Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazg?!

Në antikitetin e lashtë nuk është përdorur emërtimi i shtetit„Greqia“ për banuesit e këtij gadishulli dhe sot është mbushur bibliotekaria botërore me këtë emër „nacional“, i cili, shtyhet shekuj e shekuj përpara, me pa të drejtë, deri në antikitet, ndër mijëra autorë.

Brahim Avdyli

Banuesit e vjetër i kanë përdorur disa emra që i lidhte me “helenët”,dhe “graicoit” paralelisht. A është marruar prej latinishtes së një fshati që është quajtur me emrin „Graicoi“, apo nga tri “Graitë” që shikonin fatin e njeriut në Dodonën pellazgjike, nuk po e themi me këtë rast. Në periudhën latine fjala “graeçi”, po e themi në transliterimin e sotëm shqip, ka nëkuptuar banuesit e Dodonës, kultin dhe idolin e saj, por jo ate që ne e nënkuptojmë nga fjala “grekët”, vetëm se kjo fjalë asgjë nuk nëkupton për banuesit e këtij vendi, por për të huajtë, të cilët, e identifikojnë këtë vend, në anglisht “Greece”, pa u lëshuar në domethënien e mbrendshme. “Përkthimi” i fjalës brenda vendit bëhet “Helada”. Kjo fjalë nuk e ka të njëjtën domethënie me “Greece/Greqi”.

Për mendimin tim, emri „Helada“ është nxjerruar ngadalë prej tri fiseve të ardhura, si “ar/miq”, dorianët, assirianët dhe fenikasit, të cilën duanin me çdo kusht të shuanin çdo lidhje iliro-pellazge dhe qytetit Elada, një qytet i njohur iliro-pellazg. Periudha e shekujve, e shpallur„Epoka e errët“, 1200-800 para Lindjes së Krishtit dhe periudha arkaike 800-750-480 para L.K. apo para erës sonë, të cilën, ne do ta përmendim më tutje në shkrimin tonë, vijimësia politike e këtyre periudhave na mbetet pa dëshmi të caktuara.

Në këto periudha historike nuk ka as vijimësi historike, kulturore e tradicionale midis pushtuesve e parahelenëve.[1]

Këtë e thotë me plot gojën e tij shekencore edhe Arif Mati, në veprat e tij[2], prej të cilit është marrë. Por, ne po e marrim Aqif Sali Tafën, sepse ka mjaft gjëra të mira e shembullore, por edhe një periudhë të paqartësuar ndërmjet fakteve. Periudha e errët është e lashtësisë së ashtuqajtur „greke“.

Nuk thuhet se e kujt ishte; a ishte një periudhë e popullatës pellazgo-ilire apo e të ashtuquajturve „grekë“ ose „helenë“. Këtu janë vitet 1100 deri në 800 para Krishtit dhe në asnjë shkrim nuk thuhet asgjë se për çka është krijuar kjo periudhë e çfarë ka ndodhur në këtë periudhë.[3] Po i logaritin prej 1200 e deri në 800 janë 400 vite të errëta për të këtë vend, sepse më 1183[4] p.e.s. ka rënë Troja e fillojnë të falimentojnë një nga një qytetet e tjera të fiseve pellazgo-ilire. Ky vend nuk thirrej „Elada Qendrore“, dhe e kishte një emër të vet. Ato udhëhiqeshin nga fiset, që ishin në superstrukturë. Pra, nuk ishte fjala për popullin, por ishte fjala për udhëheqësit.

Sikur të mos e kishim shkrimet e poemave të Homerit, të cilat i këndojnë lashtësisë së kohës së bronzit, nuk do të kishin asnjë fjalë të shkruar për 1200 vitet e lashtësisë para epokës së errët të së shtuquajturës „Greqi“.[5]

Por, ajo që nuk durohet tek asnjë historian e autor i periudhës klasike, madje një pjesë e tyre shqiptar, por edhe vetë Aqif Sali Tafa, është pseudo-fakti se në çdo shpjegim të kësaj periudhe të këtij vendi e thonë tekstualisht „Greqi“, e që nuk është e vërtetë, madje aspak e saktë.

Këtë emër e ka marrë shumë shekuj më vonë, pra pas vitit 1827, të cilën bota duhet që ta dijë, madje edhe manipulimet e ashtuquajtura „greke“, pra „heleniste“, e me anë të tjera “t`a krijojnë” shtetin e tyre në kurriz të tokave shqiptare dhe të Epirit Jugor apo të 4`200.000 arvanitasve, të cilët edhe sot gjenden aty. Të gjithë ata që do të shkruajnë për këtë kohë nuk duhet të bien pre e librave apo e literaturës që e lexojnë, tërësisht pa vetëdije, por të marrin baza historike të këtyre shkrimeve.

Pikë së pari ata që do të shkruajnë për këtë kohë, d.m.th. për kohën antike dhe mesjetare, duhet të mos harrojnë fjalën e Tit Livit, të vënë më të parën në libër, e cila thotë:„Të kaluarën është më e lehtë ta mohosh se sa ate t`a ndeçësh“[6], e të mos na detyrojnë që të merremi edhe njëherë me këtë çështje dhe të sjellim edhe njërë faktet tona, të rrahura më parë.

Me sa duket, të gjithë janë të prirur të largojë syrin shqiptaro-ilir, pra pellazgo-ilir prej fakteve kryesore të tyre e t`a shpiejnë shekuj më përpara këtë çështje, pa e shpjeguar mirë të vetmin fakt, gjuhën e shkruar.

“Gjuha e shkruar” ka qenë gjuha fenikase dhe nuk është quajtur „gjuhë greke“, sado që kemi për këtë gjuhë mjaft të dhëna nëpër artikujt shkencor, dhe e kemi shpjeguar shumë herë. Në radhë të parë „gjuha e shkruar“ është gjuha e superstrukturës udhëheqëse, por jo e tërë popullit që ka banuar atje, sepse dy të tretat e popullit kanë qenë pellazgo-ilire, pra arvanitas e shqiptar dhe gjuhën e folur të tyre e kanë pasur deri në shekullin XVIII-XIX të erës sonë. Gjuha e folur ka qenë gjuhën shqipe. Kjo „gjuhë e folur“ është quajtur „gjuhë barbare“, pragjuhë egër, me fjalë përkulëse dhe nuk është quajtur „gjuhë pellazge“. Pellazgët kanë qenëiliro-shqiptar, ndërsa superstruktura e saj udhëheqëse dëshironte që t`a denigrojë, t`a lë mënjanë, si të pa vlerë, çë-shtjen pellazge. Me këte i ka kooptuar të gjithë ata që do të ngriteshin në superstrukturë, sipas ndarjeve administrative, e jo shtetërore.

Sa i përket gjuhës së shkruar në të ashtuquajturën “Greqi”, ka qenë për ne gjuha fenikase e Kadmit, sepse atje nuk ka qenë e themeluar “Greqia”, të cilës vendasit i thonë sot “Hellada”, sepse kjo është themeluar më vonë, d.m.th. në vitet 1821-1827. Deri në antikitetin e vjetër kanë jetuar atje tri fiset: dorianët, assirianët e fenikasit, me ngjyrë të zezë si futa, të cilët i shpikin prej qiellit se edhe ata janë “helenë”, madje me gënjeshtra të thukta të gjenealogjisë familjare të tyre. Arif Mati e thotë mirëfilli se kush ka qenë Kadmi, dhe se ai nuk ka qenë pellazgë, por i martuar me iliren.

Kur janë shpikur “helenët” e parë janë shpikur nga Elada, e cila ka qenë iliro-pellazge.Bashkimi i fiseve krijonte një lidhje shumë më të vogël se sa është sot “Hellada”, e që shqiptarët dhe bota e quajnë “Greqi”, pa “u friguar” nga ky emër i krijuar artificialisht dhe pa u “turpëruar” për këtë “shpikje”.

Të ashtuquajturit “helenë” e quanin veten “mendjendritur” dhe nuk qenë fare si “grekët e rinj”,pas vitit 1000 të erës sonë, kur është reviduar gjuha e tyre e vjetër “helene”[7] për të tretën herë.

Në qoftë se i shikojmë rrethanat historike të kësaj kohe, por edhe atyre të gjuhës pellazge, e cila është gjuha shqipe, do të kuptohet që gjuha e shkuar dhe e quajtur “gjuha helene”, nuk është tërësisht gjuha e sotme greke.

Përveç trikave të shumtë, të bërë për t`ia marrë “stafetën” gjuhës së folur shqipe, në të dy të tretat e popullsisë së atëhershme, të quajtur “pellazg”, kjo çështje erdhi deri në kohën ndarjes përfundimtare, në vitin 870-880 të e.s. të perandorisë Bizantine të Lindjes, e cila ishte katolike ortodokse.

Vetëm në vitin 1000 të e.s. erdhi në pyetje dalja në dritë e “Enciklopedisë dhe Fjalorit Grek”, të cilën studiusit kanë të drejtë që t`a marrin prej botime-ve të shumta dhe prej botimive tona, por të kenë kujdes çka flasin.

