Debate të ashpra sot në Kuvendin e Shqipërisë. Tahirin, Ahmetaj, Ruçin, Braçe të gjithë kundër Blushit

Fjalimi i ashpër në Kuvend i deputetit socialist Ben Blushi: Rilindja, vëllazëria e vesit
Blushi: Rama solli përdhunuesit, kriminelët, pisllëkun në politikë
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për futjen e kriminelëve në politikë. Ai ka komentuar rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i cili rezultoi i dënuar për përdhunim në Itali.
Ai tha se ajo që ndodhi në Kavajës është e papranueshme si model. “Ajo që ka ndodhur me ish-kreun e bashkisë së Kavajës është dëshmi e pastër e degradimit moral. Ai (Rroshi) e çau jetën me mënyrën që dinte, një shoqëri më e përparuar se e jona e ndëshkoi, ne e morëm e bënë kryetar bashkie. Këtu nuk ka avokatë, inxhinierë që duhen zgjedhur, por zgjidhen përdhunues që Rama ! Ata (Itali) e ndëshkuan, ne e zgjodhëm, kjo është arsyeja pse nuk jemi në BE. Dikush mendon se ky djalë kapërceu dallgën e përdhunimit për të çarë në jetë. Dhe ky (Rama) shkon e bëri kryetar bashkie”,- tha Ben Blushi. Kryeministri solli krimin e rrugës në Parlament, i zgjodhi e u dha imunitet, para , pushtet. Kjo është kriminale , kjo mbetet masakruese që PS-në e bëri Rilindje të kriminelëve. Edi Rama solli krimin, solli pisllëkun në parlament e në politikë,- tha Blushi. Më poshtë mund të lexoni pjesë nga fjalimi i Blushit
***
“Në këtë parlament kane ndodhur shumë skenarë të denjë për filma të pabesueshëm dhe unë do tregoj një subjekt filmi sot. Quhet “Boardëalk Empire” dhe bën fjalë për mënyrën se si një qytet iu nënshtrua krimit te veshur me kostum politik në vitet 1920-‘30 në SHBA. Ishte koha e Prohibicionit, e ndalimit të pijeve alkoolike, ç’ka gjallëroi kontrabandën dhe krimin në SHBA. “Boardëalk Empire” tregon se si një njeri me pushtet, i cili ka ekzistuar realisht në ato vite, Enok Johnson, nënshtroi një qytet duke e kthyet në kryeqytetin e vesit të prostitucionit, të kotrabandës, kumarit dhe krimit. Politika ishte krimi dhe krimi ishte politika kjo është historia e “Boardëalk Empire”. Atlantic City ishte qyteti. Politika ishte vesi i tij. Krimi u bë mënyrë e tij e jetesës. Kriminelet ishin me kostum dhe me parfum.
Por këtu po flasim për vitet 1930. Për shkak të industrisë së vesit, Atlantik City ç’është e vërteta lulëzoi. Qyteti fitoi konkurencën me qytete të tjera turistike në SHBA për shkak të kumarit, prostitucionit dhe pijes. Sot është një qytet modern dhe shumë i vizituar. Megjithatë çfarë ndodhi me politikanet që ndërtuan Atlantik City për të fituar para dhe vota përmes parave? A i nderoi SHBA ata njerëz? A doli ndonjë parti dhe tha se ata janë duke punuar dhe madje po punojnë shumë? Askush. Njeriu që ishte në krye të industrisë së vesit, një politikan Enoch Jonnson u dënua të paktën katër herë dhe pjesën e dytë të jetës e kaloi në burg. Pse ndodhi kjo?
Sepse shoqëria ka nevojë të ndëshkojë të padrejtën, të paligjshmen të pamoralshmen dhe të panevojshmen edhe kur ajo shkëlqën në luks, në parfum, në ngjyra dhe në lëkurë. Këtë beri dhe shoqëria amerikane prandaj është sot ajo që është. Nuk iu nështrua industrisë së krimit, vesit por i shkoi moralit virtytit e nderit.
