E paimagjinueshmja…. mund t’i ndodhë Botës në rast të shpërthimit të një lufte bërthamore

Mbi 120 teste bërthamore amerikane janë publikuar në YouTube për të treguar se çfarë mund t’i ndodhë Botës në rast të shpërthimit të një lufte bërthamore.

Midis 1945 dhe 1962, Shtetet e Bashkuara kryen më shumë se 1,054 teste të armëve bërthamore.

Rreth 210 prej këtyre shpërthimeve ishin teste atmosferike bërthamore mbi vendet e largëta në New Mexico, Nevada, në Oqeanin Paqësor dhe në Atlantik.

Të paktën 10 mijë incizime janë bërë gjatë këtyre testimeve, megjithatë, me kalimin e kohës disa prej tyre janë lënë për t’u prishur ngadalë në kutitë e sigurisë së lartë.
Gregg Spriggs dhe ekipi i tij i studiuesve kanë kaluar pesë vjet duke rivendosur 6.500 video në një përpjekje për të ruajtur pamjet e provës.

Më shumë se 120 incizime janë postuar në YouTube për të përkujtuar pamjet historike.
Gjithashtu u publikua edhe një mostër e testit “Turk” të ushtrisë amerikane, e cila u shpërthye në shkretëtirë të Nevadës si pjesë e Operacionit Teapot në mars të vitit 1955.
Hulumtuesi kryesor Dr. Gregg Spriggs, një fizikan i armëve në Lawrence Livermore National Laboratory (LLNL) në Livermore të Kalifornisë, ka thënë se: “Ne kemi marrë shumë kërkesa për këto video dhe publiku ka të drejtë të shohë këto filmime”.

“Jo vetëm që po ruajmë historinë, por po marrim shumë përgjigje të qëndrueshme me llogaritjet tona”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, SHBA-të nuk ka kryer një test bërthamor që nga viti 1992 dhe që atëherë kanë përdorur simulime kompjuterike për të përpunuar ndikimin e armëve të reja.

Hulumtuesi kryesor Dr. Gregg Spriggs, një fizikant i armëve në Lawrence Livermore National Laboratory (LLNL) në Livermore të Kalifornisë, ka thënë se: “Ka qenë 25 vjet që nga testimi i fundit bërthamor dhe simulimet kompjuterike janë bërë terreni ynë provë virtuale, por këto simulime janë po aq të mira sa të dhënat mbi të cilat bazohen.
“Të dhënat e sakta janë ato që na mundëson që të sigurojmë rezerva të mbetura të sigurta, dhe efektive pa u kthyer në testime”, ka thënë ai.

Sot, megjithatë, me përdorimin e teknologjisë moderne dhe ekspertëve të softuerit, hulumtuesit kanë zhvilluar mjete për të automatizuar shumë nga proceset, duke përfshirë përcaktimin e përqindjes së kuadrove të çdo aparati.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cfare-mund-t-i-ndodhe-botes-nese-shperthen-lufta-berthamore-475859/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright