Dega e VATRES në Washington DC u bën thirrje palëve në Shqipëri të ulen në bisedime

DEKLARATE E DEGES SE VATRES WASHINGTON DC
10 QERSHOR 2019

Dega e VATRES ne Washington DC zhvilloi me date 10 qershor 2019 mbledhjen e saj te dyte per kete vit.
Ne kete mbledhje u diskutua njoftimi i Kryesise se VATRES i dates 8 Maj 2019 botuar ne gazeten Dielli. Gjate diskutimeve ne kete mbledhje Dega e quajti absurde qe njoftime per vendime te tilla sot ne shekullin 21 te behen nepermjet gazetes 22 dite pasi vendimet jane marre dhe jo nepermjet emailit drejtuar kryesise se deges.
Megjithate Dega mori ne shqyrtim keto vendime te Kryesie.
Se pari ashtu sic eshte permendur ne emailet e me parshme nga ana e Deges Washington duket krejtesisht e paqarte se ne baze te cilavet nene te Kanunores jane marre keto vendime.
Se dyti duke pasur parasysh qe amandamentet e kanunores te aprovuara ne Kuvendin e VATRES Jacksonville 2015 u quajten shfuqizuara ne mbledhjen e keshillit drejtues me 3 Mars 2018 nga mbeshtetisit e Mishtos dhe premtimet absurde se nje projekt e ri i kanunores do te dilte prape ne drite, sot pas 2 vjetesh mbetet e paqarte se ne baze te çfarë nenesh te kanunores vepron sot VATRA?
Duke nisur nga fakti qe Kuvendi zgjedhor i VATRES nuk u mbajt me 2018 sic e parashikon Nyja 28- (Kuvendi) dhe Nyja 11 (Zyrtaret) dhe, atehere VATRA valle po vepron me amandamentet e e pezulluara?
Kerkesa e Kryesise qe deget te organizojne Kuvende eshte shpikja e re e kesaj kryesie. Deget nuk organizojne Kuvende por mbledhje per programin qe do te diskutohet ne Kuvend, i cili zakonisht paraqitet nga Kryesia duke perfshire dhe sygjerimet e Degeve.
Ne njoftimin e Gazetes Dielli Maj 2019 – kryesia i kerkon degeve te saktesojne listat e anetarsise dhe te paguaje kuotat dhe, mbasi te kryejne te gjitha keto, do pergatitet te saktesoje kohen e Kuvendit.
Duket qe Kryesia qellimisht harron disa gjera themelore dhe bazore qe perbejne cdo insitut ne SHBA.
1-Detyra e Kryesise ne baze te Kanunores eshte te caktoje daten e Kuvendit dhe tu japi Kohe degeve te pergatitisin detyrime dhe mendimet e tyre brenda afatit te caktuar dhe nqs ky afat nuk arrihet ateher diskutohet shtyrja apo jo e dites se Kuvendit.
2- Po ju kujtojme Kryesise dhe Kryetarit se MANDATI qe kryetari me mburrje e deklaron gjithmone, megjithese u zgjodh me votat te listave te pasaktesuara dhe me pagesat e anetaresimeve te bera diten e Kuvendit, i perfundoi me date 10 Qershor
2019 ne ora 11:59 te nates. Duke pasur parasysh deklarimin e kryetarit ne mbledhjen e Keshillit Drejtues se dates 3 Mars 2018 se ai do te qendroje vetem nje
mandat 2 vjecar, atehere MANDATI i tij ka mbaruar. Ai duhet te largohet menjehere se ne baze te Kanunores me apo pa amandamente, ai po qendron ne
VATER jo ne baze te rregullave te insititucionit te VATRES por sipas tekave dhe kapriçove te tij. Duke pasur parasysh qe ne dy vitet e fundit Keshilli Drejtues eshte mbledhur vetem dy here ne 2 vjet ndersa Kanunorja e VATRES e ka 6 here ne vit dhe amandamentet e kane 4 here ne vit, tregon qarte se Kryetari nuk eshte gje tjeter veçse nje matrapaz i dobet institucional dhe nje hipokrit i veshur me xhaketen e se
ardhmes.
3-Dega Washington DC i kujton Kryesise se e drejta per te caktuar diten e Kuvendit i humbi me 10 qershore 2019 ne ora 11:59. Ju kujtojme zoterinjeve te nderuar se ne SHBA askush nuk eshte mbi ligjin. Ne Shqiperi po, por jo ne SHBA, ne djepin e demokracise boterore. Dhe nqs e harroni eshte Dega Washington DC tua kujtoje. E ardhmja fillon tek respektimi i rregullit dhe ligjit te institucionit perkates dhe jo tek leksionet per sy e faqe per demokracine per te tjeret.
4. Dega Washington DC shpreh indinjaten e saj te thelle se gjate ketyre dy vjeteve institucioni kombetar shekullor VATRA ka heshtur per ceshtjen ÇAME dhe për ekstremizmin grek, si ne Shqiperi dhe ketu ne SHBA.
