“DOM” RREFIMI I MESHTARIT

Në Nju Jork eshte shfaqur me 23 tetor premiera e filmit dokumentar “Dom” i Bujar Alimanit me Skenar të Dritan Haxhia, producentë: Dritan Haxhia & Damian Pervizi, montazhi:Sabir Kanaqi,muzika Fatrin Krajka, fotografia Dritan Haxhia,S abir Kanaqi; TD Digital Production- Euro-Photography-90 Production. Fimi i kushtohet meshtarit Dom Pjeter Popajt dhe shërbimit të rreth 30 vjeçar per komunitetin shqiptar dhe atdheut. Kleriku Dom Pjeter Popaj pat celebruar meshën e parë në Kishën Shqiptare të Bronxit, ku paten marre pjesë mbi 1014 besimtar. Kryetari i këshillit të Kishës”Zoja e Shkodrës” z. Tonin Lumaj, u ka uruar ,mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka prezantuar realizuesit e dokumentarit.
Te pranishmit kanë vizituar ekspozitën fotografike të Dritan Haxhisë kushtuar Famullitarit Dom Pjetër Popaj. Kryetari i këshillit të Kishës”Zoja e Shkodrës” z. Tonin Lumaj, u ka uruar ,mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka prezantuar realizuesit e dokumentarit “DOM”. Autori i skenarit dhe bashkautor i fotografisë, Dritan Haxhia, falenderoi dom Pjetër Popaj, që pranoi ta ndanin bashkë eksperiencën 30 vjecare për t’ia përcjellë shikuesit përmes kamerave. Më pas ai u ndal në rrugëtimine tij në shtigjet e gazetarisë dhe fotografisë, që nga fiksimi i refugjatëve të parë shqiptar që kaluan kufirin grek në fillim vitet ‘90 të shekullit të shkuar(ekspoziat e tij në Athinë, Tiranë dhe Nju Jork) e deri në ditët e sotme në SHBA, si nisi bashkëpunimi me Alimanin dhe pjestarët e tjerë të këtij dokumentari, si u bashkua pasioni dhe inspirimi në këtë bashkëpunim vullnetar, ku koston prej 20 mijë dollarësh e ka përballuar vetë ekipi realizues. Dritani ne vazhdim ka prezantuar regjizorin Alimani perpara pjesmarresve dhe medias.
Alimai nuk ka lene pa vlerësuar lartë personalitetin e klerikut shqiptar. Ka treguar se, Dom Pjetër Popaj, kur e takova për të parën herë në një veprimtari të komunitetit, u impresiova me shqipen e kulluar te tij.  Me bëri për vete erudicioni i klerikut. Ai tregon se si u ndje kur vizitoi për të parën herën bibliotekën e dom Pjetër Popajt, ku mes rafteve gjeti librat e Martin Camajt, Ismail Kadaresë e Dritëro Agollit, si dhe disa enciklopedi e shumë shkrimtarë të huaj te letersise boterore.
Me tej Alimani ka vazhduar te tregoje per mediat… “Dhjetëra orë material i xhiruar për të nxjerrë një figurë modeste dhe humane të një kleriku i cili edhe pse jo shumë i vjeter, me një karakter tepër karizmatik ka mundur të vijojë një rrugë të hapur nga parardhesit e tij që nga Fishta e deri te Imzot Rrok Mirdita duke qenë njekohësisht njeri i thjeshtë, bashkëkohor dhe enciklopedik”.  Dom Pjetër Popajn Alimani do ta shihte për herë të parë në një festë shqiptarësh në Nju Jork ku e kishte ftuar miku i tij i vjeter, Gazetari dhe Fotografi i njohur ne emigracion prej 25 vitesh, Dritan Haxhia. “Aty kam njohur Dom Pjetër Popaj- vazhdon Alimani…Natyrisht s’më bënte ndonjë përshtypje të veçantë rituali, pasi në Greqi ku kisha jetuar gjatë kisha parë me dhjetëra të tillë, por më impresionoi shumë kleriku që e kryente atë. Ishte një njeri erudit i emigruar nga Ulqini në 1974. Njeri që njihte shumë mirë disa gjuhë, studiues i disa Akademive, bartës i shumë diplomave. Për regjisorin Alimani, filmi është një dokumentar për besimin, durimin, paqen dhe humanizmin. Për fenë komb apo kombin fe, për dilemat, bindjet, fuqinë mbi tragjeditë personale dhe lumturinë e cila gjendet në gjërat e ‘vogla’.      F-B NY