At Gjergj Fishta, patrioti i madh, penda e artë e kombit shqiptar

Nga Ndue Bacaj

(Kumtesë me rastin e 144 vjetorit të lindjes (1871-23 tetor-2015)
Pervjetoret e ditlindjeve janë momente perkujtimi ,vlersimi ,nderimi e kujtese ,veçanarisht kur ato u perkasin gjenive të një vendi apo kombi . Ne shqiptaret si popull kemi pasur fatin të mos na mungojne kurrë keta pervjetore ,edhe pse shpesh në kushtet e mbijeteses apo”harreses” jemi detyruar tu mbetemi borxh…E nëse mbi shpinen e dikujt rendon një borxh si guri i pendeses , Shqiptaret , e veçanarisht ne malësoret e Malesisë së Madhe rrezikojmë të mbetemi “gungaçe” përgjithmon nga borxhi që i kemi , kolosit të mendimit e veprimit ,Poetit kombëtar , publicistit , diplomatit , filozofit ,dijetarit , fetarit e mbi të gjitha Patriotit të madh At Gjergj Fishta ,patriotizmin e të cilit e gjejmë të memorizuar në çdo hap të jetes , në çdo varg të rreth 50.000 vargjeve të tij poetike dhe në mbi 700 faqe në prozë , në mediat e shkruara , në parlament , në poltiken shqiptare të kohes , në konfernca e perfaqësime dinjitoze zyrtare e jozyrtare , kombetare e nderkombëtare të Shqiperisë.
Kur lindi dhe u pagëzua Zefi shekullar (apo Gjergji meshtar) ?.. Me 23 tetor te vitin 1871 në Fishtë të Zadrimes , ose në Sapen e Shenjt historike , në shtepinë plot atdhedashuri e filiza të njomë (femijë) të Ndokë Simon Ndocit dhe bashkeshortes së tij Prenda Lazri u degjua e qara e një femije qe po vinte në jete. E qara e ketij femije nuk vinte thjesht nga natyra e nje lindje , por edhe nga hallet e mjerimet që e kishin zënë Shqiperinë e katandisur si mos më keq nga pushtuesit otoman ,dhe sherbetoret e tyre “shqiptarë”.. Ndersa famulltari i njohur arbëresh Leonard de Martini do ta pagzonte me emrin Zef , duke e bekuar ketë filiz të njomë , që i shtohej grigjes katolike të shqiptarisë ..

Gjergj Fishta nga Edukimi tradicional në Arsmimim “Profesional”…
Femijrinë e parë Zefi i vogel (apo At Gjergji famulltari i ardheshem) e kaloi në katundin e vetë Fishtë , në mes tufave të bagetive dhe luleshqerrave ,në mes tregimeve , prrallave ,por edhe në mes ninullave dhe kengeve të trimerise ,që në pergjithsi mesoheshin pranë votres ,shkolles epike të trashigimisë historike nga njeri brez në tjetrin… Inteligjenca e ketij femije ende pa mbushur gjashtë vjeç ishte e dallueshme me moshataret ,por edhe me më te rriturit ,ndaj në ketë mosh Fishten e vogel e futen në seminarin e Shkodres, e pastaj në atë të Troshanit ,që u hap nga austrohungarezet… Inteligjenca e Fishtes po arrinte maja të larta kur Kuvendi Françeskan e dergoi ne vitin 1886 per studime teologjike e filozofike ,te cilat i perfundoi ne Manastirin e Livnos e te Sutiskes në Bosnje , ku edhe ketu inteligjenca e studentit nga Fishta