VATRA deshtoi te publikonte nje deklarate te qarte e te plote per ceshtjen Çame gjate manifestimit madheshtor të paradës qe u be ne New York. Deklarata duhej ti drejtohej Departamentit te Shtetit, Organizates se Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Gjykates se te Drejtave te Njeriut dhe asaj Europiane.
VATRA deshtoi ti pergjigjej ektremizmit te lobit grek ne SHBA. Deshtoi tu pergjigjej publikisht deklaratave ekstremiste te Nikolla Gage ne Florida te ketij viti dhe manifestimit Grek ne Boston ne Mars te ketij vitit.
5. Dega Washinton DC shpreh indinjaten e saj per mohimin e kerkeses se saj per mbledhje te jashtezakonshme ne VATER pas deklarimeve publike te Kryetarit te Insitutit te Krimeve te Komunizmit ne Shqiperi Agron Tufa, ne lidhje me çeshtjen e babait te Kryetarit te VATRES i cili, ne cilesine e prokurorit gjate diktatures
komuniste, ka kerkuar denim me vdekje per nenshtetas shqiptar vetem se ai kerkoj te arratisej. Keto deklarime te Z. Agron Tufa u bene pas vizites qe ai beri ne
seline qendrore te VATRES ne New York.
6. Dega Washington DC e mbeshtet vendimin e VATRES ne kerkesen e saj qe i ben qeverise Shqiptare per ndarjen e saj nga komunizmi ne menyre te prere, nepermjet ligjit, por me te drejte ngre pyetjen: po VATREN cili nen e mbron nga ish komunistet apo ish prokuroret e komunizmit ketu ne SHBA? Amandamenti qe mbronte u quajt i shfuqizuar nga bashkëpuntorët e Mishtos me 3 Mars 2018. Cili amandament apo nyje e Kanunores e mbron VATREN nga e kaluara komuniste?
Duke pasur parasysh te gjitha keto fakte Dega Washington DC i ben thirrje te gjithe atyre vatraneve qe kane sherbyer me dekada ne VATER, duke perjashtuar ata qe i sherbejne kryesise se sotme apo jane mentore ose shefa kabinetesh apo shefa seksionesh dhe këshilltarë personalë te kryetarit, te mblidhen dhe te diskutojme se si te shpetojme nga katastrofa institucionale e morale ku ky institucioni madhor i kombit ka hyre ne keto 2 vjet e fundit.
ergjigja e Editorit te Diellit ne lidhje me kerkesen e Deges se VATRES Washington DC per botimin e Deklarates se kesaj Dege me 10 Qershor 2019
Jun 20 at 8:35 AM
Në përgjigje të deklaratës tuaj të përsëritur për të botuar në “DIELLI”, gazetën e
Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”, Deklaratën tuaj, sqaroj:
Editori nuk mund ta publikojë deklaratën sepse në të kundërtën do të shkelte kushtetutën e VATRËS.
Në Kushtetutën e Vatrës, në të gjitha botimet e derisotshme, përfshirë dhe atë të printuar nga Kryetari Gjon Buçaj pas lënies së detyrës, janë të përcaktuara qartë se çfarë botohet dhe çfarë jo në gazetën”DIELLI”.
Do të mjaftonte që para se ta shkruanit deklaratën t’i kishit hedhur një sy kapitullit
”Marrdhëniet e Qendrës me Degët, që ndodhet në faqen 11 të Kushtetutës së botuar në tetor 1926 dhe ribotuar në dhjetor 1954.- Është ruajtur formulimi tekstualisht edhe në riprintimin që i a bërë dr. Buçaj pas Kuvendit të qershorit të
vitit 2017.
Nyjë 52
Çdo degë i bindet qendrës gjer në t’ardhur të Kuvendit.
Çdo degë s’ka të drejtë në mes të motit të qërtojë ose të friksojë Kryetarin ose
Komisionin me artikuj, mbledhje, rezoluta ose qarkore.
Nyjë 53-
Çdo degë munt t’i shtrojë këshilla dhe qarje Komissionit(Qendrës), por s’ka të drejtë t’i kërkojë botimin e çdo gjëje që dërgon në Qendër.
Nyjë 54-
Raportet e mbledhjeve të degëve botohen në organ të Vatrës, por raportets’duhet të kenë frymë polemike, as duhet të kenë qëllimin të goditen tërthorë vendimet e Kuvendit.
Siç e shihni I nderuar kryetar, ata që hartuan Kushtetutën e Vatrës i kanë përcaktuar shumë qartë se çfarë boton dhe çfarë nuk boton gazeta Dielli.
Një shënim shtese :
Ju keni 2 vjet që nuk i keni shlyer detyrimet ndaj gazetës dhe koston për dërgimin e Diellit e ka përballuar qendra. Sipas vendimit të kryesisë Ju ndërpritet dërgimi I gazetës për të gjithë anëtarët që nuk kanë paguar deri sa të mbërrijnë pagesat. Ata që kanë paguar prej degës tuaj do të vazhdojnë ta marrin gazetën.
Editori i Diellit
Dalip Greca
20 qershor 2019

