Covid-19: kard. kardinali Angelo Comastri, “Shën Tereza e Kalkutës një dritare e hapur e Zotit”

“Një dritare e hapur nga e cila Zoti shikon”. Kështu kardinali Angelo Comastri, kryeprift i bazilikës së Vatikanit, e quajti Nënë Terezën e Kalkutës – Ganxhe Bojaxhiun, dje në përfundim të lutjes mariane të mesditës Mbretëresha Qiellit dhe në lutjes së Rruzares transmetuar drejtpërdrejt në streaming nga bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan.

R.SH. – Vatikan

“Një dritare e hapur nga e cila Zoti shikon”. Kështu kardinali Angelo Comastri, kryeprift i bazilikës së Vatikanit, e quajti Nënë Terezën e Kalkutës – Ganxhe Bojaxhiun, dje në pëefundim të lutjes mariane të mesditës Mbretëresha Qiellit  dhe në lutjes së Rruzares transmetuar drejtpërdrejt në streaming nga bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan. “Ndërsa shoqëria e mirëqenies nxit të shumëzojë konsumin, ti ke nxitur botën në dashuri dhe t’i dojë të varfërit”, vazhdoi kardinali Comastri: “Lumturia nuk blihet me para, por duke shpenzuar jetën për të tjerët”.

Kardinali Angelo Comastri, vikari i përgjithshëm i Papës për Vatikanin, në mikrofonin e Radio Vatikanit, më 13 shtator 2015, mes tjerash kujton se “Kisha Katolike ka qenë dhe është gjithmonë shtëpia e bamirësisë, sepse ne gjykohemi dhe stimulohemi nga një urdhërim mëse i njohur: “Duajeni njëri-tjetrin, siç ju kam dashur unë juve. Secili prej nesh është i lumtur të hedhë një pikë bamirësie në detin e vështirësive, të cilin natyrisht nuk mund ta thajmë vetëm me kaq. Por, Nënë Tereza thoshte: “Oqeani është bërë me pika, edhe një pikë e vetme ka rëndësinë e vet e, kjo është e vërtetë”.

Përmendët Nënë Terezën, shqiptaren, Shenjtën e bamirësisë e të dashurisë së krishterë. Sipas jush, ç’mund të bëjë secili prej besimtarëve para këtij deti me emigrantë e refugjatë?

“Unë do të thosha se secili duhet të shohë rreth vetes e të gjejë vëllezërit. Jetojmë në një shoqëri shumë egoiste, që mbyllet në vetvete. Nënë Tereza, në periudhën e fundit të jetës thoshte: “Perëndimi vuan nga varfëria më e tmerrshme që mund të ekzistojë, nga varfëria e dashurisë. Njerëzit nuk dinë më të duan”. E, po Nënë Tereza, shtonte: “Shpërthen lufta, sepse njerëzit nuk dinë më të duan” e, edhe popujt nuk dinë të duhen. Ka dhunë nëpër rrugë, sepse familjet nuk dinë të duhen e thoshte: “Familjet ndahen jo sepse mbaron dashuria, por sepse njerëzit nuk dinë të duan e dashuria s’ka ekzistuar kurrë mes tyre”. Atëherë, duhet ta rizbulojmë bukurinë e takimit me tjetrin, ta ndjejmë sa mrekulli është kur bëjmë mirë, sepse vetëm kështu mund të jemi të lumtur. Unë e di se në të gjithë Evropën, katolikët po mobilizohen për ta bërë konkrete thirrjen e Papës. Ajo është kërkesë e dashurisë së krishterë, e cila duhet vënë në zbatim për të qenë e vërtetë”.

Comastri në librin “Njoha një shenjtore”

Në vitin 1988, tregon kardinali Comastri në librin e tij “Njoha një shenjtore”, Nënë Tereza erdhi në famullinë e Shën Shtjefnit në Monte Argentario: qe dhuratë e jashtëzakonshme, e papritur, e mrekullueshme. Ishte 18 maj e qielli, pas një furtune të pazakontë, ishte hapur e kishte marrë sërish kaltërsinë, që ngatërrohej me detin e qeshur. Nënë Tereza, me vështrim fëmije, fiksoi skenarin unik të Monte Argentario dhe pastaj, tha: “Sa i bukur është ky vend! Në një vend kaq të bukur, edhe ju duhet të shqetësoheni për të pasur shpirtra të bukur”.

Mjaftuan këto fjalë për të tërhequr menjëherë vëmendjen dhe për t’u prekur zemrat mëse 20 mijë njerëzve. Atëherë, Nënë Tereza, me koherencën e saj të fesë, shtoi: “Jeta është dhurata më e madhe e Zotit. Prandaj, të dhemb shpirti kur sheh ç’ndodh sot: jeta shkatërrohet vullnetarisht nga lufta, nga dhuna, nga aborti. E ne jemi krijuar nga Zoti për gjëra më të mëdha: për të dashur e për t’u dashur! Armiku më i madh i paqes në botë është aborti. Nëse nëna arrin të vrasë fëmijën e vet në djepin e barkut të saj, kush mund të na ndalë mua e ty ta vrasim njëri-tjetrin? Nëse nëna arrin ta vrasë birin e vet, kush mund ta ndalojë birin ta vrasë të ëmën?”.

Këto fjalë ngjanin me rreze të shndritshme, që përshkonin një qiell plot re të zeza: secili e ndjente veten zbuluar e çdo thërrime egoizmi digjte si plagë e kthehej në qortim të shëndoshë.