e Zadrimes terhoqi vemendjen e profesoreve të filozofisë e teologjisë , madje me një profesor serb pati edhe mjaft debate filizofike e historike…Nderkaq sipas deshmive të lëna nga shoket e tij student ,veprimtarinë poetike Fishta e filloi pikrisht në Bosnje që në vitin 1886, dhe ateherë vjershat e Fishtes i “quanin” si vjersha me frymezim te çastit. Ndersa gjatë studimeve Zefi student (apo Gjergji i ardhëshem fumulltar) , studionte veprat e Aligerit , Goldonit , Aliferit ,Monzoni , Pascolit e tjer ,por edhe veprat epike të Kaçiqit ( i cili u kishte kenduar edhe bëmave të Gjergj Kastriotit) , të Martiqit e të tjer poeteve kroatë… Fishta arriti të zoteroje gjuhet : Latinisht , italisht, kroatisht , frangjisht e gjermanisht..Pas perfundimit me sukses të studimeve famulltari i ri (tashma me emrin fetare) At Gjergji kthehet në atedheun e tij të dashur dhe me daten 25 shkurt 1894 celebron meshen e parë ,dhe njëkohësisht fillon rrugen e bukur ,por të veshtirë e me privime të meshtarisë në Shqipëri…

Veprimtaria Letrare- patriotike e At Gjergj Fishtes…
Është thuajse e pamundur të ndash vepren letrare me atë patriotike të At Gjergj Fishtes ,pasi e gjithë krijimtaria e tij ; si poetike , prozë e publicistikë , histori , politikë , diplomaci ,si dhe satirë ,ajo është në sherbim të palekunder të patriotizmit të kulluar shqiptar . Veprimtaria letrare- patriotike e At Gjergjit është shumëdimensionalshe , ajo i ngjanë një fanari ndriçues që perbehet nga një tufë rreze-drite që mund të krahasohen me meteorë të pashuar. Ne me ketë rast po mundohemi të veçojme vetem disa nga keto rreze drite atdhetarie , drita e të cilave sot na ndriçon pa pushim rrugen e enderres sonë Europerendimore… Në keto “kushte” unë detyrohem të filloj që me poezinë e parë të tij që e njohim me titullin “Zotit Anselmo Lorecchios n’Vjenë” botuar në revisten Albania me 30 nentor 1899 me pseudonimin “E popullit”. Po në vitin 1899 Atë Gjergji në bashkëpunim me abatin e madh të Mirdites ,Prengë Doçin , me Dom Ndoc Nikajn , At Pashko Bardhin ,, At Ambroz Marlaskajn , Luigj Gurakuqin e tjer…punuan per formimin e shoqerisë kulturore-patriotike “Bashkimi” Po ketë vit shkruan poezinë “Gjaksoreve”,kur ai falë edhe gjakun e vellait dhe me familjen e gjaksit lidh kumari…Ketë poezi e boton në revisten “Albania” (nr.10 te vitit 1901). Në revisten “Albania” Fishta boton edhe disa kengë trimerie dhe saterike me permbajtje politike. Keto poezi e kanë burimin nga gurra popullore dhe i perkisnin dialektit të vlefshem Gegë..Thuajse në të njejten kohë (por edhe më vonë) At Gjergji boton edhe në revisten Elçija me psudonime të ndryshme (si ; Rushman Sokoli ,Mar Pepa ,Gastigat Ridendo , Sula , Fushk n’Dushk ,Bibë Gjeta ,Gegë Toska , e tjer..). Në vitin 1902 ,pas një sherbimi të shkurter si ndihemes-famulltare në Hot (Brigje) të Malesise Madhe emrohet drejtor në shkollen Françeskane (Iliricum) në Shkoder. Sipas deshmive të kohes mesohet se Fishta ka qenë i pari drejtues i kesaj shkolle që ka futur si lendë të detyrueshme mesimin e Gjuhes shqipe. Gjate ketyre viteve me gjithë angazhimin si meshtar e mesues At Gjergji nuk harroi per asnjë moment punen e tij pasionante të “letrave” shqipe. Në vitin 1905 në Zadar të Kroacise boton blenin e parë të“Lahutes së Malesisë”, i cili ishte fruti i nektarit të parë që kishte mbledhur nga trashigimia historike e heroike e ketyre trojeve nga më shqiptaret e Shqiperise Etnike ,si dhe nga frymezimi i fituar nga koha kur kishte qënë ndihmes-famulltarë në famullin e Shen Gjonit (në Brigje) Hot.. Ndersa Blenin e dytë të kryevepres “Lahuta e Malesise” Fishta do ta botonte një vit më vonë (në vitin 1906). Në të dy keto blene Fishta do të pasqyrohen luftrat e malesorëve e shqiptarëve në mbrojtje të trojeve të tyre (që nga lufta e Vranines 1862 me në krye trimin Oso Kuka ,Lidhjen e Prizrenit dhe luftrat mbrojtese të malësorëve e shqiptarëve në vitet1878-1881 , kryengritjen antiotomane 1911 ,luftrat mbrojtëse të viteve 1912-1913 e tjer..). Iliaden shqiptare At Gjergji e kishte “pagëzuar” me “emrin” d.m.th.“Lahuta e Malsisë” , me emrin e “vegles” muzikore autoktone të trojeve tona që shoqeronte e “lavdronte” jeten , veprat dhe trimat e urtë -atdhetar të Shqiptarisë. Edhe Lahuta e Fishtes kishte këtë mison patriotik..Ku per të kujtuar ketë po citojmë pakë vargje nga kenga e nantë “Lidhja e Prizrenit “:
“.. janë Krenët e Shqiptarisë / Krenët e Gegëve e të Toskenisë /
Që kanë dalun në ketë dhe / Me lidhë besë me lidhun fe /
Edhe n’armë këta me u shterngue / Europes fjalen me ja poshtnue /
Që me Mbret paska pleqnue / Me i dhanë dorë Malit Zi /
Ta coptojë t’mjeren Shqipni..”
per të vijuar në Lahutë (në “lavd”) me disa nga krenet mabrëshqiptar të lidhjes Prizreni si :
“ …Që se trandë as topa as shpata / E i thonë emrit Marash vata /
Mandej vjen një Qefali / Prengë Bib Doda djal zotni / …….
Kur të duej me folë urti / Ai asht zanë njaj Kapidani / Kapidani prej Mirditet /
Per të cilin larg perflitet ……./ Atëherë vjen në rend Toptani /
Që edhe ketij larg i vojti zani…./ Perbri tij vjn prap Zagolli /
Gjeto shllaku dhe Begolli / Vjen Çun Mula e vjen Mar’ Lula /
Njani Hot e tjetri Shalë / T’fortë per pushkë e t’urtë per fjalë /
Si ai Dodë Preçi prej Kastratit / Me atë Vrionin e Beratit …../
Por pertej m’ atë tjetren anë / ai asht zanë një burr shkodran /
asht Shan Deda i Dedë Jakupit…./ Ai asht Abdulla Dreni /
pa të cilin s’hecë kuvendi …./ Atje poshtë në Prizren /
Abdyl Frashëri i toskë me mend / Keshtu ka nisë të çilë kuvend….”
