Donald Lu paralajmëroi arrestimin e Tahirit? Çfarë tha ambasadori i SHBA për ish-ministrin

Çështja “Tahiri” është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes, pas vendimit të marrë këtë të enjte nga ish-ministri i Brendshëm për të dorëzuar mandatin e deputetit.

Dhe në një kohë që Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave, të shumta janë aludimet kryesisht nga opozita, që e cilësojnë këtë veprim të Tahirit, të ardhur pas presioneve në Berlin ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Por lidhur me hetimin e ish-ministrit Tahiri, është shprehur edhe ambasadori amerikan.

Konkretisht, në prononcimin e fundit për mediat për këtë çështje, ambasadori Lu u shpreh se shumë shpejt ndaj ish-ministrit do të ketë ndjekje penale.

Madje në intervistën e 5 prillit në Opinion, Lu do të theksonte se SHBA-të po punojnë që Tahiri t’i lihet në dorë drejtësisë, dhe jo politikanëve.

“Po hetohet çështja ‘Tahiri’ dhe jemi pranë procedimit me ndjekje penale. Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur që gjykimi i tij të bëhet në Gjykatë dhe jo të lihet në dorë të politikanëve shqiptarë”, deklaroi Lu

A ishte ky paralajmërimi i asaj që ndodhi sot me rastin Tahiri, apo ish deputeti mori një vendim me kokën e vet? Kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme si dhe lëvizjet që do të bëjë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, po sot, Zëri i Amerikës në një artikull të kushtuar dorëheqjes së Tahirit, thekson se “mes ish-ministrit dhe prokurorëve tashmë qëndron vetëm gjykata”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/donald-lu-paralajmeroi-arrestimin-e-tahirit-532132/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright