BOZHAJ – HOT 6 PRILL 1941/ Një ditë tmerri që nuk do harrohet kurrë, në perkujtim të pushkatuarve nga ushtria Jugosllave

Nga  Ndue  BACAJ

Në ditet e para të muajit prill të vitit 1941 ushtria Jugosllave kishte hyrë  në trojet etnike shqiptare (Hot ,Kastrat e më gjerë ) , “per t’i dalur  përpara”  ushtrisë  fashisto-naziste , që po marshonte per të pushtuar edhe  mbreterinë Jugosllave… Në ketë kohë shumica e kastratësve duke qenë në mes dy zjarresh ishin detyruar të largohen me familje e gjanë e gjallë per  në trojet e tjera të Malesisë ku gjenin strehë më të sigurt  në Reç , Lohe të siperme  e tjer , duke mbetur keshtu fare pak banore në shtepiat e tyre…Në terheqje e siper (pasi po mmundej nga ushtria fashiste) ushtria  shovene serbo-malazeze filloi arrestimin dhe prangosjen e të gjithë atyre malesorë që arriten t’i  kapnin edhe pse nuk kishin asnjë faj.. Arrestimet e bastisjet nisen në fshatin Pjetroshan ,pasi disfata e luftës me ushtrinë fashiste  e  ushtrisë  jugosllave filloi ketu afer , në Bader të Mehajve (Koplik)  e në Përrua të That …Të parët që u arrestuan  me 6 prill 19141 ishin Palokë Mirash  Murrizi -Pjetroshan , dhe Malotë Nikollë Curanaj (Curraj) -Jeran, i cili kishte qenë  (i punsuar) çoban te Halla e tij (Dil Bacja e martuar në Pjetroshan me Gjeto Dak Ujken)..E pastaj do të arrestonin Marash  Kolë Gjoken (Preçetaj) -Gradec , Lukë Prelen (Preçetaj) Gradec , Arif Smajl Halajn -Aliaj , Riza e Vesel Breshkun -Aliaj  , Pellumb  Maçin –Vukpalaj, dhe Kolë Nikë Lulashin.. Po ketë ditë , pas ketij “grupi” fatkeq do të arrestonin  edhe Marash Gjekë  Ndoken Vuçetaj (Pjetroshan) , Prelë Gjeto Broqin -Kosan,  Prekë  Gjonin (Vuçetaj) dhe  Gjovalin Prekë  Rrethatoken –Pjetroshan.  Nentë të arrestuarit  e parë do të prangoseshin me pranga hekuri ,ndersa  katër te arrestuarve te dytë do tu lidhnin duart me konop…Fati deshti qe Marash Gjekë  Ndoka dhe Prelë Gjeto Broqi ,t’i zgjidhnin duart nga konopi dhe  të arratiseshin ,ndersa Prekë Gjoni dhe  Gjovalin Prekë Rrethatokja do të liroheshin nga Serbo-Malazezet pasi  janë “prezentuar” si kusherinjet e majorit të ushtrisë Serbo-malazeze , Lekë Mirash Luca (i Pjetroshanit)  i njohur  në luften e Koplikut 1920 , por per ketë duket se i ka ndihmuar edhe gjuha nashke që kanë ditur ta flasin ..Mjerisht fati nuk ka qënë me  të arrestuarit e grupit  parë të perberë prej nentë fatkeqesh  të lidhur dy e nga dy..ku kishte mbetur i prangosur i vetem Kolë Nikë Lulashi , (që dinte edhe serbisht). Kola duke perfituar edhe nga terreni , si dhe guximi  arratiset ,duke  u shpetuar nga duart  ushtareve serbo-malazez…Ndersa kater “çiftet” e tjera të prangosura dorë në dorë “vazhduan” rrugen per në Bozhaj të Hotit. Ata tetë burra kastratas edhe pse e dinin se ishin pa shpetim  në duart e bishave të “plagosura” sllave  të komanduara nga krimineli Savo Pjetri , qendronin me koken lart dhe pa u ligeshtuar per asnjë çast .. Në Bozhaj ata  i ndalen para një grope gelqerje (të braktisur) dhe të rrethuar nga  ushtarë e oficer të armatosur  e  të egersuar serbo-malazez… Para kesaj situate të renduar edhe psikologjikisht një oficer që dukej se ishte  nga Serbia u kishte thenë ketyre malesoreve ; se ju si armiqt tanë të perhershem keni deshiruar humbjen tonë me ushtrinë italiane ,ndaj ju kemi sjellur ketu që ta paguani me  jetë “deshiren” tuaj… Në ketë moment pranë gropes së gelqeres afrojnë një kale ,të cilin e “pushkatojnë”, duke u treguar keshtu fatin që i pret  tetë shqiptaret e prangosur…, por ata nuk “dorzohen”… Oficeri serb që hiqej edhe si komandanti i “madh” jep urdher që tetë  kastratasit e lidhur dorë per dorë të rreshtohen pranë gropes së gelqeres ,si dhe veçon 16 ushtarë të tij të armatosur ,të cilet i vendos në një distance prej 5-6 metrash nga fatkeqet  ,që kishin ra në duar të mizorëve shkije. Ushtareve u jep komanden të pergatiten per zjarr… Ndersa kastratasit trima i provokon  duke u thenë se kamë pushkatuar shumë shqiptarë ,por me sa duket ju jeni më të friksuarit , ndaj nese doni të shihni ndonjë fije shprese per të jetuar, kerkoni mëshirë ,duke u ulur ne gjunjë per të më fshire me gjuhen tuaj të “ndyrë”

