Divjaka, një mbretëri natyrore që mund të vizitohet në çdo ditë të vitit dhe të të mrekullojë çdo moment

Divjaka, një nga parqet natyrore  më të vizituara për turizmin e vëzhgimit, rifillon sezonin e ri turistik me vëzhgimin e shpendëve ujorë.

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.

Shembulli më domethënës për këtë është Parku Kombëtar i Divjakës, ku çdo fundjavë me dhjetra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që kanë zbritur kohët e fundit  dhe vazhdojnë të zbresin në këtë park të mbrojtur më së miri.

Objektivi kryesor është Pelikani Kaçurrel, por jo vetëm, janë edhe shpendë të tjerë si  flamingot që gjallojnë në strugat e ëmbla, roast e egra, çafkat, karabullakët etj. që kanë pushtuar lagunën dhe strugat rreth saj.

I kontaktuar së fundmi me Drejtorin e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Fierit, që mbulon dhe Parkun Divjakë-Karavasta Ardian Koçi, mësova se, nga Janari i këtij viti e deri më tani,në këtë park janë future rreth 383.000 vizitor vendas dhe të huaj.

Ardiani thotë : “sipas statistikave të administratës sonë, janë future në park 356 mij shqiptar nga të cilët 20443 janë shoqëruar në guidat e tyre turistike në ambientet e parkut nga specialistët tanë të natyrës. Ndërsa turistë të ardhur nga vend të tjera evropiane apo edhe më larg, numërohen rreth 27 mijë nga të cilët 3824 janë shoqëruar nga punonjësit tanë të parkut që flasin në disa gjuhë të huaja. Vendet më të preferuara kanë qenë “Ishulli i Pelikanit”, Këneta e Madhe ku mbretëronë Pelikani,por ka dhe shpendë të veçantë dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen flamingot dhe roast e egra.  Jemi në prag të sezonit kur kthehen shpendët migrator dhe laguna do të marri një pamje mjaftë spetakolare,por dhe vizitor të tyre do të kemi më shumë” thot ai.

Tashmë vizitorët nuk janë kurioz të shlodhen në bregdet apo të shëtisin në pyllin e veçantë me pisha të buta, të shijojnë peshkun apo ngjalat e shijshme të Kënetës së Karavastasë, por ata mund të vëzhgojnë edhe shpendë të ndryshëm në jetën e tyre të egër.

Zbatimi i moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, në këtë zonë ka sjellë një rigjallërim të faunës së egër.

Flamingot dhe pelikanët kaçurrelë që popullojnë lagunën e Karavastasë,kanë  tërhequr   edhe vëmendjen e mediave botërore me reportazhet e tyre të shumta për jetën e egër në këtë park. Divjaka është një mbretëri natyrore që mund të vizitohet në çdo ditë të vitit…

ATSH. N.Lena