Category Archives: NDËRKOMBËTARE

Rumania hap hetim për dyshimet për dhunë në protestë

Rumania ka hapur një hetim lidhur me dyshimet për dhunë të ushtruar ngapolicia gjatë protestave të javës së kaluar kundër qeverisë së majtë që la pasqindra të plagosur. Njoftimi u bë të hënën nga prokurorët ushtarakë. Rreth 80 mijë vetë, shumica prej tyre rumunë që jetojnë jashtë vendit,demonstruan të premten në mbrëmje në Bukuresht, duke akuzuar qeverinëpër korrupsion dhe duke kërkuar që ajo të japë dorëheqjen. Policia përdori pompa uji, gaz lotsjellës, shkopinj gome e mjete të tjera përtë shpërndarë turmën e protestuesve. Më shumë se 450 persona u plagosën,përfshirë 30 policë. Reth 30 persona u arrestuan gjë që çoi në kritika tëgjera. Të shtunën dhe të dielën u mbajtën protesta më të vogla, por ato nuk ushoqëruan me dhunë ndërsa një tjetër pritet të zhvillohet të hënën vonë. “Deri tani kemi marrë rreth 30 ankesa dhe kolegët e mi po intervistojnë ataqë u plagosën“, tha prokurori Ionel Corbu, duke shtuar se “të gjithë ata qëdyshohet se kanë vepruar kundër ligjit” do të merren në pyetje. Gjithashtu prokurorët do të analizojnë dhe pamjet filmike të regjistruaranga forcat e sigurisë, shtypi apo demonstruesit. Autoritetet policore thanë se forcat e rendit u përgjigjën në mënyrë”proporcionale” ndaj dhunës që, sipas tyre, u krye nga dhjetëra huliganëfutbolli të cilët u përpoqën të thyenin kordonin e policisë duke hedhur mjetetë forta ndaj forcave të sigurisë. Presidenti i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, një kritik i qeverisë, dënoiatë që e cilësoi si “ndërhyrje brutale të policisë”. Ai tha se ishte përdorurforce e tepruar në ndryshim nga sjellja e shumicës së demonstruesve dhe eakuzoi qeverinë për “krijimin e kaosit dhe trazirave”. Kancelari austriak Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban aktualishtpresidencën e rradhës të BE-së, i kritikoi gjithashtu përleshjet, gjatë sëcilave u plagos dhe një kameraman i transmetuesit publik austriak. Në Rumani janë zhvilluar protesta të shpeshta rreth më shumë se një vit mëparë, por rastet e dhunës kanë qenë të rrallë. Gjatë 15 viteve të fundit, rreth katër milionë njerëz janë larguar ngaRumania, një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara anëtare të BE-së, me një pagë mesatare mujore prej vetëm 590 dollarësh. VOA

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com