Dr Leonidha Peppo: Në vazhdim të sagës së “Pasionit të bardhë”

Në vazhdim të aktiveiteteve dimërore duke mos u shuar jehona dhe përshtypjet shumë pozitive të olimpiadës të Koresë si jepet por edhe të shqipëtarëve të cilat na interesojnë të gjithëve siç ishte kampionati në Shishtavec të Kukësit e pranishme pak para garave edhe ambasadorja e OSBE, Romana Vlahutin e njohur tashmë për të gjithë zhvillimet e rëndësishme të vendit tonë duke dhënë vlerësim pozitiv të bjeshkëve dhe maleve të zonës përreth. U bënë edhe kampionati shqiptar në dy faza për fëmijë dhe të rinj dhe të reja në zonën shqipatre të Kosovës e quajtur në fshatin Brod në kompleksin ” Arxhena” të përshkruar pa ashtu në gazetën” Koha Jonë” para 3 javësh ku pronarët 3 vëllezërit me kujtohet Naseri dhe 2 të tjerë dhe menaxherja Liljana shumë e sukseshme në detyrën e saj për mbarëvajtjen e këtij kompleksi jo e lehtë për të arritur e administruar. Në këtë kompleks pra në verë ka pamje të mrekullueshme të boronicave e luleve të pemëve, shkëmbinjtë me ngjyra të ndryshme vezulluese nga dielli qëndrojnë sikurorë në këtë luginë duke ja dhënë pushuesve dhe turistëve të shumtë entuziasmin dhe gëzimin që çdonjëri ka provuar.

Por kthehunui tek garat e kampionatit kombëtar të organizuar nga federate e skive shqiptare ne bashkepunim të ngushtë e të sinqertë me federatën e skive të Kosovës me eksperiencë shumë të madhe për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre garave qysh nga zgjedhja e shtegut siç I thone atyre pra pista por edhe vendosjen e shkopinjve që krijojnë portat e detyurueshme të kalojnë garistët tek rregjistrimi elektronik te kohëve të arritura nga skiatorët duke shmangur keqkuptimet dhe rezultatet e arritura ndaj të pranishmëve tek starti automatik deri tek mjeku me mjetete e nevojshme në rast të lendimeve që janë të parnishme në të tilla ngjarje. Kjo ndodhi në fakt, kur një vajzë nga Korça që garonte dhe ndihma ju dha në cast nga persona të mirëtrajtuar por edhe të tjerë vullnetërë të gatshëm të ofronin gjithçka dinin, me motora bore e ndihmë fizike apo mendore .Çdo gjë vajti mirë. Sepse kjo edhe ndikimin e keq të motit kur ditën e garave ditë e dielë me fortunë e dëborë me fjalën suferinë. Kuptimplotë në këtë rast duke ngadalësuar dhe penguar cilësinë e garave por edhe të tjerët që duan të performojnëpër kënaqësinë e tyre me shkallë vështërsie të ndryshme tëp stave në dëborë.

Por çdo vështërsi e përkthyer apo përshtatur në drejtim të njerëzve quhet passion dhe kënaqësi për çdo sukses dhe kemi çfarë të tregojmë siç po bën edhe ky shkrim për të dërguar mesazh njerëzve dhe sportdashëshësve se kështu ndodh gjithmonë, pa u thyer pa u tërhequr përpara pengesave për të arritur qëllimin që ke përpara. Në këto kushte u zhvillua kampionati Kombëtar I skive për të gjitha moshat duke u ndarë në dy grupe që të vegjlit mosha fëminore në distancë të reduktuar kurse pjesa tjetër me pistën e plotë me grup mosha të ndryshme. Gara qe e hapur për pjesmarrje të gjërë e të lirë. Duhet përmendur dhe falenderuar pjesmarrja e federatës së skive të kosovës me figura të larta të saj. Kurse pjesmarrësit në gara pra sportistët e Kosovës ishin me cilësi jo të lartë për nivelin e tyre maximal por gjithsesi shumë më të lartë se garistët tanë. Kjo është e vërteta sigurisht është frut I investimit dhe kushteve klimaterike të zonës së Shqipërisë sigurisht edhe këtij kufirit si në Dardhë me inisiativë private dhe pasionante ka pistë të rregulluar dhe sistemuar me ngjashmëri me atë që kemi parë me shumicë edhe në vendet e Europës. Përpjekje të admirueshme bëhen edhe në Shistavec nga njerëz kurajoz e pasionantë por mungon infrastruktura e mirë dhe funksionante për komoditetin e sportistëve dhe qeflinjve të malit e dëborës kurse Voskopoja e famshme kur kam shkruar një artikull me titull “Qyteti I skive shqiptare” tashmë është kthyer në vend të sukseshëm turistik por I harruar për sportin e skive.

