Audienca dhe Engjëlli i Tënzot, Papa Françesku: Krezhme të mirë të gjithë besimtarëve. Ati i Shenjtë kujton përsëri porosi të Nënë Terezës

Gjatë audiencës së sotme, Papa Françesku u uroi të gjithëve Krezhme të mirë, në përshëndetjet drejtuar shtegtarëve, të pranishëm në audiencën e përgjithshme që u mbajt paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në gjuhët e ndryshme: frëngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, polonisht dhe natyrisht italisht. “Sot, me të Mërkurën e Përhime, fillon udhëtimi Kreshmor”, me këto fjalë Papa Françesku bëri përshëndetjen e tij të zakonshme të trefishtë g për të rinjtë, të sëmurët dhe porsamartuarit, të pranishëm në audiencën e përgjithshme.

“Të dashur të rinj –tha Papa Bergoglio – Ju uroj që të jetoni këtë kohë hiri si një kthim në dashurinë e Atit Hyjnor, i cili i pret të gjithë me krahë të hapur. Të dashur të sëmurë, ju inkurajoj që t’i ofroni vuajtjet tuaja për konvertimin e atyre që jetojnë larg besimit në Zotit; dhe ju ftoj, ju të dashur të sapomartuar, ta ndërtoni familjen tuaj të re në shkëmbin e dashurisë së Zotit”.

“Sot ka shumë të rinj!”, tha mes tjerash Papa Françesku pak para përshëndetjes, drejtuar pjesëmarrësve të audiencës së sotme, ndër të cilët, edhe nxënësit e shkollës italiane ‘​​L’Arca di Legnano’ – një përfaqësi të së cilës Papa i mori në “papamobile” gjatë përshkimit të sheshit të Shën Pjetrit – dhe nxënësit e shkollës tjetër ‘De Filippo di Roma’. Papa Françesku i përmendi në mënyrë të veçantë grupet e të rinjve që janë Krezmuar nga Valbona e nga Lozzo Atestino dhe të rinjtë e krezmuar nga Monselice dhe Arqua Petrarca.

 

http://sq.radiovaticana.va/news/2018/02/14/papa_françesku_krezhme_të_mirë_të_gjithë_besimtarëve/1363158