Bie miti grek, tabela 3700-vjeçare tregon se babilonasit e shpikën trigonometrinë 1500 vjet më herët

Një tabelë argjile 3700-vjeçare ka provuar se babilonasit e shpikën trigonometrinë 1500 vjet para grekëve të lashtë dhe përdornin një metodë të sofistikuar matematike që mund të ndryshojë mënyrën se si ne i bëjmë llogaritjet sot.

Tabela, e njohur si Plimpton 332, u zbulua në fillim të viteve 1900 në Irakun jugor nga diplomati dhe arkeologu amerikan Edgar Banks, i cili shpërbeu si frymëzim për personazhin e filmave Indiana Jones.

Kuptimi i vërtetë i tabelës u kishte shpëtuar ekspertëve deri tani, por kërkime të reja nga Universiteti i New South Wales në Australi, ka treguar se ajo është tabela më e vjetër dhe më e saktë trigonometrike e botës, e cila ndoshta është përdorur nga arkitektët e lashtë për ndërtimin e tempujve, pallateve dhe kanaleve.

Megjithatë, ndryshe nga trigonometria e sotme, matematika babilonase përdorte një sistem me bazë 60-ën, në vend të dhjetës që përdorim ne sot. Meqënëse gjashtëdhjeta është shumë e lehtë për t’u pjesëtuar me tre, ekspertët që studiojnë tabelën zbukuan se llogaritjet janë shumë më të sakta.

“Studimi ynë zbulon se Plimpton 322 përshkruan format e trekëndëshave kënddrejtë duke përdorur një lloj të ri trigonometrie të bazuar te raportet, jo këndet apo rrathët”, thotë Dr. Daniel Mansfield i Degës së Matematikës dhe Statistikave në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të New South Wales.

1 / 1

“Është një vepër mahnitëse matematikore që dëshmon për gjenialitet të padiskutueshëm. Jo vetëm që përmban tabelën më të vjetër trigonometrike në botë, por është edhe e vetmja plotësisht e saktë, për shkak të përqasjes shumë të ndryshme babilonase karshi aritmetikës dhe gjeometrisë. Kjo do të thotë se ka një rëndësi shumë të madhe për botën moderne. Është një shembull i rrallë i botës së lashtë që na mëson diçka të re”.

Astronomi grek Hiparku, i cili jetoi rreth vitit 120 para Krishtit është konsideruar gjatë si babai i triogonometrisë, me tabelën e kordave në një rreth që konsiderohej si tabela më e vjetër trigonometrike.

Por tabela babilonase, që mendohet se vjen nga qyteti i lashtë sumer i Larsës, datohet mes viteve 1822 dhe 1762 para krishtit, mbi 1000 vjet më e vjetër se ajo e Hiparkut, por edhe më e saktë se ajo.

Telegraph – Përgatiti Syri.net