kepucet e mia dhe të ushtareve të mbreterisë, si dhe  të puthni duart tona që kanë “çelsin” e shpirtit tuaj…. Njekohesisht ju tha të prangosurve buzë gropes së vdekjes  të nderojnë  flamurin jugosllav ,gjë që malesoret e refuzuan …  Në ketë moment fatal trimave të  Kastratit ,Malesisë e Shqiperisë ju kujtuan trimerit e heroizmat e të pareve të tyre ,dhe me shpirtë e mendje filluan të “kendojne” kenget e trimerisë të kuvendeve , logjeve , betejave ,por edhe ato të djepit , me të cilat i kishin rritur nanëloket kreshnike… Ata nuk u ligeshtuan , por me koken “lartë” thirren qelloni o kriminel , se nuk na perkulni…Shovenet serbo-malazez nuk hezituan ,por qelluan pa “meshire” duke  teguar shpirtin dhe zemren e tyre katile , që siç shkruante gjeniu i kombit shqiptare  at Gjergj Fishta : “ Të gjithë shkjetë në drrasë të krahnorit  /  kanë  per zemer nga një gur vorrit”.  Bataret e pushkeve të shkjeve  gjimuan ,jo si pushkë , por si topa…Burrat  trima u “rrezuan” sikur të ishin lisa shekullore , në mes  shkembinjëve  historik , sikur të ishte vetë mali  me oshtimen e një orteku…. Por edhe mbas pushkatimit shkjetë  e ballkanit si bisha të terbuara dhe me urrejte patologjike , nuk u ngopen me gjakun që i kishte mbuluar tetë  kastratasit e pushkatuar, por i kontrolluan (me kembë) , per të vertetuar vdekjen e tyre. Madje kriminelet sllavë filluan t’i qellonin edhe me pistolet në koke…Por me sa duket vete  Krijuesi kishte dashur që gjaku i ketyre kastrateseve të mos “humbë”, ndaj Lukë  Prelë Preçetajn e kishin kapur plumbat në gishtat e dores..Ky kastratas instiktivisht apo me ndergjegje , duart tij të pergjakura i kishte vendosur mbi koken e vet , duke u dukur i mbuluar në gjakë ,ndaj nuk e qelluan me pistolet në kokë pasi e konsideruan të vdekur te sigurt.. Para se të largoheshin nga vendi i krimit  keta kriminel shekullore , në gropen e gelqeres mbi trupat e kastratasve trima hollen kalin e pushkatuar pak  më parë….. Lukë Prela pas  largimit të ushtrise  serbo-malazeze u çua nga gropa e vdekjes dhe u kthye në trojet e Kastratit , ku nuk kishte kambë shkjau ma…,duke u bërë  keshtu lajmesi dhe  deshmitari i gjallë i kesaj masakre … Emrat e shtatë  të pushkatuarëve “të parë” kastratas janë :

