Denoncimet e ish-kryeministrit, Sali Berisha: Rama i mashtroi shqiptarët për patentat! Nuk njihen nga pala greke

Berisha: Narkoshteti drejt falimentimit, nuk ka para për të paguar rrogat

Edhe pse në ditë pushimesh, ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncimet e qytetarëve që i vijnë atij përmes postës elektronike. Edhe gjatë ditës së djeshme Berisha ka publikuar një sërë denoncimesh, ku përmes rrjetit sociale “Facebook”, ai denoncoi faktin se shteti është drejt falimentimit. Në denoncimin e tij, Berisha iu referua mesazhit të “nëpunësit digjital”, i cili i shkruan se shteti ka dy muaj probleme me likuidimet dhe se paga e lindjeve të qershorit akoma nuk është paguar. Ndër të tjera në mesazh thuhet gjithashtu se në shtator do të falimentojnë dy kompani të mëdha ku dëmi do të jetë 5000 të papunë. “Narkoshteti drejt falimentimit! Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital. Sb “Përshëndetje Doktor shteti nuk ka më lekë. U bë 2 muaj që ka problem me likujdimet e pagave, pagat e lejeve të lindjeve të qershorit akoma nuk është paguar. Muajin gusht ka rrezik s’do paguajnë as pensionet. Kjo është gjenjda alarmante. Tatimet kanë dalë në terren të mbledhin sa më shumë. KM ka vënë gjoba bizneseve në vlera 1milion dollarë që të dalë nga kjo krizë. Në muajin shtator falimentojnë 2 kompani të mëdha, dëmi do jetë rreth 5,000 të papunë. Bankat kanë 3 muaj që e dinë dhe nuk japin kredi dhe as gjë”- thuhet në denoncimin e Berishës. Më pas ish-kryeministri do të publikonte një tjetër denoncim, kësaj radhe të një emigranti shqiptar në Greqi, i cili thekson se ndryshe nga sa njoftoi kryeministri Edi Rama, vendi fqinj nuk i njeh akoma patentat shqiptare. Sipas tij patenta shqiptare nuk njihet nga autoritet greke, dhe as marrëveshja që kryeministri Rama pretendon se është lidhur me vendin fqinj. “Habi e madhe?! Emigranti dixhital nxjerr rrenacak piktorin dështak! Lexoni mesazhin e tij. sb “Përshëndetje Zoti Berisha! Kam parë disa nga lajmet gënjeshtër të Edi Ramës për njohjen e patentave shqiptare në Greqi… Sapo na ndali policia greke dhe tërhoqi direkt patentën, dhe tha sa s’e ka dëgjuar askund këtë marrëveshje… Falëminderit nëse e bëni publike”- thuhet në mesazhin e publikuar dje nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.