Drejtoresha e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative për Kosovën Jeta Xharra: Politika duhet mbajtur përgjegjëse

Drejtoresha e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative për Kosovën Jeta Xharra thotë se shtypi në vendin e saj e ka fituar betejën me autoritetet për të thënë të vërtetën pa droje. Por sfidë sipas saj mbetet reagimi i politikës pas fakteve të publikuara në shtyp. Sipas zonjës Xharra përgjigja më e mirë për ta mbajtur politikën përgjegjëse ka qenë gazetaria e angazhuar, që shkon përtej raportimit të lajmit. Me zonjën Xharra bisedoi kolegia Menada Zaimi.

Zëri i Amerikës: Zonja Xharra, organizata Freedom House në raportin e së martës mbi lirinë në internet theksoi se mediat sociale po përdoren nga qeveritë dhe politikanët për manipulim zgjedhjesh dhe vëzhgim të qytetarëve të tyre. Ju sapo dolët nga një proces zgjedhor, sa u shfaq një dukuri e tillë në Kosovë?

Jeta Xharra: Kjo nuk është dukuri vetëm e Kosovës, gjithkund po përdoret, në çdo zgjedhje po përdoren mediet sociale për të shpërndarë propagandë. Por mos harroni, historikisht mediat çfarëdo që kanë qenë ato, a kanë qenë të printuara, televizive, janë përdorur për propagandë të politikanëve të caktuar. Atë çka dua të them; edhe thika është një armë që mund të përdoresh me zvogëlu kafshatën që të ndihmon ta tretësh edhe mundesh ta mbysësh dikë me të. Pra varësisht edhe mediat sociale janë edhe të dobishme edhe të dëmshme. Unë vetëm mund të theksoj se në zgjedhjet e fundit në Kosovë mediat sociale në fakt kanë shërbyer për aktivizëm shumë më të madh se sa që e kemi parë ndonjëherë, njerëzit e kanë shprehur vetvetën se çka dëshirojnë prej liderëve të ardhshëm edhe shumë më shumë mos harroni liderët në Kosovë e kanë mat vetën me varësisht se çka po thotë populli në media sociale se sa kanë mundur ta masin nëpër forma tjera, nëpër tubime apo forma tjera, do të thotë megjithatë në Kosovë duke marr parasysh se sa është penetrimi i internetit dhe të gjithë që janë të interesuar në politikë dhe janë votues gati të gjithë janë në Facebook. Liderët e partive e kanë pasur shumë me rëndësi me ju qas atij publiku, me ju qas dhe me ju shpjegu edhe në media sociale politikat e tyre të ndryshme. Mediat sociale sa janë të dëmshme janë edhe të dobishme. Për njerëz si unë që e shtyjnë lirinë e shprehjes, mund të them që është shumë më e dobishme që i kemi mediat sociale sepse edhe zërat që nuk dëgjohen në mediat klasike apo mediat televizive ku janë të caktuar analistët dhe nuk thirren njerëz tjerë, atëherë çfarë po bëjnë njerëzit është që edhe pse nuk thirren në studio televizive për të treguar se çfarë mendojnë ata për zgjedhje, njerëzit në media sociale po shprehen me një mendim që është shumë më pluralist se sa mendimi që e shohin në media tradicionale të cilat kanë shumë më pak hapësirë.

Zëri i Amerikës: Por si e përdori politika median sociale? A përcolli ajo të vërtetën apo e keqpërdori për të përcjellë të tjera mesazhe që i kanë interesuar asaj?