  1. Palokë Mirash  Murrizi 
  2. Malotë Nikoll Curanaj (Curraj)
    1. Arif Smajl Halaj   
    2. Riza Breshku (Aliaj)

     5.Vesel Breshku (Aliaj)  

    1. Marash Kolë Gjokë Preçetaj ,
    2. Pellumb Maçi.   *1*

    Pas ketij lajmi të zi që u mori jetën me 6 prill 1941 ketyre shtatë malësorëve shqiptar të pafajshem , familjaret  e ketyre burrave te pushkatuar e kishin mjaft të veshtirë per të shkuar në vend-ngjarje ,per të  identifikuar dhe varrosur njerzit e tyre  ,pasi ende kishte luftë në ketë pranverë ,që në vend që të “degjohej” aroma e luleve  degjohej era e barutit.. Nga kjo kohë e tmerrshme unë (nipi i njerit nga keta të pushkatuar, Malotë  Curanajt ,ose  Doshit  siç  e therriteshin në zbunim..), kam të memorizuar fjalet (e babes tim Llesh Nikollë  Bacit -Curanaj) ,që së bashku me  kushririn e tij te pare (Kolë  Nikë Leken-Curanaj),kishin arritur të shkojnë  pas tre diteve  në Bozhaj të Hotit , ku e kishin gjetur kufomen e njeriut të tyre (se bashku me të pushkatuarit e tjer) , në një gjendje gati të panjohur (të nxire , fryrë e deformuar) ,që per ta identifikuar i kishin “ndihmuar” dhembet e gojes së Malotes që i kishte pasur katarosh (dy bashkë).  Duke qënë kohe lufte , por edhe sipas këshilles të malesoreve të Hotit  njeriun e tyre e futen në DHE në vorre të  Bozhajve. Per ketë  varrim jashtë  tradites së malesoreve , babai im dhe kushriri itij kishin “gjetur” njefarë ngushellimi pasi, Malota në Hot edhe i vdekur ishte te dajat , sikurse edhe Marsh Kol Gjoka.. ( Ata ishin nipat e Nikollë  Mirash Hasanit e djalit tij Tomes , që ndër mote kishin qënë vojvodë , firmetarë dhe veprimtarë të shquar (me pendë e pushkë) të çeshtjes kombetare shqiptare të ketyre trojeve.. Varrosja në  Bozhaj të Hotit u mendua  të ishte e perkoheshme , dhe në një kohë më të qetë do ta rivarrosnin në varret familjare në Jeran…(Babai imë dhe kushriri i tij, nuk e arriten ketë ditë pasi ata iken nga kjo botë para  viteve 1990…).

    Ushtria serbo-malazeze  nuk ishte ngopur me kaq , por deri me 18 prill 1941 do të  “njomte”  trojet  e Hotit e  Malesisë edhe me gjakun e dhjetra  malësorve të tjer me të vetmin “faj” ,se  ishin shqiptar autokton.. Emrat e të pushkatuarëve  “të dytë” (pas datës 6  deri me 18 prill 1941) janë  :

    1.Prek   Gjoni  Junçaj    – Drumja (Hoti)

    2.Gjeto  Leka   Junçaj          “

    3.Tomë  Kola   Junçaj          “

    4.Gjekë   Kola   Junçaj         “

    5.Zef      Pretashi  Junçaj      “

    6.Lekë   Gjetja      Junçaj      “

    7.Lucë   Keqi   Gjonaj          “

    8.Pjeter  Pretashi  Gjonaj      “

    9.Mark   Pjetri   Gjonaj         “

    10.Lul      Dushi   Dushaj  -Traboini  (Hoti)

    11.Marash  Uc  Dedvukaj      “

    12.Dedè  Nika    Camaj   – Vuksanlekaj-t  (Hoti)

    13.Koç    Nika    Camaj          “

    14.Lul   Pjetroçi  Camaj          “

    15.Zef    Toma    Camaj          “

    16.Kolë Prekalija  Pepaj    Kushe  (Hot)

    17.Nikë  Leka      Lucaj    – Koja .*2*.

    18.Pretash  Gjoni   Ivezaj   – Gruda

    19.Vatë  Marashi   Ivezaj         “

    20.Gjeto  Mirashi   Bojaj         “

    21.Lucë  Mark  Gali  Lekoçaj -Trieshi

    22.Kolë  Uci  Lucaj                      “   *3*.   