Ne Pergjigje te Editorit te Gazetes Dielli ne lidhje me mosbotimin e e vendimeve te mbledhjes Deges Washington DC me date 10
Qershor 2019

Dalip,

Ne rradhe te pare ne si dege jemi shume te gezuar qe me ne fund po i referohesh Kanunores per te na kthyer pergjigje kerkeses se Deges Washington DC. Ky fakt na kenaq pa mase.
Megjithate duke ju referuar arsyetimit tend per te refezuar kerkesen e Deges Washington DC per botimin e vendimeve te mbledhjes se saj me 10 Qershor 2019 theksojme se:

Se pari Kanunorja nuk eshte kosh qershish qe kur na intereson permendim Nyjet dhe i perdorim ato tu kerkojme llogari atyre qe nuk mendojne si ne, ndersa kur Nyjet kryesore te Kanunores shkelen rende per cudi shkeljet anash kalohen duke perfshire ketu dhe ty.

Se dyti Kanunorja nuk fillon ne Nyjen 52 fillon shume perpara se Nyja
52. Megjithese Dega e Vatres ne Washington DC i ka theksuar prej 2 vjetesh shkeljet e renda te Kanunores po i pergjigjemi arsyetimin tend.

1- Ti i referohesh Nyjes 52 shume e drejte. Por per cudi harron Nyjen 73 qe thekson: Cdo njeri që pranon të jetë anetar i Vatrës zotohet ti bindet Kanunores dhe Rregullores pa asnje diskutim.

Duke pasur parasysh qe nyjet 11,16 28, qe jane nyje themelore te VATRES jane shkelur nga Kryetari i VATRES dhe grupi qe e mbeshtet ne te gjithe format na duket pak hipokrite te permendesh Nyjen 52 deges Washington DC.

2-Duke ju refereuar Nyjes 53 qe ti e permenden si arsyetim theksohet qarte se : “Çdo degë munt t’i shtrojë këshilla dhe qarje Komissionit(Qendrës), por s’ka të drejtë t’i kërkojë botimin e çdo gjëje që dërgon në Qendër.”
Ne kemi 2 vjet qe i shtrojme ankimet tona sidomos qendres por qendra nuk merr guximin te pergjigjet prandaj ka dy vjet qe ka deshtuar te beje mbledhje te keshillit drejtues sic e kerkon kanunorja . Gjithashtu Nyja 53 thekson se : Dega s’ka të drejtë t’i kërkojë botimin e çdo gjëje që dërgon në Qendër.” Me fal po cfare ke botuar ti nga ato qe Dega Washington te ka derguar ne keto 2 vjet e fundit? Cfare? Asgje. As aktivitet e Deges Washington DC ne keto 2 vjet e fundit qe botohen nga mediat shqiptare ketu ne SHBA nuk guxon ti botosh. Ti thjesht ja ke mbyllur
deren Deges Washington DC tek Gazeta Dielli, Facebook Dielli VATRA dhe faqja e internetit te Gazetes Dielli te cilen anetaret e Deges Washington e konfiguruan dhe e ribene profesional dhe ti ke mundesi ta perdoresh sot dhe mijera njerez sot e ndjekin.

Sipas Nyjes 54 qe ti i referohesh ka nje problem. Deklarate e Deges Washington DC e Dates 10 qershor nuk godet terthorte vendimet e Kuvendit dy vjet me pare por godet drejtper se drejti aktet e shkeljes se Kanunores nga ana e Kryetarit dhe grupi te tij, frymen percarese dhe te hipokrizise qe ka sjelle ne VATER ne keto 2 vjet . Nqs ty te duket se deklarata jone ka fryme polemike ti je editori redaktoje frymen polemike te deklarates sone dhe ler faktet qe ajo paraqet.

Sa per pagesat e Deges Washington DC eshte me mire te konsultohesh me Financierin e VATRES. Nuk eshte faji i Deges Washington DC qe megjithese Dega ua dergoi pagesat per vitin 2018 ne korrik te 2018 ju nuk I moret. Nqs ju nuk jeni ne gjendje te merrni nje pako thjesht nga Fedex por ta hubisni atehere me vjen keq po ky eshte problemi juaj. Sa per informacion nuk na shqeteson fare fakti qe nuk marrim Gazeten. Cfare Gazete ? Ate gazeta qe e drejtuar nga ju i ka mbyllur deren deges me te vjeter te VATRES dhe qe nen drejtimin tend pretendon se eshte gazeta e fjales se lire.
Liria fillon ne VATER perpara se ti predikohet te tjereve.

Kryesia Deges VATRA Washington DC
21 Qershor 2019