Jeta Xharra: Mos harro, në atë masë sa po rritet propaganda e politikanëve po ashtu po rritet njëfarë rezistence e publikut apo një format i ri i mediave e cila quhet matësi i të së vërtetës. Në Kosovë kur e kemi parë në këtë trend që politikanët po e përdorin median sociale për me rrejt, e kemi themeluar diçka që quajmë krypometër. Krypometri po ta mat nivelin e rrenës sepse mos harro është një shprehje që ne kosovarët e përdorim “na ka kryp t’u rrejt”, nuk po e di a e përdorin të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri, por me të kryp tu rrejt është që t’i ka qitë qaq shumë gjellës krypë sa e ka bërë të pamundur për të hangër dhe kështu ne kemi filluar qe dy vjet me e mat shumicën e deklaratave që i thotë politikani edhe në media sociale por edhe në publik. Besoni që shumë shpesh kanë ardhur politikanët në intervistat e mija që kam qenë duke i bërë dhe kanë thënë që unë nuk e them këtë që t’i po më shtin ta them, nuk premtoj se tani ti po më shtin në krypometër edhe jemi bërë pjesë e rrjetit të “factcheckers” apo informuesve të lajmit të botës edhe ky rrjet në fillim kur patëm marr pjesë në njërën prej këtyre konferencave kanë qenë diku 30 veta sot i ka mbi 150 media në të gjithë botën, pra Facebooki është duke punuar prej kritikave që i ka marr që po shpërndanë rrena, e ka marr këtë rrjetin e “factcheckers”dhe ka thënë ne du t’iu japim juve hapësirë në Fcaebook me na tregu nëse shpërndahet ndonjë rrenë. Tani kemi raport të tillë me Facebbokin që mund t’i lajmërojmë rrenat të cilat i vërejmë në media sociale kështu që është duke ndodhur një lloj ballancimi i krejt kësaj propagande pasi që krejt bota e ka parë çfarë dëmi mundet të shkaktoj rrena në mediat sociale.

Zëri i Amerikës: Nëse do ta përkufizonit situatën e gazetarisë sot në Kosovë, si paraqitet ajo?

Jeta Xharra: Unë sot mund të raportoj që unë mund të shtroj personalisht në lëkurën time e vërej një liri të shprehjes që mund ta shtroj çfarëdo pyetje që unë kam dhe e konsideroj të interesit publik pa u frikësuar për pasojat. Mirëpo, kjo nuk ka qenë gjithmonë. Në historinë e gazetarisë së Kosovës dhe jam duke punuar prej vitit 99 si gazetare dhe prej vitit 2005 e kam emisionin tim investigativ ku ne i shtrojmë pyetjet hiç të lehta, nuk ka qenë gjithmonë qishtu. Dua të theksoj se ne jemi sulmuar edhe fizikisht, ekipet tona janë sulmuar në 2009, kemi pasur fushata të kërcënimeve kundër nesh, i kemi çuar njerëzit në gjyq, i kemi fituar betejat me autoritetet, me polici, me prokurori. Sot mund të raportoj që dhjetë vjet pas kërcënimeve, fushata kërcënuese fizike që kemi pasur sot mund të raportoj që ja ka vlejt barra qiranë sepse sot është një liri e shprehjes e konsiderueshme, nuk po them që është perfekte, e konsiderueshme dhjetë vjet pas luftës së madhe që i kemi ndejtur pushtetit gati që të trajtoj qysh duhet kërcënimet.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zonja Xharra sot që flasim si paraqitet niveli i llogaridhënies nga ana e pushtetarëve lokalë dhe qendrorë, në raport me disa vite më parë. E vërtetë që media mund të thotë atë që do, por çfarë bëjnë qeveritarët nga ana tjetër, a reagojnë ata pas një investigimi që keni bërë ju për shembull?