E përmenda rastin e “Boadëalk Empire” për të treguar së si shoqëritë ndahen nga e dëmshmja dhe e pamolashmja. Shoqëritë e përparuara nuk e kthejnë vesin në standard dhe as në mënyrë jetese. Ky debat ka sot më shumë kuptim se kurrë në Shqipëri dhe kushdo që do të kuptoje se sa larg perëndimit jemi në kuptimin e standardit, le të krahasoje rastin e “Boardëalk Empire” me Shqipërinë sot.
Natyrisht që e kuptoni se për çfarë e kam fjalën. Ajo që ka ndodhur në ditët e fundit me ish-kryetarin e bashkisë së Kavajës është dëshmi e pastër e degradimit të moralit politik. Unë personalisht nuk kam asgjë me ish-kryetarin. Ne fakt nuk është ai problemi. Ai beri atë që mendonte se ishte e vlefshme në jetë dhe sigurisht, një shoqëri më e përparuar se e jona e ndëshkoi, kurse ne e bëmë ajkën e shoqërisë, kryetar bashkie. Sepse në këtë vend nuk ka njerëz të ndershëm, poetë, avokatë, inxhinerë por ka përdhunues që duhet të zgjidhen kryetar bashkie. Kjo është diferenca. 40 milje nga Kavaja, Italia e ndëshkoi ne e zgjodhëm kryetar bashkie, ja pse ne nuk jemi në Europë.
Dikush këtu, mendon se ky djalë kapërceu dallgët, e përdhunimit për të çarë jetën e vet. Pasi kapërceu dallgët erdhi në brigjet tona, gjeti një shok që i tha hajde bëhu kryetar bashkie. Dhe e bëri në fakt dy herë rresht. Deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Çështja fillon jo se çfarë ka bërë ish-kryetari i bashkise së Kavajës dhe si i kapërceu ai dallgët e jetës, por çfarë dallgësh po i jep kësaj shoqërie.
Unë sot ju pyes kë keni dalë të mbroni? Çfarë i thoni shoqërisë shqiptare? Që duhet te jesh delinkuent për të marrë një punë? Që duhet të kesh përdhunuar për të bërë karrierë? Që duhet te jesh dënuar për të marrë një detyrë publike? Me kë jeni ju në këtë rast me ligjin apo me njeriun? Kujt i shërben ky qëndrim, shoqërise apo një interesi publik? Akoma me e rëndë është kur dëgjoj ca njerëz nga qeveria që pa pikën e krupës thonë: O po pse duhet të ikë, çfarë rëndësie ka çfarë ka bere dje ai po punon. Kjo është edhe më e rëndë.
Nëse një shatërvan quhet punë ku është degradim i punës. Nëse ca pllaka në qendrën e qytetit quhen punë kjo nuk është punë është fundi i punës. Nëse një qytet e ka më të shenjtë një shatërvan se ligjin ky nuk është fundi i ligjit, por fundi i qytetit. Unë jam i bindur se qyteti i Kavajës nuk mbron atë që nuk mund të mbrohet. Qyteti i Kavajës është i detyruar të mbrojë dhe del në protestë me dhunë e pahir. Nuk besoj. Se do të ishte fatkeqësi, nëse qyteti i Kavajës mendonte se ia vlen të shkëmbesh virtytin me vesin për një llambë, për një pllakë për një palmë e shatërvan. A mund të shkëmbehet nderi me kaq pak?! Nuk besoj se në Kavajë kjo ndodh dhe nuk ka për të ndodhur në Shqipëri, veçse ka ndodhur me pahir. Sepse shoqëritë nuk ndërtohen mbi shatërvan, por mbi modele. Shoqëritë nuk ndërtohen mbi ves, por mbi virtyte.
