At Faltas: Bazilika e Lindjes sё Jezusit nё Betlehem ka rihapur dyert

Pas më shumë se 80 ditë mbylljeje pёr publikun për arsye tё koronavirusit, sot paradite Bazilika e Lindjes së Jezusit nё Betlehem rihapi dyert e saj. Gëzimi i At Ibrahimit Faltas, këshilltar i Kujdestarisë françeskane të Tokës së Shenjtë, ndërthuret me shqetësimin rreth krizës së rёndё ekonomike në rajon: Betlehemi, kujton, “jeton me turizëm”, i cili për momentin ende ështё i bllokuar nga emergjenca e koronavirusit.
R.SH. – Vatikan

Pas Bazilikës sё Varrit tё  Shenjtë, e cila u rihap tё dielën në Jeruzalem, rihapja e sotme e Bazilikës sё Lindjes së Krishtit në Betlehem është një tjetër “simbol i shpresës për popullin” e Tokës sё Shenjtë: në vendin ku më shumë se dy mijë vjet më parë lindi Jezusi, sot u përjetua njё “emocion” i veçantë, me gjithё situatën ekonomike “dramatike” që ekziston nё qytet, ku “më shumë se 90% e popullsisë punon në sektorin e turizmit, i cili ka pësuar pasojat shkatërrimtare tё koronavirusit. Nga Betlehemi, at Ibrahim Faltas, këshilltar i Kujdestarisë françeskane të Tokës së Shenjtë, tregon pёr Vatican News se “rihapja e sotme e Bazilikës së Lindjes sё Krishtit pas “80 ditë” të mbylljes sё saj për publikun, nё kuadrin  e masave të parandalimit të Kovidit-19 të vendosura nga autoritetet palestineze, pёr besimtarёt e krishterё dhe msylimanё ёshtё tejet e rёndёsishme”.

Tri komunitetet e Bazilikës

Njoftimin pёr vendimin e ripahjes sё Bazilikёs, në pragun e ngjarjes, e dhanё Kujdestari i Tokës së Shenjtë, At Francesco Patton dhe Patriarkët Grekë Ortodoksë e Armenë të Jerusalemit, Toefolo III e Nourhan Manougian. Për të shmangur rrezikun e infeksioneve të reja, numri maksimal i hyrjes në vendin e kultit aktualisht është i kufizuar në 50 vetë, nё pёrkim me respektimin e masave tё duhura mbrojtjes si maskat qё duhen pasur në fytyrë dhe mbajtjen e një distance të sigurisë minimale prej 2 metrash.

Pa shtegtarë nuk ka jetë

Françeskani At Faltas, i cili më 2002 personalisht pati përjetuar 39 ditët e rrethimit të Bazilikës nga 240 militantë palestinezë në ikja nga ushtria izraelite, flet për Bazilikёn e Lindjen sё Krishtit si një vend tё shenjtë tё dashur jo vetëm për të gjithë të krishterët e botës, por gjithashtu edhe për popullin vendas tё pёrbёrё nga të krishterë e “myslimanë tё Palestinës”. Një lidhje që përforcohet në njё kohë tё rënd ekonomike për Betlehemin, siç kjo e sotme, ku hotelet dhe restorantet janë ende të mbyllur, “pa turizëm, pa shtegtarë nuk ka jetë, njerëzit vdesin”, thotë françeskani egjiptian At Faltas, e kujton situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, pas njoftimit nga Izraeli për të vazhduar me aneksimin e disa zonave të Cisjordanisё dhe pas ndërprerjes nga ana palestineze e çdo marrëveshjeje me Shtetin hebraik dhe me Shtetet e Bashkuara tё Amerikës.

At Falas thotё se “rihapja e sotme qe një emocion i madh për të gjithë popullin e Betlehemit, për ne fretërit françeskanё, për grekët ortodoksë dhe armenët, tri komunitete kёto që janë përgjegjëse për Bazilikën e Lindjes. Njerëzit e prisnin shumё këtë moment: Bazilika u mbyll për publikun para më shumë se 80 ditësh për emergjencën e koronavirusit. Betlehemi ishte qyteti i parë që u mbyll për shkak të pandemisë, më 5 marsin e kaluar. Pas konferencës së shtypit të djeshme nga kryeministri palestinez, Mohamed Shtayyeh, të tria komunitetet e pranishme në Bazilikën e Lindjes sё Krishtit vendosën të rihapin Tempullin. Dhe kështu ndodhi sot në orën 6: 30 të mëngjesit, faleminderёs Zotit. Një gjest që është kaq domethënës për banorët vendas, si dhe për të gjithё tё krishterët e mbarë botës, sepse ky vend me të vërtetë është i rëndësishme, si është për të krishterët e Tokës  Shenjte, po ashtu ёshtё edhe për myslimanët e Palestinës, të cilët gjithmonë kanë ardhur e vijnë shumë pёr tё vizituar Kishën. Në kёtё periudhë tё koronavirusit, nё Bazilikë janё ndërmarr masa të posaçme të sigurisë, pёr të siguruar tё gjithё ata qё e frekuentojnë kёtё vend të shenjtë”.