Jeta Xharra: Pyetje e mirë sepse kjo është me çka ballafaqohemi në baza të përditshme. Do të thotë ne po arrijmë të thojmë çka po dëshirojmë por edhe të bajmë çka po dëshirojnë, atëherë kjo qenka liri e shprehjes por qenka edhe liri e veprimit për politikanin me vazhdu me vjedhë, me vazhdu me thy ligjin, me vazhdu mos me qenë transparent, ata edhe po na mundësojnë me i shtru pyetjet edhe po vazhdojnë me jo transparencë dhe po vazhdojnë të bëjnë abuzim të pareve publike, kjo është kryesorja. Mënyrën se si ne e kemi parë që mundemi të jemi më efektiv, kemi qenë të frustruar për shkak të kësaj dhe në ndërkohë kemi themeluar një mekanizëm i cili shkon përtej raportimit, e unë e quaj gazetari e angazhume. Çka nënkupton kjo gazetari e angazhume? Në zyrën tonë jemi një redaksi me 70 veta, po 70 veta nuk janë gazetarë, disa janë teknik, producent e gazetarë por pjesa tjetër është zyre ligjore. Çfarë bën zyra ligjore që pas çdo investigimi që e bëjmë ne apo gjetje, shkelje e çon rastin zyrtarisht në prokurori dhe polici me shkresa, me fakte, me inçizime në mënyrë të tillë që pushteti nuk mundet ta rezufoj apo ta injoroj sepse pastaj bëhet përgjegjës ai polici apo prokurori që e ka marr rastin, ata do ta marrin përgjegjësinë. Mënyrën siç ka qenë kjo e suksesshme sidomos ja kemi pa hajrin në lidhje me hajnat e zgjedhjeve. Në vitin 2010 ne i monitoruam zgjedhjet në Kosovë, mos harroni ato zgjedhje janë njohur si zgjedhje me vjedhje industriale në Kosovë, do të thotë mos të harrojmë se nuk kemi pasur gjithmonë zgjedhje të pastërta, kemi pasur zgjedhje shumë të kontestueshme. Ne u frustruam nga ky proces dhe thamë që edhe nëse roli i mediave qenka me e informu publikun, ne po e informojmë, po e vetëdijësojmë dhe në fund krejt poenta e vetëdijesimit është që kur votuesi të shkoj ditën e votimit të bëj zgjedhje adekuate, aty po manipulohet vota atëherë çfarë kemi bërë ne që e kemi një qytetar të informuar, asgjë nuk kemi bërë sepse integriteti i votimeve qenka në pikëpyetje. I koncentruam krejt gazetarët tanë që të shkojnë krejt si monitorues, i bëmë 30 ekipe dhe besomëni që në vitin 2010 ne ishim vullnetarë monitorues të cilët 30 ekipe i gjetën 22 shkelje të cilat i shkruajtëm dhe i dorëzuam në komisionin shkeljeve të zgjedhjeve. Deri në atë kohë nuk ishte aspak e zakonshme që një OJQ të ankohet në komisionin e ankesave. Në komisionin e ankesave ankohej një parti kundër tjetrës, ne vendosëm ta testojmë sistemin, të jemi zëri i qytetarit, i çuam këtë hajna dhe arsyeja pse ishin hajna sepse ishin nxanë me video, me dokumente i kishin nxanë duke vjedhur vota. 11 vendvotime ose u rinumëruan prej 22 sepse nuk u pranuan të gjitha, 11 ose u rinumëruan ose u anuluan komplet votimet aty. Pas 48 ore komisioni doli me këtë vendim për shembull për rinumërimin dhe na drejtoj neve sepse për shkak se materialet tona xhiruese kishin elemente kriminale duhet të çohen në penale. Ne nuk u ndalëm, i çuam në penale, i çuam në gjykatë, çka nënkuptonte kjo, pas disa muajve ose viteve gjykata thirri gazetarët tanë si dëshmitar, ne kemi mundur që si gazetarë të themi jo, jemi rahat roli ynë është raportues dhe ju prokurorë bëni punën e tyre. Jo nuk na mjaftoj kjo, shkuan gazetarët tanë, nuk kam qenë unë, kanë qenë njerëz që punojnë me ne dhe shumë më të rinj se ne pa fije frike, shkuan edhe dëshmuan para gjykatësit dhe prokurorit se çka kanë parë në ditën e monitorimit të zgjedhjeve. Si rezultat i kësaj dëshmie shumë njerëz u futën në burg, dënimi ishte maksimal, ja kemi nxi jetën njerëzve që kanë vjedh para 10 vjetëve. Çka është mësimi i kësaj? Nëntë vjet pas më 2019 ku çdo vjet kemi pasuar me metodën e njëjtë, jo vetëm që kemi monitoruar por kemi çuar edhe ankesa. Sivjet i kemi çuar 108. Do të thotë kemi filluar me 22 në vitin 2010 sot ndërkaq me 108 edhe në fund e kemi një sistem elektoral të tillë sa që partisë fituese ja fiton për një për qind votën, do të thotë qaq është rrit integriteti i sistemit zgjedhor sa që mundesh edhe për disa vota me fitu zgjedhjet. Unë po mendoj që ne nuk jemi të vetmit, por kemi kontribuar në këtë atmosferë bashkë me prokurorë të denjë, bashkë me policë të denjë, bashkë me gjykatës të denjë dhe që nuk janë të gjithë të korruptuar, njëjtë sikurse mediat, nuk jemi të gjithë të blerë që ka edhe media të bleme, do të thotë kemi krijuar një atmosferë ku ja kemi bërë shumë të shtrenjtë hajnit apo manipuluesit të zgjedhjeve. Për atë kemi edhe një atmosferë ku mundemi sot që opozita të fitoj zgjedhjet, nesër nëse nuk është e suksesshme qikjo opozitë në pozitë do t’i humb dhe do t’i fitoj i ardhshmi. Ne kemi me siguru që nuk do të zmbrapsemi prej dorëzimit të ankesave dhe marrjes seriozisht të kësaj.