Çfarë i thoni ju fëmijëve të Shqipërisë sot, ju që dilni e mbroni? Në emër të cilit moral dhe ligj e mbroni faktin se mund të bësh karrierë duke ardhur nga përdhunimi, krimi, shëmtia, dhuna. Në emër të Shqipërisë sigurisht që jo, nuk e bëni, nuk mund ta bëni se nuk keni të drejtë, as në emër të partisë. E di në emër të kujt e bëni. E bëni në emër të një njeriu, shokut, kryetar të Partisë. E pra sa poshtë ka arritur morali i kësaj partie për fat të keq. Mbron shokun e kryetarit të partisë megjithëse e di se mund të ketë vrarë, përdhunuar e trafikuar. Para disa kohësh isha në debat se kush ka më shumë rëndësi, Shqipëria, apo partia, dolën ca më thanë: Çfarë është kjo grackë? Ja pra ky debat u hap prapë: Shqipëria apo partia, interesi publik apo privat? Ja ku është prova sesi cënohet Shqipëria për interesa të partisë duke mbrojtur këtë moral, dhe këtë standard të degraduar.
Para disa kohësh kërkova diçka që mesa duket nuk mund ta bënit dhe nuk jeni të aftë ta bënit: Kërkova të ketë zgjedhje në PS. Natyrisht që askush nuk doli të thoshte Po. E patë çfarë ndodhi në Elbasan: U bë një antimiting se po kërkoja zgjedhje në parti. Por kishte dhe një miting në Kavajë për të mbrojtur atë që ligji e ndëshkon. Ky është standardi ku ka përfunduar rilindja. Kërko zgjedhje, zbatim ligji bëhet antimiting. Ikën për shkak të ligjit se ke përdhunuar partia del në protestë e të mbron të thotë pse ike nga puna. Kjo është “perandoria e vesit”. Këta njerëz që ligji i kap Rilindja po i strehon. Shikoni çfarë po ndodh në Shkodër, Kavajë, Lezhë, Vlorë.
Njerëz që po ikin për shkak të krimit. Ata po kthehen në perandorë sepse kanë në dorë emërimet, interesat, gjithçka në ato qytete. Ato po ikin nga zyrat e shtetit për shkak të ligjit, por i kanë prapë zyrat e pushtetit. Mund të ikësh si deputet, siç ka ndodhur, por emërimet i ke prapë në dorë. Ikën nga kryetar bashkie, por atë që zëvendëson në bashki e ke prapë ti. Ai emërohet nga ti. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo. Në çdo vend të botës ka njerëz që shkojnë nga detyra në burg, vetëm në Shqipëri ndodh që nga burgu të përfundosh në detyrë publike. Kjo është çudia në këtë vend. Ata që kanë qenë në burg, vihen në detyrë publike nderohen.
Ky është standardi jonë. Ky është dëmi më i madh që Rilindja i ka bërë Shqipërisë, dhe PS-së. E detyroi të mbrojë atë që nuk mbrohet. Detyroi të mbrojë atë që ndëshkohet. Nëse sot të jesh socialist do të thotë të mbrosh përdhunimin, dhunën, trafikun e vesin mund t’ju them se sot nuk do të doja të jesh socialist. Nëse të jesh socialist do të thotë të mbrosh krimin, mjerimin, vesin e shëmtinë. Unë nuk jam më një socialist pasi këtë gjë nuk e bëj dot. Për fat të keq kjo nuk është PS-ja që unë njoh. Është rilindja, vëllazëria e vesit në Shqipëri dhe unë sigurisht do vazhdoj deri në fund ta refuzoj këtë normë politike sepse jam i bindur se kjo është arsyeja pse Shqipëria po rrudhet, zvogëlohet ka kaq shumë krim dhe depresion, nuk ka investime, ka kaq shumë shqiptarë që veçse duan të ikin nga Shqipëria vetëm se ata që janë në ofiqe siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kavajës nuk i përfaqësojnë por abuzojnë me ta.

Debati në Kuvend/Replikat e Blushit me Tahirin, Ahmetin dhe Ruçin
Replikat e Blushit me Tahirin, Ahmetin dhe Ruçin
Saimir Tahiri: I fundit që do doja të dëgjoja të tilla gjëra je ti Blush, se është një gjë ta dëgjosh nga Saliu e opozita se kjo është pjesa e të bërit politikë, por jo nga ty e të thuash që s’je socialist se socialistët mbrojnë kriminelët nuk e pranoj, jam i fyer. Kush i mbron bandidët këtu, unë, Dashi, Pandi, Gramozi, Erjoni e me radhë? Dëgjova që ti the se s’je socialist se socialistët mbrojnë bandat, kjo është çështja jote, edhe sipas meje nuk je më në fakt.