Në vitin 1907 në Sarajevë sheh driten e botimit vepra e parë saterike “Anazat e Parnasit” me të cilat Fishta fshikullon ata shqiptarë që per atdhe njihnin kuletën e tjer. Po ketë vit zë fill teatri françeskan ,ku si krijues i tij njihet At Gjergj Fishta , i cili në ketë fushë arti vuri gurin e themelit , duke shkruar e pershtatur pjesë dramatike ,por edhe duke e drejtuar vetë ketë aktivitet artistik-patriotik… At Gjergj Fishta ne vitin 1908 ishte një nder organizatoret , pjesemarresit dhe veprimtaret më të rendesishem të kongresit të Manastirit ,kongres që jo vetem unifikoi alfabetin në mes shqiptareve ,por edhe na afroje rruget e komunikimit (në të shkruar me shkronja latine) me Europen dhe Boten Perendimore .Vlen të theksohet se At Gjergji u zgjodh kryetari i komisionit te Alfabetit ,të perberë nga 11 antarë . Por per të “ardhur” deri ketu Ai u zgjodh në mes 400 pjesmarresve ,150 delegateve dhe 50 të zgjedhurve me të drejte vote. Në kongres u mbajten mjaftë kumtesa interesante ,por ajo e at Gjergj Fishtes ishte më e shkelqyera per vlerat e së ciles shkruajnë edhe personalitete të huaja, si misionaria amerikane Fineas Kenedi , e cila ndër të tjera thotë se kumtesa , e poetit Gjergj Fishta nga Shkodra ishte ma e mira dhe i beri degjuesit tu rridhnin lotet…Ndersa studiuesi dhe historiani italian Gaetano Petrotta shkruante se (Gjergj Fishta) si gojtarë shkelqeu mbi të gjithë gojtaret shqiptare ,ku foli per ma se një orë e gjysem në mes mahnitjes dhe admirimit të të pranishmeve…Në vitin 1909 Fishta boton permbledhjen e parë te librit “Pika Voesët” ,që në botimet e tjera do të thirret “Vallja e Parrizit” ,te cilen ia kushtoi “Shqyptarit t’vlefshem , Luigj Gurakuqit , nderës s’djelmnisë së Shkodres” ,per të vijuar me poezitë plot pathos patriotik të titulluar “Mrizi i Zanave” , poezi që i kushtohen gjuhes shqipe , Shqiperisë së “lire” ,trimave shqiptar e më gjërë. Në vijim të aktivitetit të tij letrar e patriotik në vitin 1911 çfaqë melodramen zjarm per atë kohë, “Shqyptari i Qytetnuem” ,ndersa në vitin 1912 melodramen “Vllaznia ase Shen Francesku i Assisit”. Në vitin 1913 themelon revisten brilante “Hylli i Drites” , drita e seciles nuk u shua e nuk do të shuhet kurrë ,pasi kjo revistë ndriçoj rrugen e autoktonisë (historike ,kulturore e fetare) të shqiptarisë ,së bashku me çmimin e kesaj rruge ,anes së ciles vershonin lumenj gjaku ,djerse e sakrificash. Nga “drita” e Hyllit drites po veçojmë trajtimin shkencore , historik e patriotik të epopes së lavdishme të malesoreve të Malesisë Madhe (së bashku me Dukagjinin , Mirditen ,Lezhen ,Shkodrën e më gjërë), të kryengritjes antiotomane të vitit 1911, ku u valvit në Deçiq (me 6 prill) per herë të parë pas 432 viteve mungesë edhe flamuri kombëtar i Gjergj Kastriotit nga trimi I urtë Dedë Gjon Luli me shokë shumë . Ketë epope Fishta i madh e memorizon me një cikel shkrimesh me titullin e spikatur “Lot Gjaku” , “A janë t’zot shqiptaret me u majtë n’vedi” ,etjer. Me daten 7 mars 1913 ,kur Shkodra ishte në duar të perfaqesuesve ushtarakë të fuqive të mëdha At Gjergj Fishta në kishen Françeskane (në Gjuhadol) ngriti flamurin shqiptare dhe njekohesisht lidhi me drita kishen me xhamin e Fush-Çeles në shenjë soldariteti të katolikeve dhe muslimaneve shqiptare.. Me kete rast koloneli anglez De Filips i kerkoi Fishtes të ulte flamurin shqiptarë, Fishta e kundershtoi ,por koloneli i tha : “keshtu po na detyroni që flamurin tuaj ta ulim me topa” ,ndersa Fishta i pergjigjet : “Ju faleminderit për nderimin që po i bani flamurit shqiptarë. Atij me të vertet i ka hije me u pershendetun me topa”. Gjergj Fishta ishte mik i komandantit Hasan Riza Pasha ne mbrojtje te Shkodres ne vitet e lakmive shovene Serbo-Malazeze të 1912-1913…Me ketë rast në shenjë harmonie me sivëllezerit musliman patriot ai shkruan vargjet brilante:
“ Edhe unë frati thom të verteten / Me musliman e baj fli jetën /
Varem në krrabë , lidhen në vargoj / E shqipninë unë nuk e lshojë”.
