Chrissy Teigen e ftuar tek Beautycon në Los Angeles, rrëfeu se bëhet xheloze për trupat që sheh në Instagram

Instagrami është kthyer në një rrjet social, jo më pak e as më shumë se sa torturues e veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur faqja mbushet me trupa të bukur, të palestruar, me përmasa 90-60-90, të pasme të mëdha dhe bel të hollë. Ato minuta/orë që ti ia kushton Instagramit për të shtyrë kohën apo për t’u argëtuar, kthehen papritur në minuta të pafundme ferri, ku fillon të shash çdo pjesë të trupit tënd. Chrissy Teigen e ftuar tek Beautycon në Los Angeles, rrëfeu se bëhet xheloze për trupat që sheh në Instagram. “Jam në një fazë të çuditshme ku bëhem xheloze për ata trupa, por dua të ndihem mirë me trupin tim. Dua të jem ai personi, për të gjithë ju, që thotë nuk duhet e gjithë ajo”,- tregon modelja. Ajo flet për maninë e të dukurit perfekt që arrihet me programe të ndryshme, e siç Teugen thotë, krijohet një foto hit në Instagram. “By*ha ime e vjetër hyn në rrjete sociale dhe shikon photoshop, facetune, përdorimin e programeve, gjithçka që duhet sot për të krijuar një foto hit në Instagram dhe ndihem e pamjaftueshme. I keni parasysh ato herët kur jeni online dhe i thoni vetes: “Do doja të kisha trupin e saj”, ose “nëse humbas disa kilogramë do dukesha ashtu”?”,- tregon Chrissy. Ajo ndan edhe momentet kur ka qarë në sy të bashkëshortit, pasi për të arritja e një trupi si në Instagram është mision i vështirë. “Ka patur raste që i kam qarë John-it, kur jam ndjerë sikur nuk do ta kem kurrë atë trup. Kam qenë shumë e mërzitur, sepse të gjithë kanë të pasme të mëdha tani dhe forma, dhe një bel të vogël, dhe unë nuk jam ajo…Kam qenë në sete fotografike, përballë njerëzve lakuriq dhe të gjithë kanë strija. Sa herë i shoh një strijë më shumë i them “po”. Dhe nëse të gjithë do të vepronin kështu, sa njerëz do të ndiheshin më mirë?”.