Erjon Braçe: Jemi jashtë rendit të ditës totalisht. Unë kujtoja se seancën këtu e prish PD apo Berisha, për fat ai s~është sot në parlament, do ju ftoja të kaloni në rendin e ditës, janë pr/ligje shumë të rëndësishme.
Ben Blushi: U ftova në një debat që s’e kërkova dhe ky debat për këdo që e cilëson jashtë rendit është vetë jashtë rendit të ditës se ky Parlament ka 20 vjet që është jashtë rendit se për pak raste diskuton se për çfarë është rendi i ditës dhe i jetës për shqiptarët. Sajme, pse ti do më tregosh mua se çfarë është të jesh socialist, dhe jam apo s’jam unë socialist? Beson se e ke këtë tagër ti për të më treguar mua se çfarë është një socialist i ndershëm? Unë s’mund të paguaj çmimin e të qenit socialist nëse të jesh socialist do të thotë të mbrosh përdhunuesit, unë se paguaj dot çmimin e të qenit socialist nëse të jesh socialist do të thotë të iki deputeti me kontrabandistin e drogës në makinë, të shkosh në gjykatë dhe gjykata të thotë se ke abuzuar me fondet publike dhe për këtë arsye s’je më deputet, nëse 10% e kryetarëve të bashkive që kjo parti ka kandiduar janë në konflikt me ligjin në Shqipëri apo jashtë Shqipërie, nëse kjo parti nuk mbron por cenon çdo ditë interesin publik? Ta shpjegoj? Në fakt kësaj i kam gjetur alibi, por s’është alibi, është mbrojtje pozitive. S’është PS detyrimisht në konflikt me interesin publik, është vllazëria e vesit, Rilindja edhe këto që the sot ti nuk mbrojte PS, ti mbrojte Rilindjen që është një skemë e falimentuar e vesit e dhunës, e nënshtrimit të ligjit, kë po mbron?
Blushi i drejtohet Idrizit kur ai kërkon që të ndalojë: Të lutem hiqe atë fishkëllimën se më duket sikur flet njëri nga këta.
Blushi i përgjigjet Gjylametit: Gjylameti ca ke? Ca ke se unë jam në kohën time se nuk jam marrë me ty, ti je një rilindase e devotshme..
Blushi i drejtohet Tahirit: Fole më shumë për mua se për atë që ka përdhunuar, kush ka përdhunuar unë apo kreu i bashkisë së Kavajës? Ai më kërcënoi mua me mesazh…
Blushi i drejtohet Gramoz Ruçit: Doli kreu i grupit parlamentar dhe tha se ka qenë një komunikim personal, Gramoz ne kemi 20 vjet që komunikojmë në mënyrë personale por unë s’të kam shkruajtur ashtu. Kë mbrotje Gramoz interesin personal apo atë që ka përdhunuar? Kë mbron ti Saimir, ata që duan të bëjnë karrierë pa përdhunuar njeri, pa vjedhur, pa cënuar njeri, pa pasur nevojë të ketë një mik nga ne, ne s’po e përfaqësojmë më këtë gjë, ëëhtë një cmim që s’kam pse e përballoj. S’ka ardhur koha asnjërit nga ju të më tregojnë se kush është socialist. Nëse të jesh socialist dmth të jesh si Rlvis Rroshi, KocK kokëdhima, Shkuriu, Arben Noka, unë s’jam socialist Po pyetja është kush do të jetë socialist? unë jo e jo. Mbroni akoma partinë para Shqipërisë, kjo është e turpshme… Ka vetëm një mundësi për ju ta lini këtë parti të jetojë normalisht… historia ka një vend për të gjithë ata që bëhen me krimin.
