Befasitë e rivlerësimit të kujtesës/ Tiranë-Durrës Express: “Hekurudha” e vetme në Shqipëri në vitin 1920

Kjo ishte linja hekurdhore Tiranë-Durrës Express, e ndërtuar nga austriakët gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918.

Kur austriakët u larguan nga Shqipëria, lokomotivat u shkatërruan dhe nuk gjendej asnjë njeri në Shqipëri që dinte të drejtonte një lokomotivë. Në vitin 1920 në Shqipëri, erdhi një kontigjent i Kryqit të  Kuq Amerikan, dhe ata kur panë linjën e hekurudhës sugjeruan që në vend të lekomotivës të përdorën kuajt sikurse në disa qytete amerikane.

Dhe kështu ndodhi hekurudha u bë shumë funksionale duke transportuar njerëz dhe mallra nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas.

Ndoshta sot pas ofro 100 vitesh do të jetë e vështirë për tu perceptuar kjo përcjellje eksluzive e fmimages.net, e cila rreket që nëpërmjet dëshmive fotografike të sjell në kujtesë atq Shqipëri sa të panjohur aq dhe harruar, atë Shqipëri të viteve të vështira, viteve të skamjes dhe mungesës së dijes. Gjithsesi një vështrim i kësisojtë do ta bënte të sotmen e interesimit tonë për zgjerim të njohurive dhe rivlerësim të asaj të shkuar, për të cilën flasin vetëm librat e historisë.