CNN: Qeni i familjes Swindle që u dërgua gabimisht nga SHBA në Japoni rikthehet tek të zotët

Familja Swindle u bashkua me qenin e tyre të dashur të enjten në Wichita, dy ditë pasi United Airlines dërgoi gabimisht qenin 10-vjeçar gabimisht ne Japoni. “Ai menjëherë u hodh dhe po qante,”  tha Kara Swindle për CNN. “Kur ai është shumë i emocionuar, ai qan”. “Ne ndjehemi shumë mirë që më në fund u bashkuam  përsëri,” shtoi ajo. Familja Swindle po udhëtonte nga Oregoni në Kansas këtë javë. Ata dërguan  Irgo-n në një fluturim mallrash për në Kansas City po qeni gabimisht u dërgua në Japoni. Në vend të tij ata gjetën një qen tjetër i cili duhet të ishte në Japoni. “Ishin lot të menjëhershëm”, tha Swindle për Chris Cuomo të CNN të premten. “Nuk e dija çfarë të mendoja. Isha aq i shqetësuar se ku ishte qeni im”. United, th Swindle, ishin të gatshëm për të dërguar Irgo-n përsëri në Shtetet e Bashkuara si ngarkesë, por ajo dhe burri i saj nuk pranuan. “Absolutisht jo, duhet ta sillni sipas mënyrës sonë.  Irgo duhet të fluturojë në kabinë dhe sinqerisht nuk na intereson se si ndodh, ju vetëm duhet ta bëni atë “, u tha Swindle agjencisë së fluturimeve. Të enjten, Irgo u fluturua nga Narita, Japoni, në Wichita në një avion të kompanisë United. Linja ajrore kërkoi falje dhe tha se do të organizonte kthimin e kafshës shtëpiake tek pronarët sa më shpejt të jetë e mundur. Qeni tjetër që u dërgua gabimisht në Kansas ësht në rrugën e tij për t’u kthyer në Japoni të enjten, tha kompania ajrore.