Erjon Braçe: Është socialist njëri apo tjetri, të shkojë në parti, nëse si mjafton të shkojë edhe në anëtarësi. Nëse do të kuptojë kush është PS, jau them unë, kjo është PS që ka vënë ligjin mbi partinë. Për herë të parë në historinë 25­vjecare nuk ka parti që të ofrohet si ombrellë për çdo lloj keqbërësi i ballafaquar me ligjin dhe gjykatën. Kjo është PS…
Saimir Tahiri: Ne e shtrimë dekriminalizimin deri në administratën publike, ky është produkt i vetëdijës që nesër të rinjtë të mos kenë merak se ca do dëgjojnë nga Kuvendi, kjo nuk funksionon kështu, këtu nuk ka njerëz me më shumë kredo morale se sa ca të tjerë, për sa kohë që ligjit jemi të detyruar ti bindemi, kush shkon përtej ligjit ka punë me drejtësinë, kjo është kultura, e jo kultura e akuzatorit që vjen e ngre gishtin ndaj kujtdo. Të jesh socialist nuk do të thotë të kesh lidhje me emrat që përmende, unë s’marr njeri në mbrojtje kur ka cështje me ligjin, por të përdorsh një emër e ti vësh njollë të gjithëve nuk shkon, është kjo arsyeja pse reforma në drejtësi i jep zgjidhje përfundimtare. Nuk mudn t’i drejtosh gishtin kolegëve edhe nga opozita po të duash, ti bësh mbrojtës të krimit e bandave, ka instrumente e institucione, cdo gjë që del jashtë këtij kufiri ka interes politik.
Arben Ahmetaj: S’ka emra të përveçëm që mbrohen nga një parti. Ke të drejtën tënde realisht që të përfitosh nga mungesa e opozitarit të përhershëm, nëse do bënim një debat tradicional je apo je socialist, një socialist kritikon, nuk baltos, është në interes të asaj që mbron partia, qeveria dhe aleanca e tij dhe nuk del të thotë njëlloj si ai. Të njëjtën gjë që the ti sot, a thotë Luli e Saliu që shumica mbron kriminelët, e spostove veten krah atyre emrave, të njëjtën gjë thua edhe për ekonominë, një socialist i mirë kritikon, begenis shifrat, fantazon mbi shifrat, por nuk i mohon dhe nuk tenton ti përmbysë, një socialist i mirë e shkelmon vesin, mos e shkelmo ‘vesin’ që ka kjo parti e qeveri, atë të ndryshimit të të bërit reformë. Ne morëm interesin publik mbi interesin e një socialisti të vetëm apo dy apo dhjetë, dhe jemi të qartë se ai është i përputhur me përpjekjen tonë për të ndryshuar vendin, të luftosh varfërinë është ndryshe të ngacmosh emocionalisht të varfërit, ke dashur të përdorësh të varfërit që kjo qeveri të mos luftojë kurrë varfërinë. Pse nuk ndalon me mua të shohësh regjistrin e ndërmarrjeve të reja, spcialistët e mirë gëzojnë si fëmijë për një shfër që rritet, Braçe, Ruci, Majko, Xhafa, Fino, e kush të duash ti, apo edhe Gjylameti, që gëzojnë si fëmijë kur ka një rritje, por ti me Mozën keni vendosur të krijojë parti të re, mos e krijoni mbi baltë se do i ngjani të vjetrës, do bëheni si dy apo tre pika uji mbi partinë që hedh baltë, ju diferencon nga ne, ne “ves” kemi ndryshimin.
Ben Blushi: U habita se fola për një cështje që shqetëson vendin dhe miqtë e mi më ftuan në Kongresin e PS, atë e kemi mbaruar prej tyre muajsh, nuk ishte dita për kongresin nr 2, ka një tendencë këtu që unë godas Rilindjen dhe jo Saliun, unë jetoj në Shqipëri prej 25 vjetësh e fundit, kur shumë këtu nuk i di ku ishin, por në jetët e tyre private dhe ca mbase edhe me Saliun, une me pak miq e kemi rrëzuar Saliun me një gazetë, për të rrëzuar Rilindjen do bëj edhe më pak dhe kjo është e sigurtë, jo me një gazetë por me një fjalë sikur të kem mundësi do ta përdor për të rrezuar Rilindjen se nuk ka asnjë ndryshim nga Saliu, nëse doni ta përsërisni kongresin prapë jam i gatshëm të vazhdoj.
