Dështon takimi i shumëpritur Rama-Basha. Palët nuk dakordësohen mes tyre për drejtësinë

Përfundon pas 3 orësh takimi Rama-Basha, kryeministri: PD e refuzoi, nga ky moment drafti në parlament.

Palët nuk arritën dakortësi lidhur me formulën e emërimeve të anëtarëve të institucioneve të Drejtësisë nga ana e parlamentit. Kryeministri: Pranuam dy të tretat. Basha: Kërkuam formulën e “vendeve të rezervuara” e cila garanton moskapjen

Ka dështuar sonte takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për Reformën në Drejtësi. Pas tre orësh bisedimesh mes palëve, si zoti Rama ashtu dhe zoti Basha bënë përgjegjës njëri tjetrin për dështimin e bisedimeve të sotme. Ashtu sic ishte paralajmëruar, ngërci ka qenë i lidhur me formulën e votimit të disa prej anëtarëve të institucioneve të Drejtësisë që emërohen nga parlamenti.

“Drafti që kishim në tryezën e diskutimit ishte ai i diskutuar në komisionin e Posacëm, i shoqëruar me një plan disa pikësh që u ofrua nga ekspertët e huaj për të lehtësuar afrimin mes palëve. Ne e kishim pranuar 100 përqind këtë plan ku përfshihej dhe shumica e cilësuar e dy të tretave që është kërkuar pa pushim nga PD pas leximit të parë të raportit të Komisionit të Venecias”, deklaroi kryeministri Rama, duke shtuar se “për habinë e shumëkujt, PD e refuzoi këtë ofertë që e barazon shumicën dhe opozitën në përzgjedhjen me votë të kandidatëve”.

Nga ana e tij kreu demokrat Basha shpjegoi se “ne erdhëm me modelin e Venecias atë të vendeve të rezervuara që garanton moskapjen politike. E kundërta është një kapje. Shumica nuk ka argument dhe vetëm ajo mban përgjegjësinë e abortimit të një kompromisi që con në dështimin e reformës në Drejtësi”, deklaroi zoti Basha, në daljen e tij menjëherë pas kryeministrit.

Shumica la megjithatë një derë të hapur për vazhdim të bisedimeve mes palëve. “Jemi gati të dëgjojmë cdo ide e propozim që nuk e cënon thelbësisht përmbajtjen e draftit dhe që nuk përbën një përpjekje për të mbajtur duart brenda sistemit të Drejtësisë. Të hapur për cdo përmirësim”, deklaroi zoti Rama duke njoftuar se “ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë në rrugën e vetme që kemi. Pas këtij takimi reforma do të niset drejt e për në sallën e parlamentit”, njoftoi zoti Rama, duke saktësuar se “deri ditën e votës në parlament ka plot orë dhe jo pak ditë që demokratët të mos e humbasin këtë tren të historisë dhe krejt fytyrën e tyre”. Por kryetari demokrat paralajmëroi se “çdo akt unilateral i një pakete të parakorduar me opozitën është një dështim i sigurt. Çdo dështim është shtyrje e reformës në drejtësi”, tha zoti Basha sipas të cilit “ky është në të vërtetë qëllimi i shumicës”.

Kryeministri Edi Rama ka dalë para medias duke njoftuar se takimi me përfaqësinë e opozitës ka përfundoi pa rezulta takimi i shumëpritur. Rama akuzoi Bashën si shkaktarin kryesor për minimin e Reformës në Drejtësi.

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Pas tre orësh bisedime në ambientet e Pallatit të Kongreseve, palët nuk kanë arritur në rezultate konkrete për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.

Pas këtij takimi reforma do të niset drejt parlamentit.

Rama pas takimit me Bashën deklaroi: Ne ishim mikëpritësit por ishte dëshira e miqve të dilja përpara që nuk është shumë e natyrshme që mikpritësi të lërë mikun brenda. Më vjen sinqerisht keq që nuk arritëm të bindim PD për të votuar sëbashku draftin e shkruar bashkarisht me partnerët tanë strategjik të reformës në drejtësi, por më vjen mirë tu them gjithë shqiptarëve që i bëra të gjitha përpjekjet e mundshme, i bëmë gjithë përpjekjet e mundshme, për tu dhënë kundërshtarëve politikë një mundësi reale kompromisi, pa cënuar përmbajtjen thelbësore të kësaj reforme. Dhe me përpjekje të mundshme nuk kam parasysh vetëm këto orë që kaluam sot me një diskutim të hapour dhe të drejtëpërdrejtë, por kam parasysh një vit e gjysëm proçes.

Drafti që kishim në tryezën e diskutimit ishte ai i diskutuar në Komisionin e Posaçëm të reformës në drejtësi i shoqëruar me një plan disa pikësh që u ofrua nga ekspertët amerikanë dhe europianë për të lehtësuar afrimin mes palëve. Ne e kishim pranuar 100% këtë plan ku përfshihej dhe shumica e cilësuar e dy të tretave që është kërkuar pa pushim nga PD pas leximit të parë të raportit të Venecias.

Për habinë e shumë kujt ndoshta, por jo timin, PD e refuzoi këtë ofertë që e barazon shumicën dhe opozitën në përzjedhjen me votë të kandidatëve për pozicione të caktuara në sistemin gjyqësor. Unë nuk u habita sepse nuk hyj tek ata që mendojnë se PD e do reformën e drejtësisë, por pikërisht sepse kam menduar kështu që ditën e parë, kam qenë jashtëzakonisht më i duruar se herë tjetër dhe kam kërkuar nga të gjithë durimin më të madh. Të njëjtën gjë ka bërë dhe aleati ynë.