Zëri i Amerikës: Zonja Xharra, ka një kulturë të mos ndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. Po ju sjelli një shifër, për shembull në vitin 2015 janë shënjestruar 51 raste, do të thotë 51 gazetarë të cilët kanë qenë në shënjestër të sulmeve. Sot janë zgjidhur vetëm 15 prej tyre, si shpjegohet zvarritja?

Jeta Xharra: Zvarritja është e ngjashme si në shumë raste, jo vetëm me gazetarë. Mos harro kemi gra që e kanë raportuar dhunën që ju ka ndodh dhe ato janë vra sepse policia nuk e ka marr seriozisht viktimën sepse është viktimë që nuk është në pushtet. Policia në Kosovë është e caktuar, shefat e policisë janë të caktuar direkt nga politika edhe natyrisht që gazetari ka me hulumtu politikën do të hetohet nga ai polici apo shefi i rajonit të atij polici dhe ai shefi i policisë do të marr vesh për çdo hetim që po bëhet dhe ka me u siguru që shefat që e kanë qitë atë nuk do të ndjeken për një sulm që i kanë bërë gazetarit, për këtë arsye nuk ndiqet dhuna që është bërë ndaj gazetarëve. Por, çfarë mund të thomë sot se gota është pak gjysë e mbushur sepse shumë më pak gazetarë fizikisht sulmohen sot se kur kam filluar unë karrierën, duhet me pa që secilën herë po bëhet më e sigurt në Ballkan për neve me hulumtu. Mos harro e ke pasur në Sllovaki dhe në Maltë në vende të Bashkimit Evropian vrasjen e gazetarëve që kanë hulumtu krimin e organizuar. Kurrë nuk kemi me qenë rahat, as edhe kur të hyjmë në Bashkimin Evropian. Nuk është pyetje vetëm pse nuk jemi në Bashkim Evropian, gazetari hulumtues ka me pasur një rol për me prek pikat më të errëta të shoqërisë tonë e nuk është një pozitë ku ne kemi me pritë një rahati prej pushtetit, gjithmonë kemi me qenë ballë për ballë me pushtetin.

Zëri i Amerikës: Kosova ka një agjenci për luftën kundër korrupsionit si dhe mekanizma të tjerë përfshirë edhe Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit që u themelua që në vitin 2012 nga ish-presidentja Atifete Jahjaga. Megjithatë raportet ndërkombëtare e rendisin Kosovën ne mesin e vendeve me shkallë të lartë të korrupsionit. “Transaprency International” në raportin e fundit e radhiti Kosovën në vendin e 95-të. Përse ndodh kjo sipas jush?

