‘Brenda 48 orëve kanë vdekur 20 fëmijë’, e mbijetuara rrëfen tmerrin në kapin e Tepelenës

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili, e mbijetuara e kampeve të internimit Klara Miraka ka treguar tmerrin që kanë përjetuar të gjithë të internuarit e komunzimit.

Ajo tregoi se si brenda 48 orëve vdiqën 20 e ca fëmijë në kapin e Tepelenës.

Për të tjerët nuk e di, por unë kam dëshmitarë shokët e mij. Të më dalin përballë e të më thonë që kam gënjyer për kampin e internimit. Kampi i Tepelenës ishte kamp shfarosje. Brenda 48 orëve kanë vdekur 20 e ca fëmijë. Ishte një grua nënë e 12 kalamajve dhe kishte dy binjakë. Brenda 24 orëve i vdiqën”, rrëfeu Klara Miraka.

a.ç