    23.Gjekë  Pjeter   Narkaj                    “

    24.Nikë  Pretash  Therçaj                   “

    25.Pretash  Zef   Gjerkaj                     “    *4*

    Kur  unë pata biseduar me  Llesh Prela Camaj (në Vuksanlekaj)  ,per ketë tregjedi që e kishte perjetuar me dhimbje e tmerr , na tha se është domethenëse të tregohet se tre nga të pushkatuarit nga Hoti ; Prekë Gjoni Junçaj , Marash Uci Dedvukaj  dhe Lekë Gjetja Junçaj  kanë qenë të mobilizuar dhe të veshur  me rroba të ushtrisë Jugosllave. Madje ata kanë luftuar kunder ushtrisë fashiste italiane  e gjermane , ku kishin vrarë  edhe një oficer italian që kishte vrarë më parë një oficer të ushtrisë jugosllave dhe i kishte pas marrë rrypin e oficerit. Tre malesoret pasi e kishin vrarë oficerin italian i kishin marrë rrypin  e oficerit jugosllav, të cilin porsa ju a panë ushtarakët jugosllav i akuzuan se e kishin vrarë keta oficerin jugosllav ,dhe per ketë i pushkatuan.*5*.  Është me vlera të kujtohet se ky krim i ushtrisë serbo-malazez kunder malesorëve shqiptar në trojet e veta, drejtohej nga antishqiptari i njohur Savo Pjetri , i cili edhe rreth 20 vite më parë (1918 ) u kishte marrë jeten rreth 70 traboinasve  me anë të torturave që ju a kalonin edhe atyre të mesjetës  , si dhe kishte pushkatuar  (1919) në  qytezen e Hotit 64 hotjan ,në mesin e të cileve kishin qënë  edhe bashkëshortet  Prekë Zeka   Dedvukaj   dhe gruaja e tij  shtatzanë Lene  Deda   Dedvukaj , per të cilen shkjetë  nuk kishin pasur mëshirë por e kishin pushkatuar pa hezituar.. *6*

    Mjersht ne të gjallëve (deri sot) per të ngushlluar vehten na duhet të kujtojmë  filozofin  e besimit ku thuhet : “Nga DHEU  kemi  lindur  e DHE do të bëhemi”. Me ketë rast  duke dashur të  kujtojmë  sado pak  keta martirë që vaditen me gjakun e tyre të paster, keto troje të shenjta  etnike shqiptare, ku gjaku i derdhur ndër shekuj rrinë  tuj vlua… i  lutemi Zotit në qiell , që  shpirtrat e dlirë  të ketyre martirëve,  të pushojnë  në paqen e meritueme.. Ndersa DHEU që u ka mbuluar trupat  u kjoftë i lehtë, siç  besojmë se e kanë , pasi është DHEU i tokes  Shqiptare , i asaj toke per të cilen u sakrifikuan breza e breza të tërë , shepesh edhe në lulen e rinisë , siç  ishin dhe do të mbesin në perjetsi , martiret e 6-18 prillit 1941 – Lule- kujtimi, që nuk i vyshken e nuk do  t’i  vyshkin kurrë  as acaret e Uraleve që shpesh  frynë me terbim në keto troje…të cilat shpresojmë se sot u  ka ardhur koha të degjojnë  flladin e erërave të “ngrohta” Europerendimore…

    Referenca:

    *1*. Ndue  Bacaj ,gazeta “Shqiperia Etnike”,nr.149,dt.12.02.2012.

    *2*.Bisedë e imja (N.Bacaj) me 93 vjeçarin Llesh Prela Camaj , me dt.10.11.2013.

    *3*.Gjon Toma Berishaj ,Deçiqi krenaria e Malesisë ,fq.259-262. Tuz 2009.*4*.Gjokë  Luli , “KASTRATI” ,fq.88 ,shtepia botuese “Pipaj-Camaj” Shkoder 2009.

    *5*.Bisede e imja (N.B.)me 93 vjeçarin Llesh Prela Camaj ..dt.10.11.2013.

    *6*. Zef  Paloka  Gojçaj , intervistë e imja (N.B.) e zhvilluar në Michigan SHBA ,v.2014.

    Malesi e Madhe, 18 prill 2016