Jeta Xharra: Unë mendoj që përgjigja ju dha partive të korruptume apo që më së shumti kanë qenë në shënjestër për korrupsion në këto zgjedhje. Problemi qendror, madje mund të them që kemi tregu një lloj vetëdijesimi si qytetarë që edhe kur zoti Haradinaj për shembull i bëri disa vendime shumë të popullarizume e që i përkrahi krejt Kosova, e bëri ushtrinë, e vendosi taksën 100 për qind, pastaj i mbrojti kufijtë e Kosovës kundrejt pandanit të tij Hashim Thaçit, do të thotë i bëri këto gjëra dhe shkuam në zgjedhje, me rahati vendosi dorëheqje, të shkoj në zgjedhje sepse sipas tij i tregojshin sondazhet që do t’i fitoj zgjedhjet sepse ka bërë gjëra patriotike. Mos harro, populli çka vendosi të bëj, jo t’ia mbaj në mend kështu si dele se çka po i thotë kryeministri i kaluar por vendosi t’ia mbaj në mend narrativën e gjërave tjera që kishte bërë prej që kishte ardhë në pushtet. Si erdhi në pushtet e dyfishoi rrogën e vet, e bëri rrogën më të madhe se çdo kryeministër i një shteti në rajon, e ne nuk jemi shteti më i madh në rajon, i bëri 80 ministra e zëvendësministra, kur e pyesja në interviste se a ja din emrat të gjithëve? Nuk mundej që as emrat t’ia theksoj. Ja fali Bechtel-Enkas 53 milionë euro. A e din çfarë janë 53 milionë euro? Janë 53 shkolla të reja, janë spitale të reja, gjëra kryesore për të cilat vuajke populli i Kosovës shëndetësia dhe shkollimi i keq, ky ja dha Bechtel_Enkas kuptoje jo për të ndërtuar rrugën, Bechtel-Enka është kompania që ndërton rrugë në Kosovë po ja dha si penalti apo ja paguajti penaltinë pse i kanë mbetur pa punuar maqinat për shkak të ndërrimit të qeverive. Bechtel-Enka ja kërkoi 53 milionë euro, ky ja dha, e nënshkroi një marrëveshje shumë të dëmshme të Kosovës për energji, për ndërtimin e termocentralit të ri me asi çmimi të ndërtohet sa çmimi i rrymës do të ishte tri herë më i shtrenjtë se sa çmimi i tanishëm, do të thotë ishte një marrëveshje që do ta varfëronte qytetarin e Kosovës në të ardhmen, kur do të ndërtohet ai termocentral neve do të na shtrenjohej rryma tri herë më shumë. Kjo ishte përgjigja.

Zëri i Amerikës: Nisur nga ky standard që ju po përmendni dhe që nuk është e pazakontë për një qeveri në rajon të thotë një gjë por të bëjë një gjë tjetër. Sa besim keni ju tek qeveria e ardhshme se do ta luftojë korrupsionin?

Jeta Xharra: Shumë pyetje e mirë. Ne kemi dëgjuar edhe tjerë duke na thanë se nuk kemi qenë të korruptuar edhe kështu Ramush Haradinaj personalisht më ka thënë mua para se të vijë në pushtet se “kom me t’i dhënë faturat e shpenzimeve të mija si të vi në pushtet”. Çka ndodhi? Nuk mi dha faturat e shpenzimeve që i ka bërë me paret e shtetit por mi dha faturat e Hashim Thaçit, do të thotë të paraardhësit të tij, e jo. Prej kësaj qeverie së pari kemi me lyp faturat e të gjithë të kaluarve, kemi me lyp transparencë edhe do të shihet menjëherë. Çfarë pres unë është që presioni, nuk e besoni sa presion të madh ka me pasur qiky kryeministri i ardhshëm vet me qenë transparent, me qenë i tillë që lufton korrupsionin, me pa shembuj të luftimit të korrupsionit, vet populli i bën presion. Nuk mendoj që do të kenë shanca të tolerimit as qeverinë e ardhshme nëse vazhdon me qenë e korruptume. Arsyeja pse mendoj që nuk ka shanca për të qenë si e kaluara është se kemi qeveri më të vogël. Kanë filluar marrëveshjet për atë çfarë jemi duke parë në fillim është marrëveshja për të zvogëluar numrin e ministrive. Do t’i kemi dy zëvendësministra dhe jo 10, këto pres t’i shoh menjëherë, pres të shoh zvogëlim të parave që harxhohen për shofera, për asistenta, për benzinë, pres që menjëherë t’i shoh faturat e shpenzimeve publike, por pres edhe ndërprerjen e marrëveshjes që e ka bërë qeveria e kaluar për energji që është marrëveshje shumë e dëmshme financiarisht për popullin e Kosovës dhe pres në fakt ndaljen e fondeve që të shkojnë në asfallt siç kanë shkuar nëpër kompani siç është Bechtel-Enka, që na ka bërë rrugën shtatë herë më të shtrenjtë se sa një autostradë që do të ndërtohej në Evropë. Këto do t’i shohim prej ditëve të para, do të thotë nuk do ta kalojmë shumë larg duke mbajtur vetëm shpresë që qeveria e re do t’i bëj këto, por do t’i shohim menjëherë edhe mund të tregoj menjëherë që nuk ka kurrfarë pengese që na ndal neve me i shtru pyetjet e njëjta apo me marr llogaridhënien e njëjtë siç e kemi kërkuar prej qeverisë së kaluar. Nuk ka asgjë që na ndalon sepse veç e kemi krijuar hapësirën tonë. Nuk po presim që qeveria e ardhshme të na jep hapësirën që t’i bëjmë këto kërkesa, ne e kemi hapësirën e fituar për t’i bërë këto kërkesa edhe shumë raste i kemi fituar madje në gjykatë, shembull rasti për kërkesën e faturave publike e kemi çuar në gjykatë, e kemi fituar pas pesë vjetëve luftë për me i marr faturat. Pesë vjet luftë kemi bërë nëpër gjykata për transparencë. E kemi fituar rastin në gjykatë, prapë kryeministri i tanishëm nuk ka dashur të na jap faturat.

