Bekimin kam ardhe me t’kerkue!

Poezi nga Bona Mulaj Lluka*

 

Ka kohë dashtë me ardhë me t’pa kam

E nji lulekuqe prej bjeshkëve t’mia me ta pru

me t’heq mallin

Pak ujë kristal bore me t’lag buzën e me t’qu

T’ka ardhë motra!

Andërr e pata sa ke gjallë me t’shtrengue doren

e me t’thanë ma jep bekimin tan

E pak urti ati me t’kërkue

t’ua qoj nipave

Se brezat etnit duhen me i dit

Me dit sa fort e deshte ketë tokë

si ai djali i mire jetim që qon doren

E tuj bza prej s’largu thrret

Boll ma!

Tash n’shpi teme ka Zot

Muret tan shosh mi keni ba,

e tavanit mi ka ik mloja

po trarët i kam t’fortë

Jam gjallë!

Vdekjen mshtolla rreth vetes gjatë

po jo prej tute.

Për shqiptarin korija asht e randë

se vdekjen borxh e kena

Sot erdha!

Si ajo bija e mirë mallue

Vesh kam nji tis krenarie

e n’gji t’kahershmen anderr

me t’kerku bekimin.

Bota t’njohu per urti,

E mënçurine krahol e veshe Rugovë!

Kosove!

T’paqa lan beku per ça rrite!

 

*Poezia fituese e cmimit te dyte ne “Manifestimi mbarekombetar letrar per Rugoven” Prizren