Po në vitin 1913 boton per herë të parë në Shkoder poezit brilante patriotike me titull“Mrizi i Zanave”.. Në vitin 1914 shkruan të paren tragjedi me titull “Juda Makabe”,që vlersohet si kryevepra e kohes në ketë gjini..në të cilen spikat At Fishta si patriot kur “bënë gjyq” me Zotin , kur i “viketë” :
“O Perendi a ndieve / Tradhtaret na lanë pa atdhe /
E ti rri e gjuan me rrfe / Lisat nepër male kot.”
Po në vitin 1914 zënë fill edhe poezit (apo poemthat melodramatike siç i quan ai) me titull “Jerina ase Mbretnesha e Luleve”.Keto peozi plot pathos e dashni të dlirtë ,rrezatojnë gjigandizmin e Fishtes si poet ,që dinë ti kendojë hijeshem natyres së bukur më simbol Lulet , dhe asaj që rritë lulet e mbush ma dashni boten ,femrave (shqiptare). Poezit pergenjeshtrojnë edhe ish kryeministrin e Serbisë Vladanj Gjorgjeviç, i cili në një liber të shkruar mbas luftrave turko-ballkanike i quante shqiptaret si të pa qytetnuem ,ku si “shembull” merrte vrazhdesine e burrave shqiptare që gjoja nuk dinë ti kendojnë femres , perveçse duke e fyer… Në Qershor, të vitit 1916 At Gjergj Fishta në Universitetin katolik të Parisit mbanë një ligjeratë, që është një mbrojtje e fortë në përkrahje të të drejtave të kombit të papërkulur , të kombit shqiptar .. At Gjergj Fishta, përveçse tregon se kush janë e çka janë Shqiptarët, dhe të cilat janë të drejtat e tyre, ai në të njëjtën kohë kritikon Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, përfshirë edhe Francën ku mbajti fjalimin . Po në vitin 1916 themelon shtypshkronjen franceskane nga e cila botohet revista “Posta Shqiptare”.. Gjithashtu në keto vit në bashkepunim me Luigj Gurakuqin formon “Komisinë (komisionin) letrar” te gjuhes shqipe. Vlenë theksohet se Gjergj Fishta megjithse shpesh kishte perkrahë perandorin Austrohungareze , pasi ajo në vitet e veshtira të pushtimit otoman ,disa here kishte luajtur rolin e një “engjelli” mbrojtes per katolicizmin shqiptare në veçanti e Shqiperisë në Pergjithsi ,ai nuk nguroi ta denonconte ketë perandori (si dhe fuqit e tjera Europiane),kur ajo heshte apo shkelte të drejtat e Shqiptareve ,ketë fakt e verteton vepera e tij me titull “Teatri i Diplomacisë”..At Gjergj Fishta ishte edhe njeri ndër patriotet “flamur” që mahniti konferencen e paqes (ne Paris) ne vitet 1919-1920, kur ai ishte caktuar me detyren fisnike të sekretarit të kryetarit të delegacionit shqiptare ,Imzot Luigj Bumçit. Fishta mbajti fjalen në ketë konferencë me një oratori të mrekullueshme ,që kishte brenda ; diplomaci ,histori ,të drejta të vetvendosjes së popujve, dhe nje artë te papare deri atehere në të tilla evenimente nderkombetare…Fjala e Fishtes është një model i pavdekshem i një patrioti të vertet diplomat , në mbrojtje të të drejtave të shqiptareve kudo që jane në trojet e veta Etnike …edhe sot… Vlen te kujtohet se serbo-malazezet (me ndihmen e dados tyre Rusis e dhe Frances të asaj kohe), në konferencen e paqes propoganduan “iden” se popullsia katolike e Malesise Madhe ,Shkodres , Lezhes e Mirdites ,eshte dakord ti bashkengjitet shtetit Malazez me popullsi ortodokse ,pra kristiane. Me inisiativen e At Gjergj Fishtes , imzot Luigj Bumcit dhe