes rreshtave, edhe mes fjalëve të rreshtit, siç këshillon babai i historisë, Herodoti; edhe Çehovi në novelën Jeta imevjen me një maksimë apo refleksion: “Po të kisha dëshirë të porositja një unazë, do të zgjidhja këtë mbishkrim: “Asgjë nuk kalon”. Unë bësoj se asgjë nuk kalon pa lënë gjurmë.” Dhe ashtu si hetuesi që mbledh gjumët e krimit, edhe historishkruesi kërkon gjurmët e ngjarjes dhe ato më çuan deri në vitin 1965, kur është parë e prekur Vendimi historik me nënëshkrimet e 40 firmëtarëvë të Kuvendit, siç do sillen në vijim argumentë e prova bindëse dokumentare.

Dokumenti i “origjinalit” të trilluar, i “zbuluar” më 2012

Dhe kur ishin shuar shpresat për gjetjen e vendimit origjinal të Kuvëndit të Vlorës, publikohej lajmi sesasional se u gjet në Arkivin Marubi fotografia origjinale e dokumentit të shpalljes së Pavarësisë dhe autor i këtij “zbulimi” ishte koleksionisti i Niko Kotherja, por siç dihet jo çdo gjë që shkëlqen është e çmuar, ndodh të jetë dhe e fare e pavlerë. Në AQSH e arkiva të tjera ka dokumenta gjithfarësh që vijnë nga persona, organizata apo parti politike me interesa të kundërta, mjaft dokumente janë kundërshtuese, ndaj duhet të bëhet kritikae dokumenteve, ato të vihen në peshoren e së vërtetës, pse kritika është një lloj pushtetiqë ndriçon e drejton në rrugët e ërrëta për tek e vërteta, zbulon mashtrime, të pavërteta, mistifikime, që janë pafund në arkiva, dhe viktimë e paditurisë për të bërë kritikë (viktimë janë dhe akademikë e profesorë të mëdhenj të historisë), që është një lloj i hollë “arti”, bie e koleksionisti në fjalë dhe për rrjedhojë “zbulimi” i fotografisë origjinale të dokumentit origjinal të 28 Nëntorit 1912 s’është tjetër veçse një mbetje e mistifikuar e dokumentit të censuruar nga zyra e censurës qendrore (ndoshta në vitet 70, kur Arkivi i Fototekës Marubiishte shtetëzuar- 3 janar 1970). Në dy emisione në TV Planet e një në emisioni 7×7 në TVSH koleksionisti në opinionin e tij trajtoi tre “argumente” për “zbulimin” e fotografisë origjinale të dokumentit të Pavarësisë dhe këto në bloge të internetit konfigurohen me tre figura (Figura 1, Figura 2, Figura 3) me shënime plotësuese për secilën.

Autori në mënyrën e vet argumenton se dokumenti i shpalljes së Pavarësisë është një fletë që në anën e përparme ka nënëshkrimet e 34 delëgatëve dhe në anën e pasme të fletës janë 6 delegatë që kanë vënë nënëshkrimet e tyre; dhe siç shihet në Figura 1, dokumenti përfundi faqes ka një shirit letre në të cilën me shkrim dore janë shkruar 6 emrat e delegatëve që vetëm supozohet se janë shkruar në anën e pasme të letrës po edhe shkrimi nuk është i Lef Nosit, siç pretendon autori i “zbulimit”, por i bërë shumë-shumë vite më pas nga viti 1937. Dokumenti, siç duket në Figura 1, është rindërtuar edhe me faqen e pasme që është përtej kufirit të fundit të arsyes: siç edhe shihet, faqja e pasme në figurë është identike me faqen e përparme dhe ajo ç’ndodhi  është kjo: faqja e parë është dubluar, pastaj kjo faqe është pastruar nga nënëshkrimet e dy paragrafët e para të shkruara shqip e osmanisht, dhe me kopi pes janë marrë 6 nënëshkrimet e fundit në Figura 2 dhe vendosen në fillim të faqes së dytë dhe kështu “krijohet” imazhi i “origjinalit” të faqes së mbrapme të dokumentit! E pabesueshme, por e vërtetë!

