Ceremoniali honorifik i Flamurit të vogël të Gj. K. Skënderbeut  dhe  ceremoniali i Flamurit të madh i Vetqeverimit e Mëvetësisë, me 28 nëntor 1912! 

Vetqeverimi

Agron Luka

Ende sot mbas më shumë se 100 e ca vjet, Historia e mjegulluar, keqinterpretuar dhe e falsifikuar!

Flamujtë e 1912, shumica ishin improvizime.

Kongresi/Kuvendi i Vlorës, pati një Proçes – Verbal, të dt. 28 nëntor 1912, i hedhur si keqeshkroje në një fletë fletoreje, i cili “u këndua dhe u pëlqye” me votim e de facto me dt 30 nëntor 1912, pa korumin e nevojshëm.

Në mungesë të përfaqësuesve pati edhe kooptime përfaqësuesish.

Nuk pati asnjë “Dokument Indipendence” ose “Shkresa të Përkujtimshme”, të firmosura nga 84 përfaqësuesit zyrtarë të Kazave të 4 Vilajeteve dhe nga delegatët, siç ishte vendosur me votim, në Mbledhjen e Dytë dhe “kënduar e pëlqyer” në Mbledhjen e Tretë!

Mbi Proçes – Verbalin e dt. 28 nëntor 1912, mbasi ishin bërë disa testime në Zërin e Popullit, qysh më 1962, u rrasën mbisipër dy foto montazhe, një manipulim e falsifikim ky për të treguar gjoja përfaqësuesit e delegatët e Kongres/Mexhlizi të Vlorës, me dt. 28 nëntor 1912! … 

 

“Flamurit me përmasa të vogla”, të cilin Aladro Castriota ia kishte dhuruar Eqerem Bej Vlorës, Ismail Qemali, ndër të tjerë flamuj të vegjël, i dha prioritetin më të madh honorifik, duke e nxjerrë si surprizë nga poshtë palltos dhe duke e vendosur në një qoshe të shkallare ballkonit të Sarajeve, të Vlorajve (pjesa e Xhemil Bej Vlorës), me dt 28 nëntor 1912. Ky ishte ai, “Flamuri i flejtur në palat e tij për 445 vjet, sikundër e deklaronte I. Qemali në Kujtimet e tija.

Por, në fakt, ky flamuri i Aladros, nuk ishte origjinal, ishte një improvizim…

Nëpër po atë shkallare ballkon, kaloi dhe u vendos edhe një flamur i përmasave të mëdha me shtizë dhe litar, i cili kishte funksionin e qeverisë si Flamuri i Vetveverimit. Fillimisht ky u ngrit te Porta kryesore e Sarajeve të Xhemil Beut, pastaj pak më vonë u vendos në Skelë te shtëpia e Hysen Sharra. Aty, mbas nja një jave si mbaroi Kongresi i Vlorës, u ngrit në lartësi duke e mbërthyer mbi një shtyllë druri.

Ky flamur dhe nja 4 a 5 copë të tjerë, me përmasa të mëdha (rreth 3×2 m) u pregatitën nga Marigoja po atë ditë me 28 nëntor 1912, bashkë edhe me disa më të vegjël paradite, u ngjyrosën me bojë të zezë me një stampë shqiponje që ia siguruan dom Mark Vasa e Petro Fotografi, u thanë me mangall etj.

Këto rezultojnë nga të dhënat që nxirren nga Kujtimet e veteranëve, kryesist nga Petro Poga, M. Grameno, K. Floqi, J. Milaj, At Donat Kurti, etj, etj.

Një pjesë nga këto sajesa, por si suvenire më të rafinuara, me pretendimin si “autentike”, shpërndante edhe protagonisti Aladro Castriota. Ky personazhi i njohur, qysh nga viti 1902 ishte propozuar nga Kleri Shqiptar i tre feve, bazuar edhe mbi Kuran, para Sulltanit Halif, si Kryeshtetëtar i Kombit/kavmit Shqipetar! (shih, rev. LEKA, Numer Kujtimuer, 1937, I, f 348-349; shih edhe fotoskanimin e dok.)

Po të hetohen me imtësi, tre rastet ku flamuri paraqitet në tre burime botime të ndryshme, rezulton e njëjta foto grafikë, por në dy prej tyre filmati duket i kthyer mbrapsht. Pamja e shqiponjës, të cilën sa duket e ka deformuar rrudhosja e valëvitja e flamurit, jep një ide aparaente sikur kemi edhe një shqiponjë një kokëshe! Ndërkaq, një formë e flamurit që ishte botuar së pari me 12 dhjetor 1912 gazeta vjeneze, ka një qafë e dy koka. Kështu, mbetet e hapur mundësia, sepse Marigoja kishte edhe shtampa të përafërta, por me pak ndryshime.

Në një gjurmë që ne e kemi nxjerrë nga një fotografi e vitit 1912, e gjetur nga materialet e kolonelit Thomson, del se kjo formë shqiponjë që u ngrit po me 28 nëntor 1912 edhe te Sarajet te Porta edhe te Shtëpia në Skelë, duket si ajo forma e përfolur e Nemces.

