Domethëniet e emrave të shënuar në armët dhe municionin e përdorur për masakrën në Zelandën e re

Një tjetër anë e kësaj ngjarje ngjethëse janë mbishkrimet që vrasësi ka lënë në armët dhe municionet e përdorura për të realizuar masakrën.

Të tjera detaje me një domethënie janë zbuluar në lidhje me agresorin Brenton Tarrant, i cili është një nga katër personat që i morën jetën 49 personave dhe plagosën dhjetëra të tjerë gjatë sulmit në dy xhami në Zelandën e Re.

Tarrant publikoi gjithë skenën live në “Facebook”-un e tij, ndërsa nga pamjet e armëve, nuk mbeti pa u vënë re disa mbishkrime.

Në armët e krimit, sulmuesi kishte shkruar emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ai kishte shkruar gjithashtu emrin e Gjergj Arianitit, i cili ishte vjehrri i Skënderbeut, babai i Donika Kastriotit.

Në armët dhe municionet e përdorura për kryerjen e masakrës ai kishte të shkruar në germat cirilike edhe emrat: Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar. Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari”

I dyshuari australian Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic ishte në rrjtetet sociale besohet të ketë publikuar një manifest, prej 73 faqesh në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë.

Në videon e publikuar në “Facebook”, në sfond dëgjohet një këngë serbe, e cila madhëron ‘kasapin e Bosnjës’, të dënuarin për krime lufte Radovan Karaxhiq.

“Origjina e gjuhës time është evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimet e mia janë evropiane, identiteti im është evropian dhe më e rëndësishmja gjaku im është evropian”, shkroi ai, shkruan gazeta ” The Sydney morning herald”.

Në armën e tij mes figurave serbe shkruante edhe emri i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione që Tarrant posedonte ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje.

Muzika të cilën ai po e dëgjonte në makinë në sfondin e videos së sulmit ishte në gjuhën serbe dhe një në gjermanisht. Këngë serbe i referohen “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiç, një kriminel i dënuar lufte dhe udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës.

Por ajo se çfarë e tërhoqi vëmendjen  e mediave ishte postimi i terroristit para disa dite ne tëitter, ku ai kishte publikuar armën e tij me këto mbishkrime, gjë që shkaktoi shumë pikëpyetje në opinion.