Vëndimi i Pavarësisë- i fantazuar në dy faqe

Në Figura 2 jepet imazhi i fotografisë së dokumëntit të shpalljes së pavarësisë, por për koleksionistin kjo pamje që jepet në figurë nuk është e origjinalit sepse, sipas tij, Lef Nosi “montoi” faqen e pasme me gjashtë nënëshkrime të delegatëve përfundi faqes së parë të dokumentit dhe këtë “montim” Nosi e paskërka bërë që “dokumenti të ishte sa më i pastër e estetik”(!) Si përfundim, Nosi ka ndërhyrë, ka “vënë” dorë në dokument, ka “cënuar” autenticitetin dhë “dëmtuar” origjinalitetin, pasi ka montuar faqen e dytë në faqen e parë. Koleksionisti “zbulues” i montimit të dokumentit të shpalljes së Pavarësisë ka për fakte, ka për prova, ka për burime arkivore dhe argument vetëmse konstatimin i tij: “Për të qënë më e pastër dhe më estetike është bërë bashkimi në një faqe” i faqes së dytë në faqen e parë të dokumentit, pra nuk ka as fakte, as prova, as burime arkivore, por vetëm fjalë në erë. Po Lef Nosi, në paralele me koleksionistin? Është Ai, që dokumentin e shpalljes së Pavarësisë e ruajti si gjënë më të shenjtë dhe e ekspozoi me duart e tij në ekspozitën Rilindja Kombëtare në ditët e festimit të pavarësisë, nëntor 1937, dhe pa këtë mirësi të tij të pamatshme për kombin ne sot nuk do të dinim asgjë të dokumentuar për vendimin historik të Kuvendit të Vlorës dhe Nosi të vinte dorë mbi atë dokument të shenjtë që i dha kombit ngjarjen më të madhe në historinë e Shqipërisë (!) Pa Nosin, ne sot s’do të dinim asgjë për 270 telegrame dhe letra, nga 3 nëntori deri 5 dhjetor 1912, të cilat i plotësoi e saktësoi thuajse të gjitha me shkruesit e tyre, datën e vendin e nisjes; Nosi e kishte të shenjtë autenticitetin e dokumenteve, ndaj në kapakun e fundit të 12 librave të tij me dokumente historike porosiste dhuruesit e dokumenteve që ato të ishin autentike, dhe Nosi të vinte dorë në autenticitetin e dokumentit të shenjtë të Pavarësisë, por dhe të çdo dokumenti tjetër (!)…

Figura 2. Deklarata e Pavarësisë e trilluar, me faqe të dytë!

 

“Dokumenti i Fototekës Kombëtare Marubi në Shkodër. Shënimi poshtë faqes së parë të dokumentit origjinal është vendosur me rastin e ekspozimit të fotografisë për 25 vjetorin e Pavarësisë në vitin 1937. Rindërtimi i anës së pasme është bërë mbi bazën e fotografisë së njohur deri më sot, duke  kaluar 6 emrat në faqen e re të krijuar me ndihmën e Juliana Pëzakut.”

Argumenti- nga Branko Merxhani

Dokumenti i Figurës 3 është “vlerësuar” fotografi origjinale e dokumentit të shpalljes së pavarësisë dhe është vendosur në botime e veprat më të rëndësishme me temë për Pavarësinë dhe me diçiturë: “Fotografia e dokumentit origjinal është rizbuluar nga Niko Kotherja”, një meritë e veçantë për autorin “zbulues”. Por, e vërteta është se dokumenti “origjinal” është një mbetje e dokumentit të mistifikuar nga censura politike qendrore dhe prerja e dokumentit nga rreshti i Mustafa Krujës është vija e zjarrit kundër “armikut” të klasës, dhe ajo- prerja e dokumentit pikërisht këtu nuk mund të shpjegohet me të ashtuquajturin argument se gjashtë firmëtarët nënëshkruan në faqen e pasme të fletës pasi nuk kishte vend në faqen e parë, por pa sjellë asnjë provë, asnjë fakt, asnjë argument burimor dhe ja “argumenti” që vjen nga N. K.: Kjo fotografi [Figura 3] është fiksuar më 1937 në 25 vjëtorin e Pavarësisë në një ekspozitë kombëtare më 1937, me materiale e relike të 25 vjetorit. Dokumenti është shkëputur nga një bllok shënimesh. Gjashtë firmëtarët janë në faqen tjetër që dëshmon shënimi në fund të faqes. Kjo që kujdesje e veçantë e Lef Nosit dhe e ka ruajtur këtë procesverbal për ta botuar më 1937.

Sa është probabiliteti që “dokumenti” në Figurën 3 të jetë një fletë procesverbali e grisur nga blloku i shënimeve të xhepit të L. Gurakuqit, siç pretendohet nga autori NK? Dhe nëse pranohet se ishte vërtet një bllok shënimesh dhe e marrim në formatin e një fletore e që nuk mund të kishte kurrë këtë format por mjaft më të vogël, atëherë as Ismail Qemali, as I. Karbunara, as E. Boce e shumë të tjërë, apo gati të gjithë, nuk do të mund të hidhnin nënëshkrimin në dokumentin e Pavarësisë sepse formati tepër i vogël nuk e mundësonte këtë; ose, nësë formatin e botuar nga Lef Nosi do ta zvogëlonim 60%, në formatin e një fletorë shkolle, atëherë do të shihet se shumica e firmëtarëve janë të palexueshmë, që nga I. Qemali e me radhë; prandaj, probabiliteti që Vendimi i shpalljes së Pavarësisë të ketë qenë një fletë e grisur nga blloku i shënimeve është ZERO. E vërteta është se Vendimit i shpalljes së Pavarësisë është në formatin 33X20, që është dhe formati natyral, pra ai që botoi Lef Nosi.