Por, dava meseleja ka edhe më peripeci e kusure…

Herët, e pakta qysh më 1947, u konstatuta se nga Kongres/Kuvendi i Vlorës kishte spekullime: psh u konstatua se, kishte vetëm një Proçes-Verbal të dt 28 nëntor 1912, “i kënduar e pëlqyer” me votë, de facto me dt. 30 nëntor 1912, por ishte facsimile e një facsimileje! Dhe ndërkaq: nuk kishte asnjë Kartë si Dokumenti i Përkujtimshëm, i firmosur nga 84 Kaza të 4 Vilajeteve, me nga 1 (një) përfaqësues zyrtarë me të drejtë firme, siç ishte propozuar nga L. Gurakuqi dhe ishte votuar me unanimitet!

Rezultonte se “Dita e Flamurit”, nuk ishte Ditë Çlirimi nga ushtria turke dhe as Dita e Bashkimit të popullit shqipetar, madje edhe kishte formulime e inkonseguenca e qëndrime të dyshimta edhe marrëveshje të fshehta nga vetë Ismail Qemali!

Me këtë rast, për të mbyllur Skandalin, E. Hoxha, e shoqia  dhe tërë stafi i servilëve oborrtarë, me kohë u futën në punë për falsifikime…

Mbi Proçes-Verbalin facsimile të facsimiles, të dt 29 nëntor 1912, fillimisht u fut një foto e Shtëpisë së Hysen Sharra në Skelë, siç e botonte edhe Zëri i Populitnë vitin 1962.  Po kërkohej të fshiheshin Sarajet e Vlorajve?! Po atë vit një foto e vitit 1913, u shit si e vitit 1912. Mqs “ndërtesa mbajti”, po më 1962, mbi  Proçes-Verbalin, krahas Shtëpisë së H. Sharrës, iu rras edhe  montazh i një fotomontazhi austriak, i delegatëve të  Kongres/Kuvendit, absolutisht një foto e mëvonshme nga data 28 nëntor 1912.  (Të vjen keqardhje kur këto gafa na dolën edhe në Demokraci?)

Kjo foto ishte botuar fillimisht si foto e madhe, nga austriakët, medemek si Dokumnet vërtetues i pjesmarrjes me dt. 28 nëntor 1912. Pastaj, ishte ribotuar nga Teki Selenica, më 1927.  Ish origjinali, me një panorama të zgjeruar, ishte botuar te Foto Ekspozita e vitit 1937. (shih fotoskanimin)

Më 1969, Zëri i Popullit, i qëndisi edhe Ismail Beut po ashtu siç edhe Enverit me 1936, një Foto solo mbi Bakllkonin e Skelës në Vlorë… Foto montazhi austriak, i përfaqësuesve dhe i delegatëve, shumë kohë mbas datës 28 nëntor 1912, i shkurtuar dhe i retushuar etj, do të kthehej pastaj si “Fotoja më e dashur e Vegjëlisë” së Enver Hoxhës sepse kishte Baba xhaxha Çenin si hoxhë ateist me sarëk të bardhë …

Burimet bibliografike:

(Shih,“Lufta për Çlirimin Kombëtar 1878-1912” Kujtime Veteranësh, 1962, F. Ymeraj, f 492-493; po aty, cit., Q. Karaosmani, f 482-483; po aty cit., Dh. Zografi, f 476-478; po aty, cit., I. Qemali, f 489-490, nxjerrë dhe përkthyer nga “THE MOIRS OF ISMAI KEMAL BEY”, London 1926, f 370-373; po aty cit., L. Gurakuqi, f 491; po aty cit., I. Shyti, f 326-327;  Petro Poga, Gaz. Drita, 28 nëtor 1936; shih edhe fotoskanimin e origjinalit;  M. Grameno, Antikat Kombëtare, bot. 1974, Kafe Oxhakët, f 100-102;

Jakov Milaj, “Zonja Marigo dhe Flamuri kombëtar”, rev., Përpjekja Shqiptare, 13 janar 1938, f 6-12, ku

ka polemizuar me At Donat Kurtin dhe ka skicuar edhe një lloj bibliografie me autorët që ai mendon se e përkrahin mendimin e tij; S. Luarasi, Tri jetë, bot. 2007, f 95; shih edhe, “Lufta për Çlirimin kombëtar…”, cit. f 350, bot. te gaz. Drita, 29 janar 1961, nr.5; Eqrem bej Vlora, “Kujtime 1885 – 1925”, f. 313-314;                                                                                                                                                                                        Nuk duhet harruar edhe Flamuri i Spiridhon Ilos i sjellë nga Kolonitë vllehoaromune –shqipetare të Rumanisë, i cili edhe vonë, në pas vitet 60-ta, ruante primatin si, Flamuri i Mëvehtësisë!)

Paraqitiet grafike:

Flamuri që mendohet si i Aladro Castriota, dhuruar Eqerem Bej Vlorës; Dy flamuj të vegjël të M. Pozios.