Ne, po e marrim një shembull të autorit Aqif Sali Tafa, me dy shkollime të larta, e tani major të pensionuar të Ushtrisë së Shqipërisë, i cili thotë:

“Greqia edhe vetë ka ndërruar emrat disa herë, fillimisht Pellazgji, më vonë Greqi dhe së fundmi <Hellas>. Nga Europa njihet si Greqi, nga turqit Junani-stan, por sot shumicës greke i pëlqen të quhet <Hellas>”[8].

Është kjo shumë e qartë. Po shtojmë edhe një citat tjetër Aqif Sali Tafa, se mjaft autorë të antikitetit kanë vënë re se atje është një popullatë e vjetër e lindur në ato troje, pikërisht në Peloponez, dhe grekët i quajtën pellazgë, që kanë qenë afër pellgeve dhe e mbante emrinPellazgji dikur. [9]

Vlenë të theksojmë Aqif Sali Tafën, poashtu Aristidh Kola, të përmendur në veprën e tij[10], se këngën “O e bukura More” e kam kënduar edhe unë, si një fëmijë i përlotur, me fjalë prekëse, për PELLAZGINË, si të vetmen histori prekëse, deri në kohën e SKENDERBEUT, kur e ka udhëhequr Gjin Bua Shpata,[11] në luftë për çlirim kombëtar nga robëria turke. Arbëreshët, por edhe të gjithë shqiptarët, toskë e gegë, me lot në sy, kthehen nga fiset e tyre të moçme, do të thotë pellazge, dhe e nxjerrin dhembjen e respetin e tyre.

Vetëm banorët e siujdhesave apo ujdhesave të kësaj toke janë quajtur pe-llazgë. Nuk janë quajtur të gjithë popujt e jashtëm të këtij vendi, si trakasit, frigo-lidasit etj. të cilët janë të kombit të madh pellazgo-ilirë, me të njëjtën gjuhë-mëmë, gjuhën shqipe, që e kishte një emër,Albanët, si. p.sh në Itali quhen ALBA-LONGA, dhe AL-BA do të thoshte se e kanë alfabetin diellor (ALFA+BETA), i cili, sado që ka përpjekje për ta ringjallur është harruar, e të cilët ishinYllir, sepse prireshin prej yjeve, deri në Azi të Vogël.

Ndërsa THOTI e ka ndërtuar alfabetin hieroglifik fonetik, duke pasur si çelës gjuhen shqipeZanafilla e ilirishtes shkon në kohëra më të vjetra se zhdukja e Atlantidës, rreth12`000 vjet më parë dhe kjo na sjellë neve si rrjedhojë të pashmangshme korrigjimin e të dhënave historike, filologjike, etnologjike, korologjike, etj. që kanë rëndësi tepër të veçantë.[12]

Historia e njerëzimit nuk duhet të fillohet prej të ashtuquajturve “grekë” dhe latino-romakëve, por prej ILIRISË. Fakeqësisht ilirët shihen në margjinat greko-romak.[13] Etnikumi ilirik është shumë më i gjërë. Duhet të krijohet një model logjik dhe teorija historike do të ketë shtrirjen e vet faktografike.

Lashtësinë e pellazgëve, pra të pellazgo-ilirëve, e njohin të gjithë autorët e lashtë dhe i tipizojnë si parahelenë. Kjo ështe tepër e saktë. Ishin më së pari të njohur si ngrënës të lëndëve të lisave dhe lisi ka qenë simbol i pellazgëve të Dodonës, që ishte kryeqytet i kultit të pellazgëve, derisa u zbulua gruri.[14]

Ndër popujt më të njohur kanë qenë Pellazgët, Lelegët, Karianët, Lisianët,

Tukret, Etruskët, Ligurët, Ilirët, Thrakët, Frigët, Filistinët, etj. pra, të gjithë nuk janë quajtur“pellazgë”, apo “pellgasë”, siq thotë Prof. Nezir Myrta, në veprën e pabotuar të tij, por të lënë në punimin e botuar “Shqipja-Illirishtja-Pellgazishtja”. [15] Dorëshkrimin e tij e kam në dorë.[16]

Të gjithë sa janë përmendur nga ne i kanë përdorur dialekte të së njëjtës gjuhë, të gjuhës mëmë, gjuhës shqipe. Kur i thanë vetes së tyre “Pellazgi”, është periudha pellazgo-ilire, të cilët ishin shqiptarë, me ndikimet e tri fiseve ardhacake nëpër ta, assirianëve; dorianëve e fenikasve, të cilët bënin vetëm përpjekje të vazhdueshme që të mbërrinin te pikat kyqe, por ishin pakicë. Këto vende nuk ka qenë e lehtë ti fusin më dorë të tyre dhe asnjëherë nuk kanë arritur plotësisht që t`a kooptojnë, t`a shpopullojnë, t`a ndyshojnë prej bazës kombëtare të saj shqiptare, Epirin Jugor, deri në ditët tona. Aqif Sali Tafa e pranon se “Epiri nuk kishte karakter etnik grek”,[17] pra që nuk ka qenë etnike e kooptuar, me alfabetin e fenikasit, në një fazë ndryshimi, por as ata nuk janë “grekë të vërtetë”, sepse gjuha e tyre është gjuhë artificiale.

Edhe disa autorë të huaj, jo banor të këtij vendi, kur e thonë “Greqia”, nënkuptojnë“Hellada”, duke e menduar Dodonën pellazgjike, që ka qenë simbol i Pellagonisë, që shtrihej me besimin, jo me kombin. Natyrisht, këtë e mirëpresin fiset okupuese. Këta “të huaj” e marrin prej romako-latinëve, e nuk dinë t`i studiojnë emrat. Ata e marrin emrinGRAËT, që do të thoshte gratëtri gratë, GRAIHI, GRAIHOI, GRAEKOS, GRAECIA, [18] edhe në qoftë se nuk kanë mundur t`i distancojnë të konvertuarit përmes gjuhës së shkruar mealfabetin e fenikasit Kadmi, në “helenë”.

Pa marrë parasysh se Kadmi ndjeket nga pak nga të gjitha anët, i shpallin edhe mitet gënjeshtare, duke i vjedhur nga mitet, historia e gjuha shqipe, etj. dhe duke i shpallur qindra“histori” e “rrëfime” ngjarjesh, pa marrë parasysh se Elena pellazge ka qenë e njohur në histori me Akilin, duke e ngatërruar mitin e “Helenëve” e DEUKALACIONIN me “origjinën” e KADMIT, i cili ishte i zisi futa, por i martuar me iliren, Harmonimë.

Ky emër, pra “Helenët” përmendët vetëm një herë te veprat e Homerit, dhe “Hellada” paraqetnjë krahinë gjeografike në fund të Thesalisë, që është një ndërfutje, por siç e nënvizon edhe Tukididi, në veprën e tj, “Arch. I, 3”, e cila nuk lidhet kurrsesi as me Epirine nuk e përbën një trung etnik të veçantë apo kombëtar, por një grup kulturor të përbërë nga një popullatë të ndryshme nga etnia. Në kohën klasike paraqet një ansambël familjeshAta nuk e përbëjnë një etnospor e formojnë vetëm një genos, dhe këte e vërtetojmë te stërgjyshi i triluar i “racës së tyre”“Heleni”. Veçanërisht grekët nuk figurojnë fare në këtë kohë, dhe as Graeci dhe Graecia, sepse për herë të parë janë përdorur nga ana e romakëve dhe kjo lidhet drejtëpërdrejtë me epirotët dhe Epirin, që janë ilir-pellazgë dhe shqiptarë [19]

Të ashtuquajturit “helenë” apo “grekë” të periudhës paragreke, parahelene nuk mund t`u propozonin vendasve jo grekë apo jo helenë fenë e tyre, e cila ishte me origjinë orientale, sepse ishin pakicë shumë e vogël dhe Danai ka qenë i pari “helenë” apo“grek”, i cili është futur në këtë vend. Ai i porositë të gjitha bijat e veta që të adhurojnë altarët e shenjtë të të gjithë perëndive të këtushme dhe Herodoti, në veprën e V-së, 110, i përmend këta perëndi pellazge dhe rolet e tyre. Ai thotë, në faqen 52, të veprës së II-të, se emrat e perëndive “grek” janë marrë nga pellazët.[20]

Pra, fillimisht përdoret “Graeci”, d.m.th. gratë e Dodonës, duke e ndërruar me “Graikoi”, me prapashtesën “oi” të alfabetit fenikas të Kadmit, që bota sot e thotë për “Greqinë”si shtet, me1821-27të e.s.Greece/Greichenland,[21] e shqiptarët apo tërësisht arbërit, e nuk ndalen që t`a kuptojë domethënien e kësaj fjale; origjinën e saj; as për territorin që ka zënë, apo vendin dhe kohën në të cilin është përdorur, pra e mbushin edhe kohën antike. Ato në radhë të parë dallojnë diametrialisht me njëra tjetrën. Të parët kanë qenë të racës ariane, ilirë, pra pellazgo-ilirë; ndërsa të dytë janë të pasur dhe kanë ardhur me familjet e tyre, në këtë vend, që t`a pështjellojnë e t`a ndajnë.

