Banda e parë muzikore 1878 e themeluar në Shkodër, rruga e gjatë e traditës

Shkodra njihet edhe si qyteti i themelimit të orkestrës së parë frymore në Shqipëri, në vitin 1878. Ishte inisiativa e arbëreshit françeskan At ‘Markoci që me ndihmat që mblodhi në popull,bëri të mundur ardhjen e mjeshtrit napolitan Giovanni Canale, i cili për katër vite me radhë jo vetëm që e drejtoi këtë bandë muzikore, por pregatiti instrumentistë te rinj.

Mjeshtri Canale shume shpejt nuhati talentin e nje te riu, anetar te ketij formacioni tek I cili me vone besoj drejtimin e Bandes .Ky ishte mjeshtri Palok Kurti, i cili përveç drejtimit të këtij formacioni, punoi fort edhe për krijimin e një repertori kombëtar.

Pjesëtarë të bandës në vite, u bënë  instrumentistë të talentuar e pasionantë të qytetit dhe dirigjentet e saj ishin  mjeshtra të tillë, si: Frano Ndoja, Sulë Liçaj, Martin Gjoka,  Luigj Prela,Abdulla Grimci, Zef Kurti, Prenkë Jakova, Nush Shllaku, Tonin Daija, Abdullah Salabegu, dhe nga viti 1986 e në vazhdim Kujtim Alia.

Në repertorin e këtij formacioni është përfshirë literatura tradicionale shqiptare si dhe literaturë e zgjedhur nga muzika e kultivuar botërore.

Si rezultat i ndryshimeve social-politike që ndodhën në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, ashtu si tërë shoqëria shqiptare, banda muzikore kaloi një periudhë të vështirë. Duhet të vinte viti 2001 që kjo trupë t’i rikthehej qytetit dhe nga ky vit, ky formacion po punon për konsolidimin e tij, si një vlerë artistike dhe krenari e qytetit .

Orkestar Frymore (banda)e Bashkise Shkodër , përbëhet nga rreth 40 instrumentistë  dhe dirigjenti i saj.

Ka statusin dhe dizenjon e saj karekteristike.

Si rezultat i punës dhe pasionit të pjesëtarëve të saj,të dirigjentit dhe të stafit drejtues, kjo orkestër është fituese e çmimeve të para në të gjitha  Festivalet Kombëtare të  organizuara gjate 4  viteve të fundit ne qytetin e Sarandes. Ne vitin 2009 kjo Orkester mori pjese ne Festivalin Nderkombetar te Bandave muzikore  zhvilluar  në Giulianova ( Itali) ku dhe meritoi Cmimin e Pare – akorduar nga Presidenti I Republikes Italiane.