patriotit Luigj Gurakuqi , nga keto zona ju dergua një protest energjike konferences dhe lidhjes së kombeve ,ku ndër të tjera shkruhej : “Popullsia katolike shqiptare , ka interesin më të madh të qendroi e bashkuar në një Shqiperi të lirë , dhe per ketë e shtyjnë motive kombetare dhe fetare. Po qe se do të kerkoni të na “bashkoni” me Malin e Zi, atehere konferenca do të bajnë një krim të rendë ndaj gjuhes sonë ,religjionit tonë dhe historisë sonë. Katoliket e muslimanet janë vellezer,dhe si të miren ashtu edhe të keqen e ndajnë sëbashku…” ** Ndersa ne vitin 1923 ,atë Gjergji boton në Shkoder vellimin me vjersha saterike“Gomari i Babatasit” që fishkullon të gjithë ata zyrtar e rrogtor shqiptar që nuk duan tja dine per punë e Kastriotit / dhe as per njatë trimnin e të parit / pasi janë dhanë pas rrogave të arit…Pa harruar edhe botimin e një permbledhje tjeter brilante saterike me poemthin heroiko-komik NIKOLEJDA .. At Fishta nga viti 1920-1924 ka qënë i zgjidhur deputet i ligjeslaturës parë si perfaqesues i grupimit “Ora e Maleve” që u rrjeshtua në një bllok me “Opoziten” kunder “Popullores”. … Fishta gjatë kohes si deputet ka qënë i zgjedhur edhe N/Kryetari i parlamentit dhe kryetari i komisionit të buxhetit e arsimit. Në vitin 1922 Gjergj Fishta shkoi ne Washington dhe duke shfrytezuar njohjet e tij me personalitete të ndryshme intelektuale dhe senatorë katolik arriti që qeveria Amerikane të njohë zyrtarisht Shqiperinë. Pas dhjetorit 1924 ,kur qeveria e Nolit deshtoi at Gjergji si simpatizant i saj u largua nga Shqiperia deri ne vitin 1925,kur qeveria e Ahmet Zogut shpalli amnestinëNë vitin 1930 At Gjergji ishte njeri ndër antaret më sinjifikativ të konferences Nderballkanike të zhvilluar në Athinë. Fishta u prezantua në parlamentin grek nga poeti më i madh i Greqise Palamas ,ku me ketë rast mbajti një fjalim të mrekullueshem….Në vitin 1931 ,perseri Fishta ishte antare i perfaqesisë shqiptare në konferencen Nderballkanike të Stambollit ,dhe pas një viti (1932) edhe ne atë të Bukureshtit..Në muajin prill të vitit 1933 me një dekret mbretërorë u mbyllen të gjitha shkollat private , veçanarisht ato me mbeshtetje fetare ( Katolike ,Muslimane dhe Ortodokse) ,ku më i demtuari ishte komuniteti katolik. Per ketë protestoi në menyre energjike Episkopati shqiptare me zerin e tij ma të fuqishem At Gjergj Fishten , i cili me kete rast mbajti një fjalim model në mbrojtje të historise së arsimimit shqiptarë të lidhur pazgjedhesisht me kontributin e besimit Katolik e perendimorë. Fishta pas fjalimit u largua nga Shqiperia ,dhe menjeherë çoi shtetin shqiptare në gjyqin e Hages. Pas rreth dy viteve seanca gjyqesore Fishta ( me ndihmen e një avokati francez që zgjodhi vetë) fitoi gjyqin e Hages (1935) ,ku edhe u rikthye e drejta e rihapjes të shkollave private…Fishta pasi u kthye në Shqiperi u takua (në vitin 1935) me mbretin (Zogu i I ) te cilit gjatë takimit i thotë : “I ke çua me studiua disa studenta në Bashkimin Sovjetik ,por ata që kanë me u kthye kanë me kenë të gjithë komunista . E ta dish se parimi ma i parë i komunizmit asht me mbytë ty (mbretin). Prandaj hap sytë e mos shko mbas keshillave të atyre të marreve që per inat të klerit katolik të thonë me çua studenta në Rusi..”