Në tërë kohën e vjetër që ne e quajnë “greqi e vjetër” e deri në pushtimin romak strukturohet në epokën klasike prej shekullit VIII-VII p.e.s.. Atëherë lind edhe forma e parë e veçantë politike e organizimit të poleis-it.[22] A është kjo e afërt, poleis=qyteti, me pileus=plisi le ta dëshmojnë gjuhëtarët.

Në tekstet e mitologjisë së ashtuquajtur “greke” emrat e “danajve” e emrat e “helenëve” na dalin shumë më vonë dhe përdoren shumë rrallë, ndërkaq emri “grek” nuk figuron askund. Kurse emri pellazg është padyshim më i përdoruri në atë kohë, që disa historianë e quajnë “epoka greke”. Po kështu e kemi edhe prirjen e disa autorëve të sotëm (po e them: shqiptarë dhe të huaj) t`u atribuohet “grekëve të vjetër” dhe fare të pa qenë, i tërë qytetërimi pellazg paragrek.[23] Për t`a ilustruar këtë konsideratë edhe tonën, po e marrim një statujë të vjetër tëHerakliut/Heraklit të vogël, nga koha antikeduke i shkyer me dorë gjarpërinjtë, që tregon se pellazgo-ilirët nuk i kanë pasur si kult të tyre këta gjarpërinj, që dalin papritur nga toka, në të cilin është rrënjosur kundërshtari i Zotit të Madh, të quajtur me formën dialektore të gjuhës Zeus-Zot, që të shumtët autorë na e thonë se “është grek”, në vend se të thonë se “është pellazgo-ilire”, pra Iblisit, kryedemonit. Kadmi e ka pasur si kult. Shumë autor na servojnë se “ka qenë iliro-pellazg”, gjë që nuk mund të jetë. Lere për të zi, si futa, por edhe po ta studiojmë tërësisht, do ta gjëjmë lidhjen familjare me mbretërit e Fenikisë. Danaenët vinin nga Egjypti; Kadmenet vinin nga Fenikia.[24] Emrat e tre djemëve të Helenit, i morën emrat e parë, Eolianët (Eolos=Eolët) dhe Dorianët (Doros)… Legjendat e rrejshme të Deukalicionit janë shumë më të vona. [25] Dorët janë një popullsi autoktoneparadorianëve nga veriu i të ashtuquajturës me të padrejtë “Greqi” , të cilët i kanë nënshtruarsemito-egjiptasit.[26] Hellenët e vërtetë vijnë nga veriu i vendit Epiri, nuk janë të ngjajshëm me“Helenët” e dorianëve, prej emrit të Helenit. Të shiqojmë në planin kronologjik, na del se adhuruesi i plakës së Dodonës, apo Perëndeshës Tokë, u zevëndësua me emrin Hella-Helles. Ai zëvendësonte kultin e GreëveGraia, apo Gruaja, që nënkptonte “grave plaka”, dhe të atyre që rrinin pranë këtyre grave, Graeci, dhe adhuronin matriarkatin. Ndërsa, për ne, “helenët” e dorianëve e fusin me dhunë kultin e patriarkatitIlirët, pasardhësit e dretëpërdrejtë të pellagëve, deri vonë e kanë ruajtur regjimin apo sistemin e matriarkatit.[27] Ndërsa Kadmos, është nip i Kadmosit të parë, birit të Agenorit, mbret i Fenikisë, është shpikës i derdhjes së metaleve që e bëri alfabetin fenikas, në të ashtuquajturën “Greqi”. [28]

Kadmosi fenikasjo pellazgo-ilir, vërteton zanafillen semito-egjiptiane të spartakëve të quajtur ndryshe Dorianë. [29]

Për mendimin tim, Kadmi nuk ka qenë i racës evropiane, por i Afrikës, sepse në Egjypt dhe Feniki kanë jetuar racat e përziera, pra nga Evropa, Azia dhe Afrika. Po e përsërisim edhe njëherë thënien e Spiro Kondës, nga vepra madhore, se gjuha shqipe, si gjuhë mëmë e të gjitha gjuhëve indo-evropiane, bënë pjesë ekskluzivisht në gjuhët japetike dhe jo semitike.[1]

Në këtë thënie të Spiro Kondës ne duhet fillimisht të bazohemi. Në fazën e parë nuk ka qenë gjuhë semitike, deri sa erdhi në fuqi alfabeti i Kadmit, i ardhur prej Fenikisë. Ardhja e tij na shpërdahet në njëqind forma e shumë mënyra, madje prej gënjeshtrave të shumta e të paraqitura kohë të gjatë. Ne mund të themi se vlerësohen pellechët si pleqtë, në kuptimin e pleqëve të artë, por konsiderohen si “të afërm të Kadmit dhe pasardhës të Atlantit”.[2]

Pa marrë parasysh se a kanë të drejtë të konsiderojnë Kadmin si “pas-ardhës” të fisit të Atlantit, ne po e marrim një thënie tjetër nga Malte-Bruni, se gjuha shqipe duhet të ketë qenë e sistemit gramatikor “të Orfeut, të Linos dhe të Kadmos” (Kadmit).[3] Pra, këtu ka ardhur ndikimi i Kadmit në gjuhë.

Por, për ta ditur se kur erdhi Kadmi në të ashtuquajturën Pellazgi, që më vonë e quajnë “Hellada”, pra “Greqia” historianët e shumtë e kosiderojnë se Danau është shpërngul për në Pelloponez rreth vitit 2000 p.e.s., e në vitin 2200 p.e.s. kanë ardhur fisi i Kadmejve. Në periudhën e Homerit quheshin Danos=ujqit. [4] Lufta e Trojës është bërë nga pellazgët e jo nga grekërit, siç thoshte Altin Kocaçi, i ndjerë, në artikullin e tij.[5] Luftat e “helenëve/grekëve” për thyerjen e Trojës, në vitin 1150 p.e.s., në kohët e zymta të prehistorisë, janë trillime e gënjeshtra të atyre që duan të glorifikohen shumë e të shtypin paraardhësit të vendeve, që duan ti pushtojnë. Ndërsa veprat e Homerit janë kopjuar me urdhërin e tiranit Psistratit, e djalit të tij Hiparkut, në mesin e shekullit të VI p.e.s., prej vitit 546 deri në 527 p.e.s.

Pra, në këtë kohë është përdorur gjuha e fenikasve, me alfabetin e Kadmit, i cili nuk është përdorur më parë historikisht në Greqinë e tanishme e as në “Helladën” antike, apo “Eladën” qëndrore. Cadmus u vlerësua nga Hellenes për futjen e alfabetit fenikas dhe cadmus është e lidhur me rrënjen semitike “qdm”, d.m.th. lindje. Në mitologjinë “greke” ai na quhet Cadmus=kAEdmes. Heredoti e vlerëson me futjen e alfabetit fenikas (Phoinikön Grammata) dhe vlerësoi se ka jetuar gjashtëmbëdhjetë qindra para kohës së tij, pra ka jetuar në vitin 2000 p.e.s. dhe festohet si bartës i shkronjave.[6]

Më vjen keq që ndonjërin mik duhet t`a kontestoj. Pra nuk pajtohem me të gjithë ata që themeluesin e parë të alfabetit të gjuhës shqipe e quajnë vetëm Kadmin, sepse shqipja, gjuha mëmë, ka qenë e injoruar si gjuhë barbare. Ajo ishte e para gjuhë e botës, prej fillimit, ndërsa gjuha e ashtuquajtur “greke” në kulturën mineane ndoshta është futur prej vitit 1600 p.e.s., siç na e shpjegon me grafikën e tij Luigi Luca Cavalli-Sforza.[7]

Gjuha e fillimit dhe gjuha e parë e njerëzimit është gjuha shqipe, atëherë e shkruar me shkurtesa, në pllaka me shkrim “kuneiform” (shkruaj me formën e kunjave), pra sumere (Shumë Erë), në Babiloni, kur është thënë KI.E. NGIR, që do të thotë tokë e ngrirë, e nginjur, e ngopur, e begatë, pra e pasur, siç ishte Babilonia. Provat e saja ndodhen edhe 3-4 miliardë kopje të Biblës në shumë gjuhë të botës. Bibla është përkthyer në 2000 gjuhë dhe e mbanë provën shkrimore sumere të “zanafillës/genesis”, “Eposi i krijimit”, paragrafi 6:4, prova e parë në SHQIPE, që tregon se gjuha e parë e shkruar në botë ka qenë gjuha shqipe, dhe është “kthimi në fillim”, pra “Malakthim” apo “mall-kim”, e përsëritur në Bibël. Është pjesa e parë e 39 librave të “Dhiatës së Vjetër”. Derisa po përpiqeshin njerëzimi të ndërtonin kullën e Babelit, për të arritur Zotin, për ta parë edhe njëherë, dhe flitshin një gjuhë, gjuhën e parë të botës, gjuhën mëmë-shqipen, Zoti parandaloi këtë punë dhe lindën gjuhët e botës, që të mos e kuptonin njëri-tjetrin, d.m.th. që të mos kuptoheshin me njëri-tjetrin.[8] Paraprakisht, ka qenë kjo gjuhë e shkruar me kunja, kultura e sumerëve, në mes të lumit Eufrat dhe Tiger, pra kultura e Babilonisë apo “gjuha boreal” siç do të thoshte Xhusepe Katapano, i cili i ka studiuar këto ngulime në njerëz të një gjuhe, prej më shumë se para 6 500 viteve të p.e.s.[9] Bëhet fjalë për një kohë përpara 4000 vite p.e.s.[10] Popullata pellazgo-ilire ka qenë KRIJUES, jo kopjues, tip i veçantë njeriu, me moral e me BESË (le të kuptojmë zotin BESA, që është gjetur përmendorja e parë nga Egjipti në Kodrën Albani, pranë Romës në Gadishullin Italik[11]); popull shumë paqësor e tolerant, mjaft punëtorë, prodhues dhe mikpritës.[12] Albanët e Kaukazit ishin të ndarë në 26 fise (popullata), të cilat e flisnin dialektin e tyre.[13]

Çka shkruan Ali Eltari-Lapi për Kadmin dhe varrin e tij, nuk jam dakord, sikur për ndërlidhjen me literaturën helene e greke, po ashtu siç nuk mund të jem dakord as me Robert d`Angely, të cilin shumë herë e citoj për të mirë, dhe pjesërisht as me të tjerët. Gjuha pellazgo-ilire-shqipe ndryshon prej gjuhëve të tjera, edhe pse fillimin e marrin prej shqipes dhe Kadmi është i ardhur në tokat pellazgo-ilire prej Lindjes, nuk është “hero i madh i Pellazgisë” por “pushtues fenikas”, njëra prej tre fiseve në Gadishullin Pellazgjik apo Ilirik, pra sot Greqi, dhe e bën të mohuar shkrimin pellazgjiko-ilir, shkrimin vendas, sikurse të folurën, gjuhë “barbare”. Dihet se pellazgo-ilirët mijëra vjetë kanë rrezatuar e ndikuar me gjuhë e kulturë të veten në botën e lashtë të tri kontinenteve, edhe në Feniki.[14] Njihet pak shkrimi i saj, nëpër pllakat e ruajtura e të gjetura, Linearin (Drejtvizorin) A dhe B.

Por gjuha “e shkruar” është ruajtur nga e ashtuquajtura gjuhë e kooptuar nga gjuha shqipe me shkrimin e vet fenikas prej Kadmit. Ajo është shkruar për herë të parë nga tirani Psistrati, me prapashtesat e shtuara fenikase-helene, nga tri fiset e ardhura pushtuese “es”, “os”, “oi”, “ios”, “tion”, etj. etj. në formën e parë, sepse ishte me plot fjalë të marrura nga gjuha shqipe, ndërsa formën e tretë të revidimit apo të largimit përfundimtar të saj nga gjuha e vet paraprake, që ka qenë shqipe, e ka marrë përfundimisht në vitin 1000 të erës sonë, me “Sounda”-n, pra fjalorin e enciklopedinë të quajtur “greke”, gjatë perandorisë Bizantine, e cila merret sikur e ka bërë “Greqinë”.

Në të vërtetë, nuk ka pasur “komb grek”, sepse në pjesën vendimtare ka qenë “i krijuar” artificialisht, prej disa etnive, dhe më së shumti arvanitas, të cilët janë degë e arbërve dhe shqiptarëve. Kriteri i thermelimit të një kombi nuk është përfillur nga fuqitë e mëdha. Po e vërtetojmë njëherë se nuk ka eksistuar “Greqia” deri në vitin 1821-1827, aq më pakë “Greqia antike”, sepse është quajtur Pellazgi, e më vonë “Elada”; pastaj, shumë më vonë, në origjinal “EΛΛHNIKH ΔNMOKPATIA”; e në përkthimin e jashtëm, p.sh. në frengjisht “Republiques Heleniques”, apo në përkthimin e vet në anglisht “Hellenic Republic”; për anglezët është gjithmonë “Greece”; për gjermanët “Griechenland”, GEO dhe italisht “Grecia”, pra shqip “Greqia”[15]

A e ka domethënien Greqia me Helladën? Për mendimin tim, janë përzier Elada me Helladën e Graët me Grekët nga Dodona, të cilat janë nëpër mijë-vjeçarësh një mishmash gënjeshtrash, madje edhe nëpër “legjendat” “greke”, të “deukalionit”, gjenealogjitë familjare të shumta të tyre, nga “heleni i parë” e më tutje. Nuk eksiston kombi “grekë”, vetëm se e flasin gjuhën artificiale.

Ata nuk njihem me “grekët e vjetër” të Gadishullit Pellazgjik, që më parë e kanë quajtur “Gadishulli HEMI”, por “pasi i gjithë Hemi i lashtë (Ballkani) ishte gadishull e kontinent”[16] është ndryshuar në Gadishullin Pellazgjik. Pra, ata janë të përzier me të tjerë, të nacionaliteteve të tjera, edhe të zi, prej Afrikës dhe Azisë së Vogël, gati një e treta e popullsisë.

Sa dalojnë në mes veti këto nacionalitete që quhen me një emër “grekë”, le të thojnë mendimtarët e teoricienet e kombeve, por karakteristikë të veçantë e kanë fenë e krishterë ortodokse prej perandorisë Bizantine, të cilët kanë qenë të udhëhequr kryesisht prej pellazgo-ilirëve dhe feja është zgjedhje e lirë e njeriut, por nuk është aspak kriter i emërtimit të kombit.

Ashtu sikurse islamikët që duan ta marrin tërë botën me fenë e tyre dhe krijojnë “shtete islamike”, ashtu edhe ortodoksët e krishterë duan t`a kenë nën ndikim të tyre një pjesë të madhe të kësaj bote me Rusinë, që janë “të bashkuar”. Ata përpiqen që ta marrin përsëri “rolin e superfuqisë”, përderisa feja e krishterë katolike, me selinë në Vatikan, i kontrollon pjesët e tjera.

Populli i tërë këtij vendi me emrin “Greqi” nuk mund “të mbulohet” as me emrin “helen” dhe “Hellada”, siç provojnë sot qindra autorë, sepse helenizmi nuk e shpreh tjetër veç superstrukturën e këtij populli e jo të “kombit”, prej antikës e deri më sot. Gjuha “greqishte e vjetër” nuk ishte kthyer ende në një “gjuhë amtare”, por ajo ishte gjuhë e kulturës te ky popull, që e kishte edhe superstrukturën e tij, që nuk ishte “komb”. Helenizmi është kthyer në vetë shekujt e vonë në ideologji raciste. Shqiptari i këtij gadishulli Pellazgjik kur nuk flet greqisht, ka frigë se mos e sheh ndokush dhe e quajnë edhe sot barbarë. Gratë shqiptare në viset e mëdha të Atikës edhe ato flasin greqisht nëpër rrugë, kur ato mendojnë se i vërejnë të huajt. Terrori fizik e psikologjik vazhdon edhe për ata që flasin shqip në shtetin e tyre “helen”, pra Greqi.[17]

Ky është komb i klonuar. As shkollat shqipe nuk lejohen, përderisa ka mjaft shkolla vllahe, sllave, serbe dhe bullgare, por nuk ka shkolla shqipe. Besnik Imeri thot: “kombi helen nuk është një komb real i mbështetur mbi racën helene, e cila nuk eksiston, pasi raca e helenëve gjatë gjithë kohërave në shtyllen kurrizore dhe trupin e shëndetshëm të saj ka qenë pellazgo-arbanita-so-shqiptare, prandaj helenët janë më shumë një komb virtual se sa real. Ja edhe çelësi për të hapur derën e katakombeve të helenizmit, shkollimit në gjuhën helene.”[18] Pra, në gjuhën artificiale helene të Kadmit.

Ne po i kthehemi edhe njëherë kohëve antike. Thuhet se romakët i quajtën ata që banojnë në gadishulin Pellazgjik, sot “Greqi” në emrin “helenë”, sepse nuk e dinin me të vërtetë cili popull jetonte atje, në atë kohë. Ta marrim së pari kohën. Prej vitit 1500 para lindjes së Krishtit (p.e.s.) Ligurët janë popull që shtegëtuan në Gadishullin Italik dhe në vitet 1400-1300 u paraqitën në veri të këtij gadishulli Keltët. Në vitet 1300-1200 janë vendosur Italikët. Ky Gadishull ka qenë më parë i banuar nga të tjerët para romakëve. Diku në vitin 1150, sipas legjendës së tyre, kanë emigruar Eneas dhe trojanët, duke e themeluar Alba-Longa afër Romës. Në vitin 900 p.e.s. janë shpërngulur në afërsi të Tiberit dhe Arnos etruskët duke dhënë në rajon kulturën e tyre në vitet 800 deri në 600 p.e.s. Roma është themeluar me 717-617 me mbretër, ndërsa Republika është themeluar në vitin 451 p.e.s., e perandoria Romake quhet prej vitit 133 p.e.s.[19] Nga viti 2000 p.e.s. deri në vitin 1200 p.e.s. bëjnë 800 vjetë të epokave të errëta. Viti 700 p.e.s. është viti kur “konsiderohet” se “e morën” emrin “helenë” nga romakët. Këto bëjnë 900 vjetë p.e.s. sepse 1200+100 bëjë 1300 vite. Po i llogaritim në radhë të parë të kohës së lashtë-sisë (të kohës antike) që nuk ka asnjë mundesi të mbajnë emrin “helenë”.[20]

Dëshmi tjetër, perandoria Romake është themeluar në vitin 133 p.e.s. prej vitit 700 deri në vitin 133 p.e.s. nuk kanë pasur mundesi të quhen “helenë” nga ana e “romakeve”. Pra, kjo bënë 567+1300, barazi 1867 vite.

