Bundesbanku riatdheson në Gjermani rreth 3.400 ton ari me vlerë 117 miliardë euro

Rreth 3.400 ton ari me vlerë 117 miliardë euro (187 miliardë dollarë) janë ruajtur nëpër arkat e bankave qendrore në Nju Jork, Londër dhe Paris që prej Luftës së Ftohtë, për t’i mbajturtë sigurta nga një pushtim i mundshëm sovjetik.

Gjermania ka rezervat më të mëdha të arit në botë pas SHBA-ve, por që prej Luftës së Ftohtë, askush s’i ka parë më në tokën gjermane.

Deri disa ditë më parë, kur banka qendrore e vendit, Bundesbank, shfaqi tetë kallëpe në muzeun e saj të parasë.

“Po e bëjmë për t’u treguar qytetarëve se kallëpet e arit janë këtu, për të shfaqur transparëncë”, u tha gazetarëve anëtari i këshillit të Bundesbank Carl-Ludwig Thiele.

Ekspozita “Ari. Thesaret e Deutsche Bundesbank “, do të jetë e hapur deri në shtator, dhe ka pasur trysni në rritje nga ana e kritikëve dhe e teoricienëve të komploteve derisa Bundesbanka e dëshmoi se floriri ekziston me të vërtetë.

Rreth 3.400 ton ari me vlerë 117 miliardë euro (187 miliardë dollarë) janë ruajtur nëpër arkat e bankave qendrore në Nju Jork, Londër dhe Paris që prej Luftës së Ftohtë, për t’i mbajtur të sigurta nga një pushtim i mundshëm sovjetik.

Por që prej 2013-s, Bundesbanka ka riatdhesuar fshehurazi gjysmën e 270.000 kallëpeve përmes dërgesave të Federal Reserve, të Bank of England dhe të Banque de France.

Misioni është përmbushur në fund të vitit të kaluar, por banka do të donte që përpjekjet e saj të shiheshin si një përgjigje ndaj “një situate gjeopolitike që ka ndryshuar”.