Gazeta vjeneze, Das Interessante Blatt,  dt. 12 dhjetor 1912, nr. 50 e boton e para këtë fotografikë si ceremoniali i prezantimit të Mëvehtësisë e Vetqeverimit, e zbuluar nga studiuesja Eleni Laperi! Po aty, kjo gazetë,  boton edhe këtë shqiponjën e quatur popullorçe e Nemces, e përshtatur me rrufetë në këmbë-kthetrat me çaponj, si shqiponja e Zeusit e Akrokerauneve.  Gazeta Liri e Shqiperisë, me 6 janar 1913, e boton po këtë foto-grafikë, por vini re: në një artikull redaksional të javës së 28 nëntorit 1912, po kjo gazetë e interpretonte si,  Shpallja e Autonomisë! Po ashtu e ribotonte edhe Hist. Shqip., Vëll II, bot 1965, f 364, por me diçiturën e manipuluar si Shpallja e Pavarësisë!; Ky Ceremonial te Ballkoni/shkallaria e Sarajeve të Selamllëkut e Haremmllëkut të Xhemil Bej Vlora, ka qarkulluar edhe si Kartëpostale në vitin 1913.

Lajmi mbi autonomi pavarësinë në shtypin italian dhe Fetva e Myftiut Vehbi Dibra mbi lejimin e shqiponjës në flamur!

Fotografi e nxjerrë nga Arkivi privat i Kolonelit Thompson, 1912. Flamuri i nxjerrë nga ne me shtizë e litar dhe me një pjesë të gjurmës së ish flamurit, i cili krahasohet me materialet e bot. nga Ekspozita e 25 vjetorit të Pavarësisë, 1937

Ekspozita e viti 1937, Foto Marubi, dhjetor 1937. Në qendër: Proçes-Verbali i dt. 28 nëntor 1912, me mungesa korumi etj… mbi një flamur; Foto e madhe austriake e realizuar me delegatët e Kongresit; Flamuri i Vidit;  Libri i publikuar nga S. Gopçeviç, 1914, Flamuri i Vidit, me yll të bardhë.

Pasaporta zyrtare të Shtetit Shqyptar në vitin 1925; Pasaporta personale e prindit tim Gjovalin Luka. Ndërkohë vulat zyrtare mbanin një formë tjetër të shqiponjës, e ashtuquajtura “klasikegjiante”

Botimi te gazeta RD, 16 tetor 1991, me propoziminme Projetk Ligjin  per ndrrimin e formë shqiponjës dhe pastaj më 1998, ishte bërë pishman!; botimi i shqiponjës autentike të Vulës së Gj. Kastriotit, te gazeta Zëri i Popullit, 25 nëntor 1962. Kjo duhet të jetë formë shqiponja origjinale e autentike e Flamurit dhe e Stemës së Republikës.

28 nëntori, Dita e Flamurit, 1936, bot. gaz. DRITA; Kopjimi i flamurit dhe kompozimi thuajse identik, te botimi simbas Buletini i L.A.N. ÇL., 28 nëntor 1944; “Dita e Flamurit, u bë dita dy herë e shenjtë, dita e bashkimit të popullit shqiptar” , bot. te Buleti i L.A.N.ÇL, dt. 30 dhjetor 1944, që boton Fjalimin e E. Hoxha, të mbajtur me dt 28 nëntor 1944.

Falsifikimet e Zërit të Popullit, 28 nëntor 1962 me Dok. e Shpalljes së Pavarësisë me Flamurin e Vetqeverimit në Shtëpinë në Skelë; Dokumenti i Shpalljes se Pavarësisë, bot. Albumi Rilindja Kombëtare, 1962, me Shtëpinë në Skelë dhe me Foton e Delegatëve të Kuvendit, ku një pjesë e madhe nuk kishin të drejtë firme? Ky fotomontazh kishte pretendimet si Shkresa e Përkujtimshme…!

Zëri i Popullit, 1962 e shet këtë foto të vitit 1913, si të 1912 dhe si Kryengritie e madhe antiturke…!; Zëri i Popullit, 1969 e boton Ismail Qemalin, si Enveri i 1936-tës, solo mbi ballkon! Diçitura shkruan: Ismail Qemali shpall pavarësinë me 28 nëntor 1912 në Vlorë!

Dy telegrame nga Vlora në Vjenë për kontin Bertold. Nxjerrë nga Arkivi Austriak, dt 5 dhjetor 1912. Për shkakun e peripecive të shumta edhe ministrat ndrroheshin, ku merrnin poste edhe  Isa Boletini e Riza Beg Gjakova etj …

Fotoja e retushuar dhe e afruar në reshta për ta nxjerrë xhaxha Çenin, sa më afër Ismail Qemalit, bot. në Vite të Vegjëlisë…

Propozimi i L. Gurakuqit në Mbledhjen e dytë dhe votimi në Mbledhjen e tretë, që firmosja të bëhej në fund në Shkresa të Përkujtimshme.

Përlindja e Shqypeniës, 21 tetuer 1913. Shkodra nuk e kishte njohur Qeverinë e Ismail Qemalit me 28 nëntor 1912, sepse nuk kishte patur në korum as gjysmën e përfaqësuesve të kazave. Propozohet një Kongres/Kuvend i ri, me nga dy përfaqësuesa kazave me të drejtë firme.