. Po në vitin 1935 u zgjodh provincial i kuvendit Françeskan , (detyre qe e kreu deri ne vitin 1938).. Gjate kesaj kohe (në vitin 1937) i dha doren perfundimtare Iliades shqiptare ,Lahutes së Malesisë.. Edhe pushtimin fashist Fishta e perjetoj me dhimbje (gjë që Fishta e kishte paralajmruar..) ,edhe pse italianet i bene mjaft elozhe e “privilegje”, ku me 6 qershor (1939) e zgjodhen antar nderi i Akademisë të Italisë…Por Fishta kishte refuzuar edhe një dekorat të shtetit fashist italian.. At Gjergji per vepren e tij patriotike ishte vlersuar e dokoruar , nga “Klubi gjuha Shqipe” më 1911 me kurorën e argjendë . Per Fishten si mendje e ndritur bënë vlersime edhe vende të tjera të Europes duke perfshirë edhe vetë shtetin turk që (nën influencen e mikut tij Hasan Riza Pasha ) në vitin 1912 i dha dekoraten “Mearit klasit II” , në vitin 1912 Perandori i Austrisë i akordon dekoraten “Ritterkreuz” , më 1917 qyteti i Beratit i dhuron “Pendën e Artë” , në vitin 1925 Papa Piu i IX-të i jep dekoraten “Medaglia al Merito”, me 1929 Paria e Përgjithshme e Urdhërit Françeskan i e nderon me titullin “Lector Jubilatus” , Greqia në vitin 1931 i jep çmimin “Phoenix”. Ndëra në vitet e demokracisë ish presidenti i Shqiperisë Alfred Moisiu e dekoron (pas vdekjes) Gjergj Fishten me urdherin më të lartë “NDERI I KOMBIT”.. Vlen të theksohet se Fishta është shqiptari i Parë i propozuar për çmimin Nobel. Për ketë veprimtari poetiko-letrare , artistike , patriotike ,të shendriteshme dhe ende të paperseritshme në trojet tona e më gjërë ,studiuesi ,gjuhtari dhe albanologu i shquar gjerman Maximilian Lambertz do të thoshte nga Lapcigu (në vitin 1949) : “Shqipnija pat nji fat fort të madh e të jashtëzakonshem ,çka nuk e paten popujt e tjerë veçse mbas qindra vjetesh të një jete letrare ; pat të madhin , të naltesuemin per mbi të gjithë ,atë qe u mbeshtet në popullin e vet e në gjuhen e tij e që me vjersha të veta ndezi flakë zemrat në popull ,pat zhenin poetike në Fishten.”.Ndersa per “ILIADEN” shqiptare “Lahuten e Malesise” po ky personalitet gjerman ,do të shkruante : “Lahuta e Malesise e Gjergj Fishtes , jo vetem se ka rendesi në pikpamjen hartistike e historike ,por edhe pse ajo si vëna e mirë sa ma shumë vjet të kalojnë aq ma vlerë merr , tue kenë se ajo asht pasqyra ,magazina dhe kopja besnike e jetes , e shpirtit , e deshirave , e perpjekjeve ,e luftes dhe e dekes së shqiptareve. Por megjithë këto vepra letrare , artistike ,publicistike , filozofike , historike ,diplomatike e mbi të gjitha patriotike të At Gjegj Fishtes (pak vite pas vdekjes tij me 30 dhjetor 1940), ai në vend që të nderohej , në Shqiperi kur sundoi dreqi i kuq (1944-1991) siç e quante ai komunizmin , per hater të sllavëve, ky dreq i kuq , Fishtes i ndalojë librat , i shkatërrojë vorrin , por nuk munden kurr ti shkatërrojnë vepren e tij që në popull quhej dje , quhet sot , e do të quhet nesër “Ungjilli” i atdhetarisë…
At Gjergji kudo që të pushojnë eshtrat e tu .. paç driten e pambarueme ,ashtu siç na ke lanë vepren tande të pavdekshme letrare e mbi të gjitha patriotike…