Në Revistën Përpjekja, që drejtonte Branko Merxhani, në temën “Muaji shqiptar 1938” është shkrimi “Në ekspozitën e Rilindjes”, që ishte ngjarja më e madhe e 25 vjetorit të Pavarësisë, ku u ekspozuan 743 dokumente e relike të rralla me shtrirje deri në Mesjetë dhe që mbushë dy katet e Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Në dhomën e dytë të katit të dytë paraprin Flamuri Kombëtar, një fotografi e madhe e Ismail Qëmalit dhe dokumenti i shpalljes së Pavarësisë i vendosur në një korrnizë të hollë druri. Për këtë vjen një refleksion nga Branko Merxhani: “Një flamur i madh që simbolizon flamurin që u qëndis dhe u ngrit më 28 nëntor në Vlorë gjendet i vendosur përmbi kokën e plakut (Ismail Q.). Në anën e poshtëme të fytyrës së tij është vënë një kornizë prej druri të hollë që përfshin një copë kartë të bardhë me një tekst dorëshkrimi të shkurtër e mbushur anë e mbanë me firma gjithfarë llojesh. Jemi përpara dokumentit të shpalljes së Pavarësisë sonë. Këndojmë fjalë për fjalë… [vijon me tekstin e dokumentit]. [Revista Përpjekja, 1938 nr. 13: f. 36.] Dhe dokumentin të cilin e përshkruan, Merxhani e boton në të njëjtën numër të rëvistës, në faqën 26 dhe përfundi dokumentit shkruhet: “Dokumenti i shpalljës së Independencës së Shqipërisë ribotohet me lejën e Lef Nosit”, por Merxhani e boton edhe si botim i veçantë, në mijëra kopje. Si përfundim, fotografia e dokumentit që botohet në revistë është e njëjtë me atë që Merxhani kishtë parë në ekspozitë, siç e përshkruan më parë. Dokumenti, që është në Figura 3, pretendohet se është fotografuar “mbi letrën origjinale të shpalljes së Pavarësisë” dhe se ishte një “fotokopje e zmadhuar e fotografisë që Marubi e vendosi në ekspozitë.” Se çfarë dokumenti u vendos në ekspozitën Rilindja e jep fare qartë Merxhani, si cituar më parë, dhe Marubi ishte një fotograf profesionist e s’mund të besohet se ai do të bënte një foto të gjymtuar, duke lënë pas shpine gjashtë firmëtarë të Vendimit të Pavarësisë.

Sërish, sa është probabiliteti që Merxhani refleksionin e tij, të cituar më parë, ta këtë për dokumentin e Figurës 3 dhe të bënte të përkundërtën e kësaj: në revistën Përpjekja të botojë fotografinë e dokumentit origjinal që e merr nga burimi i Lef Nosit, aq më tepër që kjo përthyerje e madhe të vinte nga mendjendrituri e polemisti i madh Branko dhe që në krijimtarinë e tij s’bën kurrë pazar me të vërtetën! Probabilitëti është ZËRO.

Autenticiteti i fotografisë “origjinale” të Vendimit të Pavarësisë.

Fjala autenticitet i mungon Fjalorit të Gjuhës Shqipe dhe fjala autenticitet nuk është e njëjtë me fjalën autentik; autenticiteti është një proces mendor që përfundon në një deklaratë apo dëshmi me fakte e prova për të vërtetuar se një dokument është autentik apo jo autentik, kurse të qenit e dokumentit autentik do të thotë se ai është i njëjtë më dokumentin origjinal. Në shoqërinë që lamë pas në studimet historike nuk mund të gjendet qoftë e një rast i vetëm të përdoret fjala autenticitet, apo një dokument të jetë konsideruar i dyshimtë dhe të shihet autenticiteti i tij, dhe po ashtu, edhe në këtë gati një çerek shekulli në studime nuk është parë ndonjë dokument i konsideruar i dyshimtë dhe të jetë vënë në argumentin e autenticitetit, (përveçse autori i këtij shkrimi pati fatin që ka një sidi investigimi me teknologjinë e mekanizmin e mistifikimit të dokumenteve në laminator në AQSH.)  Në njohjen time, mjeshtëri më i madh e i paarritshëm për t’i vënë dokumentet në peshoren e autenticitetit të tyre mbetet Lef Nosi dhe në meritë të tij sjell një fakt: Në 12 numrat e revistës “Dokumenta historike për t’i shërbye historisë tonë kombëtarë” Nosi botoi 450 tëlëgrame e letra dhe thuajse të gjitha ishin pa identitetin e nënëshkruesit dhe me një përkushtim mahnitës ai u dha identitetin e dokumentit historik: “Emrat e nënëshkrimet që janë me shkronja ma të zëza, mungojnë në origjinalet e janë plotësue prej drejtimi [nga L. Nosi, v.b], pas hetimeve të bamuna me kujdes.” [L. Nosi. Dokumenta historike… nr. 1, 1924: 2] dhe pa to do të dihej shumë-shumë pak për nëntorin historik 1912 e deri në vitin 1918.