Vangjel Dule: Keni të drejtë se Blushi ka bërë fajin më të madh të jetës së tij, ka mbetur socialist dhe nuk pranoi të bëhej Rilindas alla Rama. Kam një këshillë për ju, Blushi e ka ngritur stekën në nivelin e kryeministrit si për nga gjatësia, mo u bëni pjesë se ju e keni kaluar stekën gjithmonë nga poshtë kjo nuk ju nderon. Tani zoti Majko meqë ka shumë pretendime për fjalën do ua jap juve ta lexoni, ta censuroni e pastaj të vij e ta mbaj unë në foltore.

Reagimi
Elvis Rroshi i përgjigjet Ben Blushit
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka bërë së fundi një reagim të ashpër ndaj deputetit Ben Blushi, i cili foli sërish për të sot në Kuvend. Rroshi e quan Blushin “ordiner” e “karagjoz”, si dhe i thotë që ai e Berisha do të kenë sërish përballë në Kavajë, Elvis Rroshin. “Dëgjova Ben Blushin që tha s’jam socialist dhe ofendoi gjithë ata qytetarë të Kavajës që dolën në shesh për të më mbështetur mua megjjthë zemër. Sipas Blushit, njerëzit në rrugë i paska nxjerr krimi domethënë unë që të mbrohem nga ligji! O Blush, nuk jam nga ata që mbledh njerëz për të mbrojtur veten as nga ligji, as nga ty dhe karagjozët si puna jote! Ty të pëlqen që unë të jem kirminel dhe përdhunues, se ti do vetëm të baltosesh partinë që ta ka dhënën mandatin pa bërë asnjë punë. Unë nuk kam jetuar ndonjëherë në kurriz të askujt dhe nuk jam mësuar të gënjej për politikë, siç bën ti për një copë karrige… Megjithate një gjë duhet ta dish mirë edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh përballë ti dhe Saliu jot këtu në Kavajë. Unë do dal ligjërisht i pafajshëm nga kjo luftë qensh që po bëhet kundër meje dhe ku ti po leh njësoj si Saliu. Kavaja është dhe do jetë me mua, kurrën e kurrës me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit”,- shprhet Rroshi.

Deputeti i PS
Taulant Balla: Ne bëmë gjithçka që Blushin të mos na e merrte Saliu
Pas akuzave të djeshme të deputetit Ben Blushit kundër socialistëve, Taulant Balla thotë se ai i dha fund një trajketoreje të nisur tre vite më parë. Sipas Ballës, Blushi ndoqi rrugën e Kaç Islamit. “Kush e dëgjoi Ben Blushin dhe nuk e kishte dëgjuar më parë, apo kishte kujtuar se atë e hante meraku për PS apo statutin e saj, e ka kuptuar qartësisht se shoku Blushi përmbylli një trajektore gati trevjeçare të nisur me helm grindaveci dhe të përshkallëzuar me baltë Shqupi kundër PS dhe qeverisë sonë. Sot duhet jemi të gjithë më të qetë! Edhe ne që bëmë gjithçka për të mos e lënë shokun Blushi të na e merrte Saliu edhe Blushi që u bashkua me Kaçin dhe me qeverinë e vjetër… Kështu thoshte edhe Kaçi dikur: Jam socialist për të shpëtuar PS nga Edi Rama dhe pastaj vetëm kur na u bë deputet me Saliun!… Kurse Blushi tha u lodha duke u përpjekur t’ju bind që të hiqni Edin dhe të më vini mua që ta shpëtoj Shqipërinë nga Rilindja!… Dhe i lodhur na la shëndenë të gjithëve ne 100 e ca mijë krimineleve të PS, që deri në fund të këtij viti do të jemi bërë plotë 150 mijë!”,- tha Taulant Balla.