Por burim i mirë për skijim është edhe Puka ku përpjekja e mjeshtrit alpinist Përparim Laçi nuk ka arritur të bëjë pistë funksionante për popullin e saj.
Sidoqoftë federat jonë e skive ka bërë të mundur zgjidhje të tjera si kjo që shkruajta më lart në sajë të presidentit Shpëtim Mema( Guxho) të lidhet me kryesinë e skive të Kosovës me ndikimin logjistik të tyre edhe me pjesmarrjen e sportistëve, të zhvillojnë plot sukses gara edhe në kushte të vështira atmosferike sigurisht të ndihmuara nga Dr.Kliti Hoti që ka emrin e djalit të mbretit Gent të Arbërisë edhe me mbështetjen e rektorit të universiteteteve të Sporteve z. Agron Cuca , Ana Burda me familje sportive nga Korça e njohur si skiatore shumë e mire në kompleks. Edhe me mbështetje të Ministrisë së Sporteve që na sigurojnë për zhvillimin e këtij sporti si mbreti absolute I gjithë sporteve.
Duhet të përmden ekipe të Korçës, Shishtavecit, të Borjes me udhëheqës pasionant si Shair Dokle të Tiranës me prindër mbështetës si Arben Banka, Shkëlqim Dobi, Rishan Parllaku nje siguri për të ardhmen e fëmijëve në këtë sport . Mungesë ishte një kampion I njohur para 30 vitesh në vrapimet e gjata i quajtur Azem Basha.
Ky investim më parë i bërë nga Maqo Tasho në Dardhë të Korçës merr frymëzim shumë më herët ka qënë atlet, skiator vrapues për kohë të gjatë.
Emrat e përmendur më sipër siguruar traditën dukë bërë skiatorë shum ëtë mirë fëmijët si Bora Mema , Marina, Paula,Erald Parllaku Parid Dobi, Endrin Hoti etj.
E papritur për në mbledhjen e përbashkët me federatën skive të Kosovës këta të fundit kishin përgatitur medaljon për garuesit sigurisht fillimisht më të mirën por edhe të tjerëve. Këto I shihni në fotot e shkrimit duke ngazëlluar edhe fëmijët si shpërblim për mundin e stërvitjes së tyre.
Në biseda në momentet e mbledhjes përmbyllëse ku u ndanë edhe çmimet e medaljet u përmend edhe emir Milorad Mereniqi që krahas të tjerëve i dhe shtysë në vitet 60-70, zhvillimit të sportit të skive.
Dhe çmimet u ndanë sipas grup moshave që për çudinë tonë I caktuam me emra nga të zotët e shtëpisë sipas grupmoshave

Fatosat 1 :
Ronald Beqiraj( Kallabak)
Marin Banka ( Tiranë)
Noel Vasi ( Tiranë)
Daniel Dokle ( Kallabak)
Fatosat 2:
Lukas Mici ( Skëndërbeu)
Elam Rama ( Shishtavec)
Larje Hoxha ( Shkodra -sport)
Pionerët e rinj:
Klajdi Alilaj ( Kallabak)
Erdin Hoti ( Shkodra- sport)
Juniorët e renj:
Mathjeu Koço( Skëndërbeu)
Artenis Bela ( Shishtaveci)
Juniorët e Vjetra
Genta Hoti ( Shkodra -Sport)
Seniorët :
Kudret Beça (Shishtavec)
Dizen Bala ( Shishtavec)
Nertil Behluli ( Kallabak)

Dr Leonidha Peppo
Poliklinika Nr.4/ Tiranë