Në kapakun fundit të çdo numri të revistës Nosi kishtë dhe një këshillë kujtese për lexuesit e bashkëpuntorët e tij: Dokumentat, autenticiteti i të cilave shihet i dyshimtë, d.m.th. që janë të shpifun osë të shtueme, nuk botohen. Sepsë qëllimi i fletores [rëvistës] âsht me botuë ngjarjë të vërteta e jo të paqëna. Dhe sa është e besueshme që Nosi me këtë përkushtim për autenticitetin e dokumenteve të linte pas korrnizës emrat e gjashtë firmëtarëve të Vendimit të Pavarësisë që edhe ta mendosh është marri historike!

Autenticiteti-sti ngre argumentin e tij se fotografia origjinale e dokumentit të shpalljes së pavarësisë, që ka hyrë dhe në faqet e monografive më sërioze për Kuvendin e Vlorës, nuk është aspak autentike e dokumentit të vendimit të shpalljes së pavarësisë dhe për këtë marrin dritë fakte të pamohueshmë. Fakti i parë: Fotografisë “origjinale”, e dhënë në Figura 3, i mungojnë gjashtë nënëshkrime të firmëtarëve të dokumentit dhe koleksionisti N.K. vetëm sa citon pikëpamjen se firmëtarët e munguar në faqen e parë të dokumentit, për mungesë vendi, hodhë nënëshkrimet në faqen e dytë, që është rrëzuar në trajtesën e mëparshme, por atij i vjen në ndihmë edhe Profesor Frashëri me një tjetër “argument”:Akti i shpalljes së pavarësisë mbushi dy faqet e letrës, përpara dhe prapashpinën e saj. Firmëtarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë. Një pjësë e tyre kanë firmosur në prashpinën e dokumentit. Këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi. Për ç’arsyë nuk e di. Ndoshta e ka gjykuar të pamundur, apo të panevojshme. Nuk besoj se ka patur motive politike, sepse ata persona që nënëshkruan prapa aktit janë miqtë e tij. Ndoshta për pamundësinë e shtypshkronjave të kohës ose ndoshta që të mos zinte vëndin ose…” [Intervistë, në VoA, 17.8.2012]  Në Figura 2 është vendimi i plotë i shpalljes së Pavarësisë, i marrë nga botimi i Lef Nosit, dhe Vendimi në figurë i ka të 40 firmëtarët dhe nuk është ashtu siç pretendon Profesori se “një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit dhe këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi.” Por, Vendimi i botuar këtu në Figura 3 është edhe në botimin e veçantë të Nosit dhe botimi i tij është në Bibliotekën Kombëtare e në AQSH. Dhe e kam të vështirë për komente të tjera për konstatimin fare të pasaktë të Profesorit!

Fakti i dytë: Fotografia “origjinale” nuk është autentike me origjinalin e Vendimit, i riprodhuar me saktësi të madhë nga Lef Nosi, edhe sepse mbi këtë fotografi “origjinale” është vënë dorë, përfundi saj në Figura 3 është vendosur një shirit letre, me një tekst me tre rreshta dorëshkrim. Fakti i tretë: N.K. e ka pikë të fortë “argumentin” se Lef Nosi bëri kujdes që emrat e gjashtë firmëtarëvë të shkruheshin në shënimin përfundi dokumentit. Është konstatuar sakt se shkrimi në shirtin e letrës nuk është i Lef Nosit, ai është një shkrim me kaligrafi në perfeksion (që një për mijë mund të gaboj së shkrimi nuk është informatik.) Fakti i katërt: Në atë shirit letre ka emra e mbiemra që ndryshojnë me identifikimin që bënte Nosi në transkriptimin e dokumentit në Dokumente historike, nr. 6, 1924:167. Kështu, nga Xhemalyddin në Xhemal, nga Delialliu në Deliallisi etj. Autenticiteti i fotografisë “origjinale” kërkon përgjigje dhe për pyetjen: a ka njerës, organizata apo parti politike të interesuara për të vënë dorë në dokument për të ndryshuar përmbajtjen?