Por, tani vjen dëshmia e tretë: ata thonë se vjen si rrjedhojë e motivit mitik të hyrjes së “helenëve” në luftë me trojanët, për të marrë Helenën e bukur. Nga mendimet reale të marrjes së Trojës përfundimtare, në vitin 1150 p.e.s. dhe shpërnguljen e Eneas në gadishullin që më vonë do të quhet Italik e deri në themelimin e perandorisë Romake bëjnë 1017 vite që nuk kanë mundur të quhen kurrsesi “helenë”. Vepra e Homerit është botuar diku në kohën e tiranit Psistrati, diku në vitet 550. E mund të pohohet gjithsesi se në “Iliada” këndohen rreth njëmijë herë emrat akej, danaj, argej dhe mirmidonë në luftë kundër Trojës e në asnjë rast nuk këndon si të tillë emrin “helenë”. [21] Po i zbresim prej 1150 p.e.s. 550 p.e.s. bëjnë 600 vite që nuk kanë pasur asnjë mundësi që të quhen “helenë”. Nga viti 2000 p.e.s. zbresim 550 p.e.s. janë 1460 vite që nuk kanë pasur asnjë mundësi të quhen “helenë”. Edhe perandoria Romake kur e ka quajtur për herë të parë “Gracchen”, kjo do të thotë “Gratë”, dhe jo “grekët” në vitin 133 p.e.s.[22] Megjithëse nuk e shkruan pa gabime të emërtimit Greqinë, kur flet për Epirin e Pirron dhe luftërat me te dhe ushtarët e tij, thotë se ai ishte Mbret i Epirit dhe vendosën për shkak të tij të zgjatnin emrin e regjionit të Sicilisë si “Magma Graecia”, që prap do të thotë se fjala ishte për gratë e Dodonës, jo për “Greqinë”. Deri në vitet 300 p.e.s. Roma nuk ka pasur ndikim në jugun e Italisë, por Pellazgia, që sot thuhet “Greqia”. Ishte viti 278 p.e.s. kur Mbreti Pirro kthehet në Siqili.[23]

Pirro ishte pellazgo-ilir dhe Dodona po kështu. Pra “graecia” ishin gratë dhe nuk qenë askund “helenët”.

Në të vërtetë poemës së Homerit i kanë thënë “ILION”. Kjo do të thoshte se është shkurtesë e fjalës sonë “Ylli i jonë” (ILI=YLLI, ON=I JONË). Ata që nuk mund ta njihnin këtë gjuhë, pra gjuhën shqipe, të botuar me kaligrafi tjetër të alfabetit të Kadmit, ndoshta “Yllit” i kanë thënë “Ili”, ndërsa “I jonë” e kanë thënë “on”, sikurse “detit tonë”=JON, e në latinisht “More Nostrum”.[24]

Arif Mati thotë: “krahinat e zëna nga pellazgo-ilirët nuk kanë qenë aspak të izoluara nga pjesa tjetër e botës ballkano-danubiano-egjease. (Kupto: bota e gadishullit Ilirik, danubiano-egjease!). Ajo që bie në sy dhe që është unike në Evropë, është fakti se shqiptarët e sotëm kanë rrjedhur prej një popullsie autoktone, që ka lulëzuar në të gjithë hapësirën ballkano-danubiano (Pellazgë, Thrakë, Ilirë, Panonianë, Dardan, Tesprotë, Molosë, Epirotë, Maqedonë…); në Egje (Karianë, Lisianë, Kuretë…); në Azinë e Vogël (Frigjianë, Trojanë, Lidianë, Mushkinë); në Itali (Etruskën, Venetë, Japigë, Mesapë, Moskë); madje në Pale-stinë (Filistinë, Girgashitë, Jebuzianët) dhe nga këta të lashtët qysh nga periu-dha neolitike (rreth viteve 6500-6000 p.e.s.).

E mbrapsur prej shumë pushtimesh, kjo popullsi përfundimisht është përqë-ndruar dhe vendosur në malësitë e Ilirisë së Jugut” [25]( Po e themi ne: Serbia Jugore, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria e sotme dhe Epiri).

Legjenda e Deukalionit u krijua vetëm që të shkëputë çdo lidhje në botën e deriatëhershme pellazgo-ilire dhe çdo gjë “të fillojë” nga zero, nga errësira. Aty filloi Heleni e Deukalionit dhe i Pirrhas, babait të “helenëve”.

Fjala Mikena, të cilës “Mikenai” i thoshnin “helenët”, është një kryeqytet legjendar i Atridëve dhe emri vjen nga gjuha shqipe, që do të thotë nga mik, miqësi, e rrënjë, ndërsa Atridi, do të thotë Atërit=Etërit. [26]

Sipas Arsim Spahiut, në ishullin Kretë, “gjuhët e foluara kanë qenë ilirishtja, maqedonishtja dhe trakishtja. Këtë “gabim” të vogël të tij e korigjon Aqif Sali Tafa, sepse këto kanë qenë tre fise të një etnie dhe e flitshin të njëjten gjuhë, por në dialekte të ndryshme.

Emrat Abas dhe Akrisi-os janë emra të prejardhjes ilire, të cilët i përdorin edhe sot iliro-pellazgët. “Os” është mbaresë e gjuhës fenikase të Kadmit; tjetri është emër i mbretit të Agrosit. Autorët e vjetër na dëshmojnë se emrat Akil dhe Pirro lidhen me Epirin e pellazgo-ilirishten, që do të thotë shqipen. Plutarku, që ka jetuar në vitet 42 deri 120, ka thënë se Neoptolemi, i biri i Akilit, la pas tij një dinasti mbretërish, të cilët janë quajtur pirridë dhe një nga djemtë e tij të ligjshëm, që e kishte me Lanasën, të bijën e Kleodaut, birit të Hillit, e ka quajtur Pirro. Akili, në Epir, vlerësohej si hyjni. Plutaku e thotë “me gjuhën e atij vendi quhej Aspet”. Më këte thotë se “gjuha e vendit” ishte pellazgo-shqipja, “gjuha babare”, gjuhë e vendit.[27] Në gjuhën shqipe Aspet do të thotë “është i shpejtë”, pra aspet= â shpejtë=â spet.

Me interes të veçantë është fakti i pamohueshëm se disa fise ilire, si psh në Dardanë, Myzë e Frigji kanë banuar në Azinë e Vogël dhe konkretisht në Trojë, e disa kanë lëvizur pas rënies së Trojës, çka do të thotë se qytetërimi Mikenian nuk ishte fare “grek” dhe “helenë”, por pellazgo-ilir. Në shenjë të kësaj as Leneari (Drejtëvizori) B nuk mund të pranohet si “arritje e kultu-rës greke” apo “helene”, sepse për kohën që bënë fjalë Lineari B, grekët apo helenët nuk kishin ardhur fare në këtë rajon, por “endeshin diku nga Egjipti apo shkretëtirat e Saharasë”. [28]

Së fundi, asnjë shenjë e Linearit (Drejtëvizorit) A nuk dëshmon aspak për praninë e gjuhës heleniste sipas alfabetit fenikas të Kadmit, sepse kjo kohë është “e vjetër” për gënjeshtrat “greko-helene”. Nuk ka ekzistuar aspak prej vitit 2200-2000 p.e.s.-në vitin 133 p.e.s. e deri në kohën moderne gjuha e quajtur “greke” as “kombi” artificial i nënquajtur “grek”.

Prej vitit 1600 p.e.s. kur ka filluar nga pak të paraqitej gjuha fenikase e shkruar me alfabetin e Kadmit, të cilën e vë re Luigji Luca Cavalli-Sforca e deri në vititn 1000 të e.s., kur është botuar enciklopedia e fjalori i gjuhës artificiale greke, “Sounda”, është periudha e përpjekjes së pashkëputur artificiale të klonifizohet “kombi” artificial racist “grek”, përmes gjuhës fenikase të Kadmit, pra gjuhës së shkruar përmes gjuhës mëmë të shqipes dhe gjuhës së folur shqipe. Në qoftë se e dini çka do të thotë racizmi, lexone mirë pseudoshkecën botërore e shqiptare për të ashtuquajturën “greke” dhe do ta kuptoni vetvetiu helenizmin, të ashtuquajtur “grek”.

Pse bashkëpunon e ashtuquajtura “Greqi”, dje, sot e më tutje me Rusinë e Serbinë, të krijuara pas shkapërderdhjes së perandorisë Bizantine, por edhe me shtetet ortodokse, pjesërisht Britaninë e Madhe, është mëse shokuese. Ajo do ta mbajë botën me fenë ortodokse. Por, këte, do t`a shohim më vonë. Njëherë do të marrim para syve logjikën e gjuhëve të quajtura gjuhë indo-evropiane apo gjuhë indo-gjermane. Gjuha shqipe ka patur dhe ka një logjikë tjetër nga të gjitha gjuhët e nënvizuar indo-gjermane apo evropiane. Logjika e saj është e thjeshtë. Shqiptari flet sikurse flitshin të parët e tij, nga gjërat që sheh, prej tokës e deri te qielli, pra prej gjërave të thjeshta, një rrokëshe e deri te fjalia apo periudha të fjalive. Atyre u thonë se janë “të pa civilizuar”, por ata fjasin drejtpërdrejtë. Pra, sipas një logjike tjetër, në përgjithësi, si më të ngritur, mund të themi se niset lokomotiva e pastaj renditen vagonat, njëri pas tjetrit. Ndërsa, të tjerat, në gjuhët indo-evropianekrijohet fjalia pasi e mendojnë të tëren, sepse tipizohen si të “civilizuar”, që nuk flasin drejtë për drejtë, si shqiptarët. Ata flasin pasi ti mendojnë të gjitha fjalët, d. m.th. pasi i vendosin vagojntë dhe e fundit vjen lokomotiva. Prej momentit të mendimit e pritjes së të folurit, derisa të logariten vagonat se cilët do të jenë të përfshirë, janë disa sekunda. Në fund vie lokomotiva, si p.sh. gjuha gjermane, etj. Kjo është njëfarë humbje e kohës për të qenë “i civilizuar”. Në të vërtetë, nuk mund ta përkthejnë lehtë gjuhën shqipe, ndërsa të gjitha këto gjuhë, gjuhët indo-evropiane, mund të përkthehen edhe në gjuhën shqipe. Kjo tregon se gjuha shqipe është gjuha e parë e botës, pra protogjuhë, apo gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve të të njëtit grup. Emrat, e shumë fjalët e përngjituara, mund të shpjegohen përmes gjuhës shqipe, jo nga të tjerat gjuhë, as prej greqishtes e latinishtes, që janë gjuhë më të reja se gjuha shqipe dhe artificiale.

Kjo gjë ka shumë rëndësi. Ne, po e fillojmë me emërtimet e tyre, p.sh. nga gjuha “greke”. Për ta shpjeguar më mirë gjuhën, po e marrim një shpjegim të së resë, Jessie Tsapari, e cila, në komentin e saj na thotë se grekët kanë dy opcione; e dyta është se ”<Γραικός> (graikos), në mitologjinë greke, ishte djali i Zeusit dhe një hero. Prej tij e ka mare emrin Greqia e sotme”.[1] Nga rrënjët e mitologjisë, qoftë nga rrënjët e historisë së lashtë, i thonë “Γραικός” (Graicos), që do të thotë “gratë e Dodonës”, që në gjenealogji e kanë tipizuar për “djalin e Zeusit”, e konsiderojnë “një hero”. Është koha e ndërrimit të matriarkatit pellazgo-ilir me patriarkatin e assirianëve, dorianëve e kadmejve, prandaj ata na e nxjerrin si të parin Zot në mitologjinë e tyre Zeusin, në vend se të pranojnë përfudimisht Sellenën, për “kryehyjneshën pellazgo-ilire”.

Në radhë të parë e kemi një mitologji, i cili është tregim, rrëfim dhe merret me një shpjegim. Përvoja e grupeve të njerëzve të veçantë u ipet brezave të tjerë në mënyrë simbolike dhe ashtu përcillet brez pas brezi. Rrëfimi e ka të lejueshme fantazimin e subjektit dhe subjekti e shpjegon krijimin e botës së gjërë, me origjinën e kësaj bote, me krijuesin, pra me Zotat e Zotin e Madh. Me këte lidhet gjuha dhe kultura e një grupi, të një kaste dhe një popullate. Ajo, tenton të bëhet kështu si “e përgjithshme” për popullatat e tjera. Nuk është fjala për kombet, etninë, por për fiset e ndryshme të një popullate. Popullata është e përbërë nga një etni dhe nga disa etni.

Kur lindë Zoti, njeriu duhet ta lidhë me diçka se prej kujt ka lindur apo prej çkafit e merr origjinën e tij. Kadmejtëdorianët dhe assirianët, të cilët thuhet se “mirrnin pjesë në luftën e Trojës (1200 p.e.s.), ne e dimë mirëfilli se asnjëherë nuk ka pasur “mbretëri gjithëpërfshirësë” në hapësirën e sotme të Greqisë, as shtet unikas komb “grek”, i cili është “themeluar” me 1827 të e.s,[2] kanë pasur fantazi, të cilën duhet t`a lidhin dikund, në rrëfimet popullore, në kulturën e një populli tjetër. Atje kanë ardhur tre fise ndër shumë fise të tjera, të një etnie tjetër, e rrëfimet e popullit ishin të etnisë pellazgo-ilire dhe shqipe. Pra, e lidhin mitologjinë e krijimit të botës me “Graia”, i cili është emri i gjinisë që e ka “pjellur” me Uranin zotrat dhe si rrjedhim i kësaj, Zotin e MadhZeusin, që janë në vete energji, fjalë.

Duhet patjetër të theksojmë se “Graia” i takon gjinisë femërore, është me “a” në fund të saj, i cili automatikisht i takon gjuhës shqipe. Graia, gruaja është ajo që e ka filluar botën, sikur e lindë gjininë njerëzore nëna e tij, që është pellazgo-ilire dhe shqiptare. Ajo e përfaqëson pjesën materiale të botës.

Kur i përmendim rrëfimet, legjendat e mitologjitë, veçmas në legjendën e Perseut, në kuadrin e legjendave pellazgjike, na paraqiten tri hyjneshat e Dodonës, të quajtura GRAIA, si plaka të vjetra dhe barazohet me kumtimin e Strabonit, vepra e VII2, të cilat quheshin “γραíας πελíας” (graias pelias), pra “gratë plaka”, sipas gjuhës së molosëve e thesprotëve. Zbërthimi i fjalës “Grek”, sipas fjalës “Graikoi” e “Graeci” lidhen me fjalën iliro-shqiptare “gratë plaka”, si reference e drejtëpërdrejtë ndaj kultit të nënës dhe gruas në botën e iliro-pellazge dhe shqiptare, e nuk del ndonjë lidhje tjetër.[3]

Pra, “greket” e marrin Zeusin, si pikënisje të botës, i cili është në Olimp. Ai është në “zotrat e greqisë së vjetër”.[4] Po të merret parasysh se të parët nuk janë Zeusi e Hera, të cilët, të dytë janë nxjerrur prej “Griechischen Götter”, ku Graia dhe Uranos janë të parët e Zotrave: e para është Graia, pra grua, e cila me anë të shqipes edhe sot kuptohet, kjo do të thotë se vjen shumë më vonë Zeusi, si burrë e nuk është pikënisja e botës, por ndërrimi i gjinivefemërore në mashkullorematriarkatit në patriarkat, e shtyrë me legjenda kështu shumë me herët, nga assirianëtdorianët e kadmenët, të cilët nuk kishin as atëherë ndikimin e plotë të tyre dhe një pjesë e denjë e zotrave shpjegohen vetëm përmes shqipes.[5]

Po i kthehemi edhe njëherë fjalës sonë të parë, sipas Jessie Tsapari, në të cilën do ta marrin në shqyrtim pjesën e dytë. Ajo thotë: “Grai-k-os është djali i Zeusit” e “një hero”. Në vijën e parë po themi se “djali i Zeusit” ka qenë i lindur nga dikush, pra femër dhe ndonjë grua. E dyta, ai është “një hero”, se nuk e kuptojnë “si djalin e Zeusit”, që nuk ka bërë diçka të veçantë. Emri i tij “Grai-k-os”, bëhet mashkull nga emri në origjinal femrore, me mbaresat “k-os”. Nuk e tregojnë se prej kah e ka prejardhjen e emrit as kush e ka lindur, por dihet se e kanë “vjedhur” prej emrit femëror “Grai”, pra gruaja. Dhe, për t`a rritur para syve të botës e bëjnë “një hero”. Prej këtij emri të heroit, sepse është “djalë i Zeusit”është nxjerrur edhe emri i vendit. A mund të thirret kështu një vend, që nuk ka qenë i tillë, me emrin e “përrallës”rrëfimtare, që një nga njëqind tregimet e tilla rrëfimtare, të quajtura “mitologji”, e nuk janë aspak shkencë, me emrin e vet “Greqi”? Definitivisht JO! Nuk ka bazë, sepse duhet të ketë bazë të etnisë, të së njëjtit gjak, e të njëjtës gjuhë dhe të mund të këmbejnë gjëra të përgjithshme të jetesës, në tërë shtrirjen e tyre…

E dhamë komentimin e mirë të Jessie Tsapari, sepse është intelegjente dhe bijë e prindërve të njohur shqiptarëpa e pasur asnjë qëllim tjetër, pos të analizojmë mitin e saj, të tretën formë të emrit “Greqi”.

Por, të shkojmë më përpara, në origjinën e njeriut të parë. Një zbulim që e ka tronditur shkencën botërore dhe gjermane, është fakti që njërëzimi e ka origjinën e vet prej gadishullit Ilirik, që sot i thonë pa e ditur “Ballkan”, pra prej Evropës e nga pellazgët, dhe jo aspak prej Afrikës, siç e ka “pasqyruar”shkenca moderne, në pjesën e saj vendimtare, apo në pjesën më të madhe të saj. Shumica e ekspertëve janë të bindur se ndarja e njeriut nga majmuni nuk është në Afrikë por në Gadishullin Ilirik, pra jo kontinenti i nxehtë, por Evropa, siç thanë një grup shkencëtarësh gjermanë për Evolucionin e Njeriut e Paleomjedisin (HEP). Ekipi Studimor, nga Qendra “Senckenberg”, e udhëhequr nga Madelaine Behne, shqyrtoi fosilet e vjetra dhe një fosile të poshtme të gjetur në të ashtuquajturën “Greqi” dhe një dhëmb të zbuluar në Bullgari, ish Traka ilire, siç e kanë theksuar ata në gjuhën latine “Graeco-pithecus”, në “freybergi” e “macedoniensisi”. Shkencëtarët hedhin mendimin se ndarja e linjave të zhvilimit në mes të njerëzve prehistorikë e shimpanzeve ka nodhur me të vërtetë në pjesën lindore të Detit Mesdhe.[6]

E tërë bota shkencore ka humbur kohë ta kërkojnë origjinën e tyre nga Afrika, por JO nga mjedisi i jonë, nga Trakia ilire dhe Pellagonia.

Pellazgo-Ilirët janë nga origjina e tyre prej Gadishullit Ilirik, Gadishullit Hemi apo Pellazgjik, pra Ballkanit, e jo prej Afrikës dhe Azisë, as prej Azisë së Vogël dhe mendmi i parë i njeriut ka lindur prej aty, pra Gadishulli Ilirik (Hemit apo Ballkanit) dhe është detyrë e parë e shkencëtarëve të botës që të mos e harrojnë shkrimin sakral, që është i pari, Njeriu-Zoti-Shkrimi apo Njeriu-Zotnesha-Shkrimi. Me anën e këtij shkrimi, njeriu iu drejtua vetë Perëndive dhe ky shkrim ka lindur nga nevoja e tij shpirtërore.

Shkrimi sakral është shumë i hershëm në kulturën njerëzore. Ai i vë në pikëpyetje të gjitha teoritë e deritashme për shkaqet apo kushtet lindjes së shkrimit. Nuk është shkrimi “grek” me kaligrafinë fenikase. Karakteristikat e këtij shkrimi janë dëshmi e fuqishme e ekzistimit të nevojave të mëdha të njerëzimit të deriatëhershëm, qoftë për nevoja të numërimit; të përllogaritjes së të mirave materiale; fuqisë njerëzore e bagëtisë. Deri më tani, janë gjetur objekte të mbishkruara në afërsi të vendeve të nderimit të kultit apo varrezave, zakonisht me fjalë të shkurtëra, të gdhendura në gurë, në enë, në objekte të formës së boshtit dhe nëpër pllaka.[7]

Shkrimi sakral në Gadishullin Ilirik, pra Ballkani në kohën tonë, i ka përfshirë 200 e më tepër shenja (simbole) individuale. Shkrimi kinez i ka 500 shkronja si simbolet tona. Shkëputjen e shkrimit iliro-pellazg dhe vetë të mbarë kulturës parapake, bëjnë çmos ta “realizojnë” të ashtuquajturit grekë, pra tri fiset e ardhura nga Lindja, ku kanë shkuar dhe jetuar edhe ilirët, me nderimin e thellë grua-burrë, si të barabartë, dorianët, assirianët e fenikasit, me kulturën diametrale të ilirëve, ku burri i ka pasur “të gjitha”. Mund të themi se përdorimi i shkrimit të gjetur sakral nëpër gjetjet arkeologjike ka një vazhdim të pa ndërprerë deri në vitin 3500 p.e.s.[8] Ai, në formën e mo-dikuar ka arritur të jetoj edhe në mbishkrimet e Linearit (Drejtëvizorit) A të Kretës. Ngjashmëria e shkrimit sakral dhe e kulturës së Gadishullit Ilirik me shkrimet e Kretës, vie në radhë të parë në llojet e objekteve të kultit, pra të demit, brinjët e tij dhe Nëna-Perëndi, pikërisht në vitin 1600 p.e.s. [9] E logaritur si kohë “paragreke”, i marrim dhe i shqyrtojmë edhe disa hyjni ideale atropomorfike, si p.sh e Dhemetrës-Demetres, Zotneshës së parë të kulturës bujqësore, vegjetacionit, të tokës, dhe e fërtilitetit të natyrës përmes vegjetacionit, por edhe e marrur prej lindjes së njerëzve dhe kujdesit të jashtëzakonshëm për ta, etj. etj. Identifikohet edhe me grurin…

Tek shkrimet mikenase dhe Linearin A gjendet e shkruar: da-ma-te. Për ta shpjeguar këtë fjalë po nisemi nga dialekti ilir-dorik Δã=Dhé, tokë, që është zëvendësuar me shkrimet kishtare greke, Gi (Γ)=tokë; ndërsa Ma= emrin e pastërt shqip: mamëmama, amë, amësi, amëz, amëtare, etj.[10]

Që prej fillimit të njeriut të mendojë me kokën e vet, ai ka filluar t`u besojë edhe perëndive dhe ka qenë e ëma=Toka dhe ati=Dielli. Në tokë i ka shkelur këmba dhe dielli e ka ngrohur, pa të cilin nuk ka pasur jetë. Emri Demetra, siç pranohet përgjithësisht, përbëhet nga Dha=Tokë dhe Matir=nënë.[11] Tipi e fjalës “Dhi”, si tipi i fjalës “Gi” nuk janë më të vjetra se dialekti dorik “Dha”Demetra simbolizon tokën-nënë, që kupohet se është nënë ushquese e jetës njerëzore, bota bimore është po ajo, që ringjallet çdo vit, fara bimore bie në toka-nënë dhe e në pranverë përtërihet përsëri, pra ringjallet.[12]

Pellazgët, apo pellazgo-ilirët adhuruan ato që ua diktonte logjika e pastërt, tokën-nënë, Dhemitrën, që e kishte prej dheut mitrën e njohur të rilindjes së saj, që i krijonte çdo vit të mirat jetësore e ushquese, por kishte lidhje edhe me mrekullitë të jetës njerëzore dhe ringjalljen e vazhdueshme të natyrës.

Ky fakt, ky mit, kjo “e vërtetë”, është e vërteta e mitit. “Miti është edhe në poezi, një krijim i bukur mbi të vërtetën”, siç thotë Aristidh Kola“Nuk e ndryshon, nuk e meremeton, nuk e çdukë atë, por vetën e zbukuron”. [13] Njeriu e përcjell fatin e natyrës së ringjalur, jo të njeriut të ringjallur, të cilët e fusin kot të ashtuquajturit “grekë”përmes fesë, sepse askush nuk ka shkuar në botën e nëndheshme, për t`u ringjallur përsëri. Kjo ka qenë tërësisht e pa-kuptushme dhe “e huaj” për pellazgo-ilirët.[14]

Te iliro-pellazgët kulti nuk është fejapor adhurimindërsa feja është vetë obskuratizmi, mbajtja e njerëzve me padije“Njeriu është element i natyrës”, siq thotë Aritidh Kola[15], nuk durohet të sundohet nga perëndia e padukshme dhe e panjohur e botës nga Lindja (gjeografike), por nga Toka-Nënë, e në kuptimin mitologjik iliro-pellazge është Dha-ma-te, pra, Dha-ma (mater)-te (të gjitha)i dha nga mitra të gjitha të mirat e jetës së përgjithshme.

Kjo gjë fillon ekskluzivisht prej Gadishullit Ilirik (Ballkanit), d.m.th. prej nesh, ku ka filluar për herë të parë jetën e tij njerëzore i gjithë njerëzimi, dhe ecë (shkon) drejt Lindjes, aty kah lind Dielli, të cilin e quan Zot i madh apo UNIVERSI, e pastaj kalon në drejtime të tjera. Në këtë Gadishull ka filluar bota njerëzore dhe aspak nuk kanë qenë “grekët”, por iliro-pellazgët.

Gjarpri na është futur në Greqi, prej Lindjes gjeografike, si kundërpeshë. Ata nuk janë prej këtu, por kanë ardhur me mashkullin prej Lindjes dhe e ka rrotulluar me plotë të pavërteta historinë. Sellena është bërë prej miteve “greke” në Zeus, dhe ky është simbol për ZOTINUNIVERSINSellena ka qenë krijesë njerëzore iliro-pellazge, ndërsa Zeusi është shtrembëruar nga Zoti, në Zojs, në Zeus, prej Zanit=Zâ, etj. duke u larguar prej gjenezës. Zeusi është emër mitologjik. Ne, nuk po merremi me origjinën e emrave, por me logjikën e tyre nga gjallesat e kësaj bote të vetëdijshme, sepse atyre u veshet nga diçka nga jeta e njeriut, pra është mitilogji.

