Die Welt: Turizmi kulturor, pasuria e re e Shqipërisë

Një nga gazetat më prestigjioze gjermane e specifikon në këtë trashëgimi kulturore periudhën komuniste dhe ndërtimet e fortifikatave mbrojtëse siç janë bunkerët

Një nga gazetat më prestigjioze gjermane “Die Welt”, shkruan për turizmin kulturor në Shqipëri dhe specifikon në këtë trashëgimi kulturore periudhën komuniste dhe ndërtimet e fortifikatave mbrojtëse siç janë bunkerët që u bënë në periudhën e Luftës së Ftohtë. Konkretisht, gazeta shkruan se tashmë ata dhe vendstrehimet e projektuara për të mbrojtur udhëheqjen komuniste, janë kthyer në vende pelegrinazhi për vizitorët, kuriozët dhe turistët e huaj që nuk kanë informacion mbi këtë paradoks paranojak të kastës së kuqe. “Bunkerët ndodhen kudo, – shkruan gazeta, – dhe tashmë ata po vlerësohen si një mundësi për të tërhequr turistët duke i kthyer kështu edhe në një vlerë ekonomike gjë që nuk e përmbushën dot në periudhën që u ndërtuan”.

“Bunkerët ndodhen kudo, – shkruan gazeta, – dhe tashmë ata po vlerësohen si një mundësi për të tërhequr turistët duke i kthyer kështu edhe në një vlerë ekonomike gjë që nuk e përmbushën dot në periudhën që u ndërtuan”.