Dokumenti “origjinal”: një mbetje e mistifikuar e censurës politike

Ndërprerja e firmëtarëve të Pavarësisë nga rreshti i firmëtarit Mustafa Kruja e deri në fund nuk është mbarimi i faqes së parë (Figura 3) dhe gjashtë firmëtarëve u mbetej vetëmse të nënëshkruajnë në faqen e pasme të dokumentit, por ndërprerja e firmëtarëve me rreshtin e Mustafa Krujës është palosje e faqes së parë të dokumentit për të fshehur atë firmëtar e firmëtarët e tjerë pas tij; prandaj kjo është një zgjedhje e motivuar politike, siç kemi sjellë argumente më parë e që në vijim vijnë e tre argumente të pakundërshtueshme me përfundimin: fotografia “origjinale” (Figura 3) nuk është autentike me dokumentin origjinal të botuar nga Nosi, por është një mbetje e mistifikuar e dokumentit origjinal i censuruar nga censura politike qendrore e Partisë.

Argumenti i parë. Më 1962, në 50 vjetorin e Pavarësisë, ndoshta i vetmi botim serioz i botuar ishte albumi Rilindja Kombëtare, me autor historiani Kristo Frashëri, i cili botoi faksimilen e plotë të Vendimit të shpalljes së Pavarësisë dhe që u censurua me gjashtë firmëtarë, si Mithat Frashëri, Xhelal Koprencka, Lef Nosi, Mustafa Kruja etj.,  [Figura 4], të cilët u mbuluan me dy foto dhe vitet e fundit profesori u akuzua pa të drejtë në organe të shtypit se kishte bërë censurën e dokumentit, porqë e vërteta është se censurimi bëhej nga censura qendrorë e partisë. Censurimi i Figurës 4 është bërë e njohur, por censura ka një detaj të panjohur që meriton të ndriçohet: në dokumentin origjinal rreshti i parë i firmëtarëve fillon me Ismail Qemalin dhe përfundon me Elmas Boce dhe Veli Harçi [Figura 2], kurse në dokumentin e censuruar [Figura 4] Elmas Boce e Veli Harçi dalin firmëtarët e parë kurse Ismail Qemali del i pari ne rresht të dytë! Motivi është krahinor: e para është Gjirokastra me rreze drite e patriotizmi e pas saj vjen Vlora!

Argumenti i dytë. Është në albumi “PPSH 1941-1966”, botimi i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në KQ të Partisë, më 1966. Albumi fillon me formimin e shtetit shqiptar: Flamuri, një fotografi e Ismail Qemalit dhe një facsimile e vendimit të shpalljes së pavarësisë, me diçiturë: “Fac-simile e dokumentit të shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor.” [Figura 5] Nga krahasimi me dokumentin në Figura 2, dokumenti i botuar në album është censuruar rreshti i tretë (nga fillimi) me firmëtarët: Abd Toptani, Abas Dilaveri, Mithat Frashëri, Shefqet Daiu, nga rreshti i pestë është censuruar Iljaz Vrioni; nga rreshti i nëntë deri në rreshti i katërmbëdhjetë janë të censuruar firmëtarët: Qemal Mullaj, Lef Nosi, Dr. H. Myrteza, Nuri Sojlliu, Mustafa Kruja, Ferid Vokopola, Ymer Delialliu, Xhemalyddin Delialliu e Zuhdi Ohria. Të censuruar nga Vendimi i shpalljes së Pavarësisë janë 14 firmëtarë dhe janë 8 firmëtarë më shumë të censuruar se në vitin 1962 (Figura 4) dhe përse mund të ketë ndodhur ky intensifikim i goditjes kundër më shumë se 1/3 të delegatëve firmëtarë? Lufta e klasave po ngjitet në kreshtën e ashpërsimit të vet dhe po marrin zjarr lëvizjet “revolucionare“ në gjithë vëndin. Në bllokun me gjashtë rreshtat e fundit të firmëtarëve të censuruar firmëtari Nebi Sefa Lushnja, në rend i parafundit, mesa duket ka biografi të pastër dhe shkëputet nga blloku i të goditurve e mbivendoset mbi firmëtarin Iljaz Vrioni (rreshti i gjashtë, i treti nga fillimi.) Censura në albumin e Rilindjes Kombëtare qoftë e formalisht mbante vulën shtetërore, atë të Shtëpisë Botuese Naim Frashëri, kurse censura e 14 firmëtarëve në albumi “PPSH  1941-1966” ka vulën e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste që përpunonte politikat e Partisë dhe dokumenti i Pavarësisë censurohëj nga koka e Partisë në pushtet. Argumenti i tretë. Teksti i Historisë së Shqipërisë, vëllimi i dytë, botim i Institutit të Historisë dhe i Universitetit të Tiranës, më 1969 ribotohej në Kosovë dhe akti i shpalljes së Pavarësisë në tekst përfaqësohej me Figurën 4, të botuar më 1962, ku dy fotografi mbulojnë gjashtë firmëtarë të pavarësisë, si Mitat Frashëri, Mustafa Kruja, Lef Nosi etj.