Ndërsa gjarpëri është gjallesë e fshehtë e nëntokës, dhe jo e mbitokës. Neriu i gjallë është i vetëdijshëm i mbitokës. I vdekuri, jo i gjalli, digjet ose i kthehet tokës, sepse nga toka të gjithë janë krijuar, edhe të gjitha gjallesat e tjera, pra edhe gjarpërinjt. Në nëntokë jetojnë gjarpërinjt. Atje fshehen, por janë të gjallë. Në nëntokë “jetojnë” përgjithmonë të dënuarit prej UNIVERSITZotit të Madh, që identifikohet me Diell, shpirtat e këqinj; bota e nëntokës; edhe të vdekurit që i kthehen tokës, por nuk kthehen tjetër me atë trup që e kishin, sepse kur vdesin, sa të ekzistojë toka nuk jetojnë më, por “jetojnë” në paraftyrimet tona; në kujtimet tona; në lidhjet tona me ta, përmes nesh; të vetë përshkrimit tonë…

Në nëntokë “jetojnë” vetëm demonët, kryedemoni, njerëzit që kane qenë të këqinj, hijet e zeza, si toka që nuk shihet. Ku nuk ka diell, dritë, ka mundësi që të jenë prezent edhe ata, pra nata është e zezë. Ata nuk hyjnë në purgator ose përmirësim e larjes së borgjeve të pavetëdijes dhe ata që nuk hynë këtu, nuk mund të kalojnë në jetë të përjetshme, në parajsë, pra në qiell.

Gjarpërinjt nuk hyjnë në purgator, janë gjallesa të pavetëdjshme e rrinë në tokë. Ata e kanë një veti të vetëdijes sonë të keqe, xhahilë, por jo të tërën. Ate që e lëshon Zoti prej dorës së vet, thuhet që e ha gjarpëri.

Dielli që është Zot, është një prej pesë elementeve të natyrës: tokës, ujit, zjarrit e ajrit, fjala e perëndisë, si fjalë e vetme që di, është e urtë, e prajtë dhe e mençur. Këtë “fjalë të perëdisë”, nuk e logaritin të tjerët, që besojnë vetëm UNIVERSIT. Kjo është logjika iliro-pellazge.

Nga kjo logjikë e logaritur mirë, vetëm një gjarpër, që është i dallueshëm, me lara të bardha, jo fort i gjatë, që e mbane në të dy duart hyjnia minoike, femër, nga Kreta, e mbajnë si shembull të veçantë edhe arvanitasit, sikurse gegët, në gjysmën tjetër të shqiptarisë. Ai është gjarpëri i shtëpisë.

Për mendimin tim, gjarpëri i shtëpisë, është tjetër nga gjarpërinjtë xhahilë, që i hanë njerëzit shumë të këqinj; janë shumë të mirë e të qetë, por me veti të jashtëzakonshme. Këtu duhet të ndahen nga gjarpërinjt e medicinës dhe nga gjarpërnjtë e nëntokës apo të fshehtë, të xhunglës, të ujit, etj.

Kemi një studim për gjarpërinjt iliro-pellazgë, por kësaj here po i kthehemi kultit të gjarpërit edhe njëherë. Toka dhe Dielli, pra Dhemetra dhe Zeusi, si zotra, rrotullohet çdo gjë rreth tyre, ku si bosht është boshti i tokës, pra, për ne që jetojmë në tokë është Nëna-TokëDhemitraDha-ma-te. Një ringjallje e tokës është në vazhdimësi, në çdo vit, dhe e ka si bazë FARËN. Fara ështe e bija e Dhemitrës-PERSEFONA. Vorroset në tokë dhe në pranverë rikthehet në sipërfaqen e saj.[16] Por, nuk pajtohemi tërësist me ato që i thotë ai për gjarpërin, sepse as ai nuk i dallon llojet e gjarpërinjëve prej njëri-tjetrit. Por, pajtohem me thënien e tij monumetale se kjo është zgjatje e sistemit të kultit iliro-pellazgë duke “harruar” gjatë shekujve shkakun fillestar nga fanatizmi fetar dhe atij i kanë dhënë dimenzione të tjera.[17]

Ai e bën një gabim të vogël nga literatura greke që e lidhë gjarpërin me të gjithë gjarpërinjtë, por na tregon mirë për gjarpërinjtë e shtëpisë, të cilët e kanë folenë pranë shtëpive tona e konsiderohet “i shenjtë”, sepse i mbledhë edhe brejtesit e orientive tona; janë shenjë e mirë, shenjë shëndeti dhe për të gjithë familjet tona një shenjë jetëgjatësie. Shtëpia nuk pëson ngonjë gjë, por mbrohet.[18] Çdo shtëpi e ka gjarpërin e vet, si gjarpër i shtëpisë, siç e thekson Aristidh Kola nga pikëpamja popullore, përmes Muzafer Xhaxhiu, e quhet ora e shtëpisë apo bolla e shtëpisë.[19] Ai është emër i gjinisë femërore, që e tregon se lidhet me Vatrën, zotnesha e shtëpisë.

StictyBanner mes postimeve mobil

Në gjuhën shqipe kjo ndeshet në trajtat VatraVatrë, zonja e shtëpisë, që na lidhet me Nënen dhe Atrium-in (latinisht), që është Ati, baba dhe Atre. [20]

Vatra është perëndesha iliro-shqipe; Venus është romake dhe Vesta është në të ashtuquajturën gjuhë greke.[21]

Nga variantet e përrallave më famoze “E bukura e Dheut”, si psh. edhe nga Konstandin Kristoforidhi, thuhet se “e bukura” fshihej në lëkurë gjarpëri. Motivi kryesor niset nga viset pellazgjike të lashtësisë. [22]

Gjarpëri i shtëpisë është bardhë e zi, deri në bisht. Edhe këtij gjarpëri ia kam kushtuar një lirikë të kosiderueshme. [23] Ai është gjallesë pozitive dhe e mbronë botën fëmijërore ilire; bijat e bijtë; çdo gjë shtëpiake, njerëz, orendi e sende; prej armiqve tanë, ose të atyre që futen në shtëpi, për qëllime të liga e akceseve. Papritmas zbret nga trari kryesor i shtëpisë për këto detyra…

Rreth motivit të gjarpërit në kultin iliro-pellazg e kam një temë të re.

Ju përcilleni dhe lexone në veçanti.

 

[1] Komentari i Jessie Tsaparit, në pjesën e dytë, “Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazg-II.”, në faqen time të FB-ut, të botuar  në plot revista elektonike.

[2] Shikoni artkujt për këtë kohë në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch, apo në librin e Fiqret Barbullushit, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë 2011, faqe 141.

[3] Shikoni po deshët shkrimin e Dardania Sacra, të datës 28 qershor 2017, „Edhe ermri Greqi ose <Graeci> ka kuptim vetën në shqipe”, publikuar në http://www.dardaniasacra.com/edhe-emri-greqi-ose-graeci-ka-kuptim-vetem-ne-shqip/ .

[4] Shikoni „Griechenland: Götter des Olimp“, faqe 22-23, të veprës së Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999.

[5] Si ilustrim shikoni „Die griechischen Götter“ nga i njejti libër, faqe 125, formati i madh.

[6] Shikoni studimin e Gazetës Elektronike „NacionalAlbania“, e datës 24 maj 2017, „Zbulimi tronditë shencën: njerëzimi e ka origjinën nga „pellazgët“, nga Ballkani, e jo nga Afrika“, në

http://www.nacionalalbania.al/2017/05/zbulimi-trondite-shkencen-njerezimi-e-ka-origjinen-nga-pellazget-nga-ballkani-jo-nga-afrika/ .

[7] Shikoni librin e Agron Jahës, „Teorija ilire/Historia filozofike e korpusit kulturor ilir-Vështrim diakronik nga këndi i filozofisë historike mbi pozicionin dhe rolin e entikumit ilir në historinë e hershme dhe antike të Evropës“, Burlage, Münster 2014, faqe 19.

[8] Po aty, faqe 20.

[9] Po aty, faqe 22.

[10] Shikoni shkrimin e Mili Butkës, në Gazetën Elektonike „Etimologia“, të [email protected], 03. Maj 2017, në https://www.etimologji.com/2017/05/03/dhemetraartemidha-etimologji/ .

[11] Shikoni në librin e Aristidh Kola, „Gjuha e përëndive“ , Plejad, Tiranë 2003, faqet 85-86.

[12] Po aty, faqe 87.

[13] Po aty, faqe 88.

[14] Po aty, faqe 90-91.

[15] Po aty, faqe 95.

[16] Shikoni veprën e Aristidh Kolës, të cituar më parë, faqe 152.

[17] Po aty, faqe 153.

[18] Po aty, faqe 153.

[19] Po aty, faqe 154.

[20] Shikoni veprën e Spiro Konda, „Shqiptarët dhe problemi pellazgjik“, Eugen, Tiranë 1964 e 2011, faqe 333.

[21] Shikoni po deshët edhe mitologjitë komplete; Wilhelm Vollmer, “Wörterbuch der Mythologie”, Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004, faqe 685; apo C. Scott Littleton, “Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003; Anton Graber-Haider, & Helma Marx, “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005.

[22] Shiko edhe njëherë veprë e përmendur të Aristidh Kolës, faqe 155.

[23] Shikoni po deshët poezinë e gjatë „Ora e shtëpisë“, në përmbledhjen e nëntë për poezive „Shtegtimi i lirisë“, Faik Konica, Prishtine 2014, faqet 81-83.

 

REVCONTENT BELOW ARTICEL