Donald Lu, një mesazh mirënjohjeje: Shqiptarë, jeni populli më miqësor dhe proamerikan në botë!

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu është shprehur gjatë ceremonisë së betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes se Shqipëria është populli më miqësor dhe pro amerikan në botë. Lu tha gjithashtu se bukuritë natyrore të Shqipërisë i kujtojnë shtëpinë në Kaliforninë Jugore. Ambasadori u tha Vullnetarëve se shqiptarët kanë plagë të thella nga komunizmi.

“Po jetoni në një vend me disa nga ushqimet më të mirë se kudo jashtë Amerikës ku kam jetuar thuajse në 30 vite. Bukuria natyrore më kujton shtëpinë time në Kaliforninë Jugore. Dhe populli më miqësor dhe më pro amerikan në botë. Për të kuptuar heroizmin dhe sakrificën e popullit shqiptar është thelbësore të njihini historinë e tij. Shqiptarët e brezit tim, njerëz që kanë jetuar nën komunizëm, kanë plagë të thella dhe të vërteta të fshehura. Mendoja se kisha kuptuar tragjedinë e komunizmit shqiptar. Më pas lexova librin ‘Ridënimi’ të Fatos Lubonjës dhe u bë e qartë që as nuk kisha filluar ta kuptoja betejën, tragjedinë dhe guximin e njerëzve, që jetuan gjatë asaj periudhe. Njerëzit e moshës suaj kanë gjithashtu histori të mrekullueshme rreth vullnetit absolut për të mbijetuar gjatë pasigurisë pas rënies së komunizmit dhe kaosit të trazirave, dhe pragun e luftës civile të viteve 1990, ky është një vend ku historia ka rëndësi”.