Në çdo punim kritik ka edhe një punë krahasuese, herë me ngjashmëri, herë me ndryshime. Në të ashtuquajturën fotografi origjinale (Figura 3) censurohen nënëshkrimet e gjashtë firmëtarëve, por në shiritin e letrës përfundi fotografisë shenjohen emrat e firmëtarëve, pra goditja është e fortë, për të mos lënë gjurmë origjinaliteti, por edhe disi e mëshirë sepse mbetet identiteti i tyre. Kurse goditja është e pamëshirë në faksimilen e Figurës 5, pasi nuk lihet asnjë gjurmë identiteti për të nëntë firmëtarët, nga rreshti i Lef Nosit e deri në fund, sikur ata të mos ishin fare firmëtarë në Kuvendi i Vlorës. Dhe shihet  qartë se lufta klasave është shumë e ashpër dhe e pamëshirë dhe lihet të kuptohet qartë se është e njëjta dorë institucionale për censurën në Figura 3 dhe censurën në Figura 5.

Në gjurmë të dokumentit origjinal të Pavarësisë

Nga viti 1937, kur Vendimi origjinal zinte vend nderi në ekspozitën Rilindja Kombëtare, i pari dhe i vetmi kërkim i dokumentit origjinal të Pavarësisë bëhej në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë. U kërkua në arkiva, veçanërisht në AQSH nga ish-drëjtoresha dhe mbeti konstatimi se nga viti 1937 dokumenti origjinal nuk ishte parë më më vonë, deri në ditët tona. Por në kërkimimet që kam bërë, e reja është se dokumenti origjinal i Vendimit të Pavarësisë është parë edhe në vitin 1957, edhe në vitin 1962, edhe në vitin 1965. Sepse “asgjë nuk kalon pa lënë gjurmë”, siç shkruan Çehovi. Dhe vihemi në gjurmë derisa të formohet “figura” e krimit e dokumentit origjinal të Pavarësisë.

Në kërkimet për gjetjen e origjinalit të dokumentit u hodhë dhe hamendje apo hipoteza, por s’është e vërtetë hamendja se “dokumenti origjinal është në fondin personal të E. Hoxhës”, e pavërtetë e hamendja se “dokumenti origjinal është në fondin personal të Titos, i është dhuruar atij nga Hoxha”, e pavërtetë se dokumenti mund të jetë në arkiva ballkanike apo europiane. Dokumenti origjinal është në arkiva vetiake në Tiranë. Dhe ja argumentat!

Përfillimi të mirëkuptohemi për një të vërtetë “aksiometrike”. Përderisa botimi i vendimit të Pavarësisë nga Lef Nosi doli në dritë dhe u depozitua (nga familjarë të Lef Nosit) në Bibliotekën Kombëtare më 3 shkurt 1977 (me nr. inventari S/122023) e po ashtu edhe në AQSH, dhe gjurmë të këtij botimi nuk ka e nuk janë gjetur më parë, atëherë sipas ligjeve të mendimit s’vihet as fare në dyshim se çdo publikim në libra e albume i dokumentit të Pavarësisë para vitit 1977 ka si burim të parë dokumentin origjinal të shpalljes së Pavarësisë, të 28 Nëntorit 1912, dhe jo botimin e Nosit të vitit 1937.

Dëshmia e parë dhe e vetme, por edhe pjesërisht më e rëndësishme, është nga Profesor Kristo Frashëri dhe për të çveshur pastaj të vërtetën nga të pavërtetat e alibia e mbajtësit të dokumentit të Pavarësisë. “Ky dokument doli në dritë edhe më 1962. Ai që e kishte, pronari i tij, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë se mund ta përdhunonin atë dokument, mund ta shfrytëzonin për emrat që kishte atje brenda. Nuk e di për ç’arsye. Unë kam folur vetë me atë pronar që t’ia dhuronte Muzeut kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta. Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë. Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Nuk janë këtu në Shqipëri. Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë,” [Intërvistë në VoA, dt. 17.8.2012]. Dhe diç më shumë nga Profesori: “… Dokumenti i pavarësisë ka qënë në Tiranë deri në verën e vitit 1962. Për një arsye që s’dua ta them na iku nga dora. I iku nga dora qeverisë. Tani asqë jam në gjendje ta ndjek. Unë s’lëvis dot nga vendi. Ai që e kishte na u lut që të mos e zinim në gojë emrin e tij. Dhe unë ia kam dhënë fjalën e s’e tregoj.” [K. Frashëri: Shqiptarja.Com 26 tetor 2012].

Për këtë dëshmi mund të këtë gjithfarë komente, por të kqyrim (me konstatime) atë që është thënë atëherë në VoA. Konstatimi i parë që bie në sy është se Profesori është dëshmues i drejtpërdrejtë se dokumenti origjinal i Pavarësisë është parë në vërën e vitit 1962 dhe ajo që kuptohet qartë është se dokumenti është parë dhe nga vetë Profesori, kur dihet se edhe interesi intelektual i tij për ngjarjen e Pavarësisë është i madh. Konstatimi i dytë: Konstatimi i parë, se Profesori e ka parë dokumentin e Pavarësisë dhe e ka pasur në dorë atë është i vërtetë, sepse më 1962 dokumenti origjinal me guxim intelektual për kohën botohej nga Profesori në albumi Rilindja Kombëtare, dhe për burim të parë kishte dokumentin origjinal, sepse burimi i Nosit, siç është konstatuar më parë doli në dritë 15 vjet më vonë, më 1977. Konstatimi i tretë: Profesori thotë se ishte viti 1962 kur doli në dritë dokumenti origjinal i Pavarësisë, por këtu më duhet të bëj një korektim apo saktësim, sepse për Profesorin nuk është viti 1962 që e ka parë dokumentin origjinal, ky vit është hera e dytë, sepse është e dokumentuar se viti 1957 është viti i parë që Profesori e ka pasur në dorë dokumentin, përderisa një facsimile e tij është botuar në broshurën e tij Pavarësia e Shqipërisë, botim i Ministrisë së Arsimit më 1957, dhe sërish i njëjti argument: përderisa botimi i Nosit doli në dritë 20 vjet më vonë, atëherë i vetmi burim i parë për broshurën me autorsi Profesorin është dokuminti origjinal i Pavarësisë.

Ka e një konstatim të katërt. Por ka edhe një herë të tretë që Profesori e ka patur në dorë dokumentin origjinal të Pavarësisë dhe burimi është Historia e Shqipërisë, vëll. 2-të, botimi i vitit 1965, i Institutit të Historisë, me autorsi historianët të njohur të kohës: Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Ndreçi Plasari, Kristo Frashëri, Jusuf Alibali, dhe për të ritheksuar se tema e Pavarësisë për autor kishte Profesor Frashërin. Në faqen 361 të tekstit është vendosur Figura 72 më diçiturë: “Akti i shpalljes së pavarësisë kombëtare në Vlorë më 28 nëntor 1912.” [Figura 6] Dhe sërish asqë mund të mos besohet se dokumenti i botuar këtu ka për burim dokumentin origjinal të Pavarësisë, përderisa si burim nuk mund të jetë botimi i Nosit, i cili doli më 1977. Dhe faksimilja e botuar, po të shihet me kujdes në pjesën e epërme shihen gjurmë shkronjash e në të djathtë një fjalë e palexueshme, që mesa kuptohet është një prerje aksidentale horizontale e rreshtit- si vazhdim i dokumentit, dhe në pikëpamjen time kjo është pamja që i afrohet më shumë origjinalit të dokumentit të Pavarësisë. Në kqyrjen e këtij dokumenti në facsimile bie në sy diç e pabesueshmë për kohën: ndërsa më 1962 dokumenti i pavarësisë censurohej me gjashtë firmëtarë, por firmëtarët e dokumentit të pavarësisë që botohej në tekstin më të madh- atë të Historisë së Shqipërisë, duket se kishin fituar të jenë në paqe me shtetin e partinë, dhe e pabesueshme por e vërtetë: të pa cënuar Mithat Frashëri, Mustafa Kruja, Lef Nosi, Xhelal Koprencka etj. Mesa duket, e kështu besohet, do të këtë qenë vendimtar autoriteti i Ndreçi Plasarit, funksionar i lartë e nr. 2 në Institutin e Studimeve të Marksizëm-Leninizmit në KQ., dhe megjithëse nuk kemi asnjë fakt reflektimi për të pabesueshmen e vërtetë, botimi i kësaj facsimile do të këtë lëshuar tërmet dhe këtë e shohim në botimin e të njëjtit dokument disa  muaj më vonë kur 14  firmëtarë vendosen në poligonin e qitjes e goditen me artileri të rëndë. Si përfundim, botmi i dokumentit të Pavarësisë në Historia e Shqipërisë, më 1965, është argument bazik i paluajtshëm se dokumenti i Pavarësisë është parë dhe prekur me dorë nga autorë të tëkstit dhe autori i vetëm në jëtë i kësaj të vërtetë, që s’i tret dheu firmëtarët, mbetet Profesor Frashëri.

