“E kemi provuar dy herë këtë tragjedi”, Partia Demokratike komenton takimin Rama-Erdogan

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan në rezidencën e këtij të fundit. Ai thotë se shqiptarët rrezikohen që në vend të integrimit, të largohen nga familja europiane për të ngelur peng të Lindjes.

Rama gjate krizave vrapon ne Lindje. Rama e ka futur Shqiperine ne nje krize te thelle te demokracise, drejt nje despotizmi Lindor, duke u larguar cdo dite me shpejtesi nga vlerat e medha Perendimore.

Rajoni eshte ne rrezik destabilizimi nga ideja e “shkembimit te territoreve”, qe bazohet mbi endren e Serbise se Madhe dhe qe mbeshtet nga treshja Vucic, Thaci, Rama, si dhe nga ata Lindore, qe duan ta mbajne ate larg BE per interesa te tyre, diametralisht te kunderta me tonat.

Prandaj shqiptaret rrezikohen qe ne vend te integrimit, te largohen nga familja jone europiane, per te ngelur peng te Lindjes. E kemi provuar dy here ne histori kete tragjedi, gjate pushtimit otoman dhe gjate atij komunist. Fytyra jone duhet te jete e kthyer vetem drejt Perendimit, vecanerisht ne momente te veshtira historike si sot.E ardhmja jone eshte vecse aty, hallet dhe problemet nqs duam t’i zgjidhim ne perputhje me aspiratat tona te medha, duhet t’i diskutojme vetem aty.

Ndermjetesimet e dobishme dhe te besueshme politike per ne mund te vijne vetem nga Perendimi. Perendimi qartesisht e ka shprehur kete vullnet, por qe fatkeqesisht deri me sot kjo ka rene ne “veshin e shurdher” te Rames” shkruan ai.

https://www.javanews.al/e-kemi-provuar-dy-here-kete-tragjedi-pd-komenton-takimin-rama-erdogan/