DITELINDJA E AKTORES SE HOLLYWOOD/ Nicole Kidman në 50-vjetorin e lindjes, e suksesshme, sharmante dhe tunduese

Më 20 qershor mbush 50 vjeç një nga gratë më elegante të kohëve tona:po flasim për Nicole Kidman, ndër aktoret më të respektueshme dhe ikonë e padiskutueshme e modës dhe sharmit .

Që prej debutimit në kinema deri më sot, stili i saj ka qenë gjithmonë në lartësinë e duhur të sukseseve kinematografike, si dhe një nga yjet më brilante të Hollywood.

Nuk është ekzagjerim të thuash se ka shumë për të treguar për të dhe shumë për mësuar nga veshjet e saj gjithmonë të pagabueshme.

Nga Australia në Hollywood

Fillojmë nga 1983 dhe nga kjo fotografi që pasqyron një Nicole kaq të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të imagjinojmë sot.
Kaçurela voluminozë, një kostum të lehtë të bardhe me gri dhe këpucët të bardha. Në sfond, një urë e Sydney, që e la aty për të ardhur në Itali e më pas në Los Angeles.

Nicole dhe Tom Cruise

Të flasësh për Kidman do të thotë të citosh edhe Tom Cruise, të paktën përsa i përket të kaluarës. Filmat e parë të saj të rëndësishëm ashtu si dhe tapetet e parë të kuq janë me të. Stili i Nicole është sensual.

Fama

Fundi i martesës me Cruise, në 2001, koinçidon me një periudhë përqëndrimi maksimal në set.

Nicole e Keith Urban

Në periudhën e punës më intensive të jetës së saj, nga 2001 në 2006, Kidman deklaroi se ishte e çuditur nga suksesi i madh në kinema, sesa nga jeta personale e saj. Dhe ja që edhe kjo fillon të bie në mometin që takon këngëtarin Keith Urban.
Të dy janë çift që prej 2006, janë martuar dhe kanë dy vajza. Stili i saj pranë tij? I sofistikuar dhe rafinuar.

Kostumi, i preferuari i saj

Kostumin me pantallona ose fund e ka veshur që nga fillimet e saj dhe nuk ka dashur të heqë dorë as në momentin e dorëzimit të yllit në Walk of Fame./Grazia/k.s/ATA?