Për faksimilen e Figurës 5, një tipograf ngre dyshimin e arsyeshëm se faksimilja duhet të këtë për burim të parë origjinalin dhe s’mund të jetë riprodhim nga facsimile e botuar në teksti Historia e Shqipërisë. Argumenti përforcohet disi dhe nga fakti se emri i Ismail Qemalit në figurën 72 është  mjaft dukshëm me bojë të zezë, kurse në Figurën 5 emri I. Qemali është shumë i zbehtë, që do të thotë së është vënë dorë për ta bërë gati të palexueshëm. Prandaj, ka dhe një mundësi, qoftë e mjaft e vogël, që dokumenti origjinal aksidentalisht të këtë mbetur në dosjën e albumit “PPSH 1941-1966”, por problem është se ku mund të jëtë kjo dosje apo ka përfunduar në kazanët e plehrave. Sido të jetë, tashmë kemi një pikë të fortë stacionare ku mund e duhet të kërkohet dokumenti origjinal i Pavarësisë, nga dhe duhet nisur në rrugën e kërkimit të dokumentit: Historia e Shqipërisë, vëll. 2, 1965.

Nga dëshmia e Profesorit s’mund të mos vërehet dhe një alibi: ajo e poseduesit apo “pronarit” të aktit origjinal të Pavarësisë që ia kishte dhënë Ismail Qemali me amanetin e madh se “dokumenti kishtë një rëndësi të jashtëzakonshme” dhe se Profesori nuk mundi ta bindë personin (më 1962) që t’ia falë Muzeut dhe i dha besën e kërkuar se nuk do ta rrëfente emrin e “pronarit” të dokumentit origjinal të Pavarësisë. Kjo pjësë e dëshmisë nuk ka asnjë pikë mbështetëse tek e vërteta, pasi tashmë dihet se është e vërtetë, si e thamë, aksiometrike; askush s’mund të mohojë se dokumenti origjinal u ekspozua në ekspozitën Rilindja Kombëtare, më 1937 dhe protagonist i kësaj ngjarje ishte Lef Nosi dhe shkruan shumë qartë Branko Merxhani: “Ky dokument [dokumenti i Pavarësisë, v.b] tepër i vlefshëm për historinë politike të Shqipërisë së re është ruajtur gjer më sot për hir të kujdesjes së Lef Nosit, një nga patriotët e orës së parë.” [Revista Përpjekja, nr. 13, janar 1938, faqe 82] Argumenti i Branko Merxhanit këtu e më parë është i qartë: Ai, Merxhani, është dëshmues i drejtpërdrejtë, dhe më i vlerë edhe se mjaft dokumente arkivore, se ishte merita e Lef Nosit që dokumenti i shpalljes së Pavarësisë ruhej deri në ditët e nëntorit 1937 dhe vendosej me duart e tij në ekspozitën Rilindja Kombëtare, dhe po ashtu është e qartë se Branko botonte në mijëra kopje dokumentin e Pavarësisë, pikërisht atë që kishte botuar në revistën Përpjekja dhe që e kishte parë me sytë e tij të ekspozuar në ekspozitën e nëntorit dhe dokumenti ishte një faqe me të 40 firmëtarët e pavarësisë. Argumenti Merxhani zhbën argumentin e Profesorit për atë të besuarin e Ismail Qemalit që i kishte dhënë amanet dokumentin e Pavarësisë e poseduesit të dokumentit nuk iu mbush mendja nga këshilla e Profesorit për ta dorëzuar në Muzeum, dhe kjo do të ishte e vërtetë sikur Ismail Qemali amanetin t’ia kishte dhënë Lef Nosit. Po ashtu, nulizohet e argument në tym i koleksionistit se Lef Nosi bëri montimin e faqes së dytë në faqen e parë të dokumentit dhe se ekspozoi në ekspozitë vetëm faqen e parë të dokumentit. E vërteta është në argumentin e Branko Merxhanit. Kurse çelësi i Solit të vendimit të Pavarësisë, ku gjendet ai, është e sigurtë se është në teksti Historia e Shqipërisë, Vëll. 2, 1965, faqe 361, botimi i Tiranës. Çështja është se kush do të fitojë: Pesha e rëndë e Kryqit të mëkatit, apo fala e dhënë e besa e mbajtur!