Zëri i Amerikës: Krahas korrupsionit cili duhet të jetë angazhimi tjetër kryesor i qeverisë së re duke pasur parasysh që Kosova ka nivel të lartë të papunësisë ndër të tjera?

Jeta Xharra: Gjëra kryesore që mendoj që duhet të jetë prioritet i Kosovës e që na ndikon kualitetin e jetës tonë sidomos duke hyrë tash në dimër është kualiteti i ambientit që po jetojmë. Prishtina është qyteti më i ndotur sa i përket ajrit në Evropë e madje shumë afër qyteteve industriale si Pekini edhe kjo është arsyeja pse unë jam në Amerikë për të insistuar që qeveria mos të përkrahet në ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr, ne po vuajmë ashtu për qymyrin e tanishëm që e kemi, nuk po dojmë një termocentral të tretë dhe unë këto ditë po i takoj OPIK-un që është organizata të cilën qeveria e kaluar ka kërkuar prej së cilës organizatë financiare po kërkon fonde për të ndërtuar termocentralin e tretë. Unë kam qenë pjesë e KOSID-it, që është një konsorcium i organizatave jo qeveritare qe dhjetë vjet punuan me Bankën Botërore për ta bindur me fakte që nuk duhet ta përkrahin ndërtimin e termocentralit të tretë. Kjo punë na shkoi për së mbari sepse ne fund të vitit 2018 banka Botërore tha ne tërhiqemi prej përkrahjes për termocentralin e tretë në baza që kjo financiarisht më nuk ka logjikë sepse është bërë më lirë investimi në energji alternative, burime alternative siç janë për shembull fluturat me erë. Ne jemi në Amerikë për t’i thënë OPIK-ut hajde në Kosovë, nëse dëshiron të na ndihmosh hajde ndihmona të shikosh çfarë potenciale kemi për investime në energji tjera, në energji të erës sidomos, kjo është për çka po e ftojmë OPIK-un e unë do të bëj presion në këtë qeveri të re, menjëherë e kom të qartë që nuk do të jetë e lehtë biseda me qeveri të re e cila nuk është qaq e bindur se nuk duhet të investohet në qymyr. Unë do të sigurohem që kjo qeveri do t’i marr krejt faktet e reja që nuk i ka dëgjuar deri tash, mendoj që është e painformume plotësisht që në Kosovë nuk ke nevojë me ndërtu edhe një termocentral me qymyr, mundesh me i ndreq termocentralet me i modernizu por jo me i lënë gjeneratës së ardhshme pas 60 vjetëve një termocentral të ri të tretë me të cilin ata do të na nemin pse na keni lënë një termocentral të tretë. Nuk po dëshirojmë t’i lëmë gjeneratat e reja me një termocentral të tretë dhe kjo do të jetë beteja e ardhshme me qeverinë e ardhshme për ta bindur siç jam duke punuar me OPIK-un këtu në Washington me bind se kemi potenciale tjera në mënyra tjera të energjisë e jo me qymyr. Mes tjerash unë do të kisha sugjeruar që për arsye që aktualisht ajri është i ndotur për shkak se njerëzit po nxehen me qymyr, qymyri është forma ma e lirë për t’u nxehur në Kosovë, qikjo qeveri derisa e ndal për shembull 53 milionë ose 30 milionë ja ndal Bechtel-Enkas, unë qato 30 milionë që kanë shkuar në asfalt, me i përdorë me i mbështet njerëzit që kanë nevojë që po nxehen me qymyr me ju dhan mënyra tjera të nxehjes. Qishtu mundet me i ndihmu një ambienti më të pastër.