Caf Jonuzi, “Mandela” i malësorëve

Nga Vasel Gilaj

Si cdo njeri ne kete bote, edhe Caf Jonuzi kishte ardhur duke qare, por e qara per lirine, demokracine, Malesine e Shqiperine qe e kishte pushtuare Komunizmi, nuk kishte pushuar per nje gjysem shekulli diktature, ku ky patriot e antikomuniste i klasit te pare e kishte kryer detyren duke luftuare ideologjikisht me sistemin. Caf Jonuz Culaj ka lindur ne fshatin patriotik te Recit ne Malesin e Madhe ne vitin 1926 ne nje familje te njohur Nacionaliste ku edhe perfitoi edukaten e pare, si nje trim malesore qe ne c’do kohe e rrethan duhej ti dilte zote vendit te vete. Caf Jonuzi ne vitet e rinise se tije ka patur fatin e mire se ne fshati Rec kishte ardhur per te sherbyer Fetari dhe Atdhetari Dom Luigj Pici i cili kishte nje kultur jo vetem Perendimore por edhe me tharme te mirfillta nacionaliste. Caf Jonuzi keto vlera te Atdhetarit Klerik i ka vene vazhdimisht ne dukje e vecanarishte pase pushkatimit te Dom Luigj Picit.
Caf Jonuzi krijoi bindjen se kushe ishin ne te vertete Komunistet, posacerishte si shkaterrues te vlerave te kombit, Gjithsesi Caf Jonuzi qe ne moshe te re eshte rreshtuare ne krahe te luftrave antifashiste, ku ne betejen kunder pushtueseve Italian ne fund gushtin e vitit 1943 te zhvillluar ne Rec te Malesise se Madhe, ai ishte luftetare aktiv, mision qe e vazhdoj deri ne clirimin e shqiperise, me bisim se keshtu po i sherbente atdheut e kombit, madje deri ne vitin 1946 Caf Jonuzi ka qen edhe drejtues i rinise antifashiste per Malesin e Madhe.
Me ardhjen e komunisteve ne pushtet Caf Jonuzi pesoj nje zhgenjim te madh, prandaj u vu kunder rregjimit qe po instalohej nderkohe qe komunistet kishin filluar ta ndiqnin e survejonin. per disa vite derisa ne vitin 1954 arrestohet dhe denohet me 20 vite burgim, ose heqje lirie me akuzen ‘’Tradhti ndaj Atdheut’’. Ne burgjet e vdekjes Caf Jonuzi kalio plot 13 vite, por mbijetoi edhe mbas daljes nga burgu
ky patriot e antikomuniste perseri mendonte se nuk ishte i lire, duke vazhduar veprimtarin e tije antikomuniste. Te cilet e kishin shperblyer pase burgut edhe me nje pune shume te rende. arriten qe ne vitin 1970 ta fajsojn e arrestojn per te dyten here, tashme akuza qe i behej Caf Jonuzit ishte interresante sepse ne opinion thuhej se Caf Jonuzi kishte krijuar Parti Agrare, e cila do ti merrte pushtetin Enver Hoxhes, ne fakte nuk ishte keshtu por Caf Jonuzi kishte pergatitur nje platforme dhe program liberal, qe te largonte fshataret nga skllaveria dermuese e kooperativizmit e kolektivizimit, perseri arrestohet dhe kesaj here per axhitacion e propagand duke u denuare me 9 vite burge, te cilat i kreu te gjitha duke i cuare vitet e burgosjes se Caf Jonuzit ne 22 te tilla.
Fale besimit tek zoti e Liria Caf Jonuzi arriti te gezoj 17 vite te pluralizmit politik dhe ekonomik ne shqiperi. pase viteve 1990 Caf Jonuzi ka qene i pari mbeshtetes i proceseve demokratike ne Shqiperi
Caf Jonuzi ka shkruare dhe me shume mjeshtri artistike edhe nje liber te titulluar’Krushqit e Lirise ‘
ne te cilin portretizon patriotet e bashkevuajtesit ne burgjet e diktatures komuniste. nga viti 2001 e deri ne vitin 2007 kohe kure ka nderruar jete Caf Jonuzi ka qene Kryetar i shoqates se ishe te Perndjekureve dhe te persekutuareve politit te shkodres qytet ne te cilin edhe ka jetuar pase daljes nga burgu. Shoqat e cila numeron 2100 anetar, 601 te pushkatuar, 2820 te burgosur, dhe 3000 familje te interrnuara, Caf Jonuzi ka titullin Qytetar nderi i Komunes Shkrel qe do te thote se eshte shume pake per nje figure dhe personalitet te tille te antikomunizmit Shqiptar.
Caf Jonuzi u vlerësua për mospërkuljen gjatë gjithë jetës së tij përpara torturave dhe persekutimeve të pushtetit komunist dhe diktaturës që e burgosi për 23 vite me radhë, si dhe e internoi e torturoi barbarisht gjatë viteve të diktaturës 50-vjeçare. Bashkëkohësit e Caf Jonuzit u shprehën se pati gjithmonë guximin dhe pathyeshmërinë e malësorit, si bir i Reçit të Malësisë së Madhe, ndërkohë që u shqua si intelektual dhe patriot i rrallë. Me një dashuri të jashtëzakonshme për atdheun dhe vendlindjen e tij si një kundërshtar i vendosur i regjimit komunist dhe të gjitha sistemeve antidemokratike Caf Jonuzi ka shkruar mijëra artikuj publicistikë, të cilat sot dhe në të ardhmen janë dhe mbeten një pasuri e çmueshme. Gjatë gjithë jetës ishte i vendosur për mbrojtjen e fjalës së lirë, lirive dhe të drejtave njerëzore. Në shpirtin e tij nuk pati asnjëherë vend urrejtja përçmimi e përbuzja, por kurdoherë përcolli dashurinë për të tjerët, përcolli patriotizmin dhe lirinë e besimit, mendimit dhe të shprehjes si shtylla të zhvillimit demokratik.
”Caf Jonuzi do të mbetet gjithmonë një patriot i respektuar nga treva e Malësisë së Madhe, që nuk reshti së punuari për progresin e demokracinë. Burra si ai i bëjnë nder dhe lavdi jo vetëm Malësisë së Madhe e veriut të vendit, por gjithë Shqipërisë”.