Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre kërkuesve amerikanë për zbulimin e orës biologjike te qeniet njerëzore

Kërkuesit  amerikanë Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael W. Young fituan cmimin  Nobel për Mjekësi  2017 për studimin mbi  mekanizmat që kontrollojnë ritmet cirkadiane. Tre hulumtuesit amerikanë kanë treguar, duke filluar që prej viteve ’80,sesi ora jonë e brendshme që rregullon ritmin e gjumit, sjelljes, të ushqyerit, metabolizmin, temperaturën e trupit, clirimin e hormoneve dhe ritmin e presionit të gjakut. Aspekti më i prekur nga shkencëtarët është se rregullat themelore të ritmeve qarkulluese janë të zakonshme për bimët dhe kafshët, nga më të thjeshtat deri te më te avancuarat.

 

“Jeta në Tokë – thuhet në njoftim  -është përshtatur me  rrotullimin e planetit. Prej shumë vitesh ne e dimë se qeniet e gjalla, duke përfshirë edhe qeniet njerezore , kanë zhvilluar një orë të brendshme që i ndihmon ata te harmonizohen e ritmin e rregullt të ditës dhe natës. Por si funksionon ekzaktësisht mekanizmi? Hall, Rosbash dhe Rinj ia dolen për të parë brenda kësaj ore  dhe të zbulojne funksionimin e saj.Zbulimi i tyre shpjegon se si bimët, kafshët dhe njerëzit janë në gjendje për të krijuar ritmin e tyre jetesor  për ta sinkronizuar atë me rrotullimin e Tokës ”

 

Familja Rosbash u largua  nga Gjermania naziste në vitin 1938. Ai u regjistrua ne  Caltech për të studiuar matematikë, por me pas një kurs biologjie kishte hapur kersherine  tij per  botën e ADN-së, vetëm pas zbulimit të spirales së dyfishtë në vitin 1953. “Ata ishin vitet kur po zbulohej natyra e kodit gjenetik” kujton shpesh ai, dhe deklaron se eshte  mik shumë i mirë me kolegun Hall. Së bashku ata ndajnë pasionet për basketboll, alkol dhe duhan. “Gjithë mjedisi i biologjisë molekulare – duke kujtuar vitet e tij të universitetit – ishte plot entuziazëm ngacmues.” Ëndrra e tij sot është të jetë në gjendje të shpjegojë se çfarë sherben  gjumi në qeniet e gjalla. “Me Hall – shton ai – ne shkëmbenim ide mbi gjenetiken e  ritmit cikardian edhe ne dush pas lojrave të basketbollit.” Michael Jang tregon per mbështetjetjen e prinderve te tij te cilet qe kur ishte ne moshe te vogel i  dhuronin teleskopë, mikroskopë dhe një kit vogël kimik me të cilin shkatërroi dyshemene ne  shtëpi. “Pastaj, kur isha 12 ose 13 vjeç – thotë ai – kam marrë dhurate një libër mbi Darvinin dhe evolucionin”. Ishte një shkëndijë: “Kishte një përshkrim të orëve biologjike që kontrollojnë lëvizjet e luleve dhe udhëheqin lëvizjen e insekteve dhe shpendëve”.

I pari që zbuloi  ekzistencën e ritmeve cikardiane  në bimë ishte një astronom në shekullin e 18-të. Jacques d’Ortous de Mairan kishte vërejtur se gjethet e mimozës  zgjeroheshin gjatë ditës dhe mbylleshin gjate natës. Kjo ndodh edhe kur bimët mbahen në errësirë. Shenjë se nuk është dritë e drejtpërdrejtë, por një mekanizëm i brendshëm qelizor qe  rregullon këtë sjellje. Në vitet 70-të u kuptua  nga harrjet  e frutave- fruta – një insekt përdoren gjerësisht në laboratorët për të studiuar mekanizmat themelore biologjike – ata kishin një gjen të quajtur “periudhë” të aftë për ti dhënë ritmin e duhur ores se brendshme. Tre fituesit e Nobelit kanë treguar se ky gjen mbikëqyr prodhimin e një proteine ​​(Per) që akumulohet në qeliza gjatë natës dhe degradon gradualisht gjatë ditës.

“Ti po tallesh me mua,” u përgjigj Rosbash  sekretarit te Komitetit të Nobelit Thomas Perlmann, i cili e informoi atë me telefon. Njoftimi i çmimit u dha nga Asambleja Nobel e Institutit Karolinska në Stokholm. Këtë vit shumat çmimin deri në 9 milionë korona suedeze, ose rreth 940mila euro, që do të ndahet midis të gjithë fituesve (maksimumi tre për çmimin).

Jeffrey Hall

Në pesë vitet e fundit çmimi është reduktuar me rreth 2 milionë korona, zyrtarisht per tu pershtatur me  shkallën e ulët të inflacionit dhe për të shmangur dëmtimin e kapitalit te Fondacionit që mban emrin e Alfred Nobel, suedezi i cili shpiku dinamitin.Cmimi Nobel per Mjekësi është dhënë që nga viti 1901 nga gjashtë ekspertë të sektorit Karolinska. Sot do të shpallet çmimi Nobel për Fizikë, të mërkurën se për kimi, të enjten do të prekë literaturën, të premten për paqe dhe të hënën më 9 tetor në ekonomi. Deri më tani, nga viti 1901 deri më 2016  jane shpërndarë cmime per 911 shkencëtare nga te cilet një e treta jane amerikanë. /Landi Caka/ATA/