Asamblea/ Rama ironizon opozitën dhe kërcenon të vetët: Ministra, krerë të PS, drejtora, do ju shkarkoj!

Kryeminsitri Edi Rama ka nmbajtur një fjalim në Asamblenë e PS pas analizave të paraqitura nga ministrat lidhur me punën e 6 muajve të parë të mandatit të dytë.

Gjatë fjalës së mbajtur Rama u përqendrua gjatë edhe tek roli destruktiv që sipas tij po luan opozita për të bërë më të mirën për vendin. Ai tha se opozita aktuale nuk sfidon qeverinë me intelekt por fizikisht.

“Kemi detyrën të qeverisim pa opozitë. S’kemi opozitë. Një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, por të sfidon fizikisht, është një hata e madhe për sa i përket nevojës që ka çdo qeveri në botë për të sfiduar në intelekt. Një opozitë që nuk shkon në parlament si në një Kuvend, por shkon si në një tapet mundjeje është një hata e madhe.

Ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar përpara alternativa, gjendemi në një sport që nuk ka lidhje me politikën por as federatat ndërkombëtare. Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen dhe ka program të vetin sharjen, është një opozitë shumë e rrezikshme për ne, jo për rezultatet e zgjedhjeve, po për fuqinë tonë për të motivuar dhe për të bërë më të mirën. Sfida kryesore që ne kemi është të jemi në lartësinë e duhur sa i përket motivimit, aftësisë për të lexuar realitetin e njerëzve, dhe sa i përket fuqisë për të bërë maksimumin tonë të mundshëm”, tha Rama.

Reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit

Gjatë fjalës së mbajtur Rama u ndal edhe te arritja e objektivave për luftën kundër krimit, si dhe ecja përpara e refomës në drejtësi. Ai theksoi edhe njëherë se PS ishte gati të sakrifikonte qeverinë vetëm për këtë reformë.

“Ne duhet të jemi patjetër krenarë që PS, ka treguar edhe njëherë në rrugën e historisë se është e vetmja forcë, e vetmja, le të thonë ça të duan, duan s’duan, që mendon dhe vepron si forcë e së ardhmes, me të gjitha të metat e gabimet që bën. Dhe ka shënuar me këtë fazë, me reformën në drejtësi, dhe këtë përpjekje kolosale të rrezikshme, sa i përket mbijetesës. Se në Korrikun e famshëm ishim gati dhe vumë në tavolinë vetë ekzistencën e qeverisë, për ta çuar përpara reformën në drejtësi që u bë gangrena në 25 vite. Së dyti, sot janë shifrat që flasin, që ne jemi në nivelet e mesatares rajonale dhe jemi duke shkuar në mesataret evropiane sa i përket kriminalitetit. Kjo është e vërteta. Kur qeveris e djathta njerëzit thonë ka dhe më keq. Kur qeveriste e djathta, në Shiqipëri vriteshin 124 njerëz në 2011-ën, 126 në 2012-ën, po kishte dhe më keq. Se ka qeverisur e djathta janë vrarë dhe 5 mijë. Ndëkrhë, sot që ne qëverisim, vitin e shkuar janë vrarë vetëm 52 persona. Shkurti që iku ka qenë muaji i parë në gjithë statistikat, që është mbyllur vetëm me një vrasje, një. Sigurisht që ne e dimë nuk është çështje statistikash dhe çdo jetë është shumë e shtrenjtë, por duke u krahasuar ne jemi te ato vende që nivelin e vrasjeve e kanë më të ulët, drejt kësaj po shkojmë”, tha Rama.

Paralajmërimi për shkarkimin e kryetarëve të PS në rrethe

Kryeministri ka kritikuar ashpër kryetarët e partisë në rrethe që sipas tij nuk kanë orientuar qytetarët drejt platformës së bashkëqeverisjes për problemet e tyre. Rama tha se asnjë kryetar partie nuk ka detyrë të merret me punësimin e njerëzve.

“Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, e kemi problem aktual në të gjitha nivelet, por nuk do të triumfojë kurrë nëse është një luftë që fokuset të ndëshkueshmëria e individëve, por vetëm nëse garantohet sistemi. Unë prisja nga Spiropali të thoshte për gjërat për të cilat është zgjedhur, se cilët kryetar të PS duhen shkarkuar sot se nuk duan t’ia dinë që bashkëqeverisjen me një instrument konkret, platformën ta vendosin online për të gjithë njerëzit rrinë rrugëve duke kapur një deputet apo dikë tjetër për të marrë një certifikatë.

Si mundet që të kemi bashki, që kryetarët e partive nuk e kanë marrë vesh. Deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit. Ku janë kreytarët e partive, nuk ua ka dhënë njeri detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen shkarkuar. Nuk duhet të bëjnë ndërmjetësime, apo për të rregulluar fisin e tyre. Njerëzve nuk u mjafton se cfarë thotë Rama në Tv, nëse këto që thuhen nuk janë realiteti i qeverisjes. Elisa nuk e bëri se nuk ka bërë detyrën si duhet dhe unë shpresoj që ta bëjë”, tha Rama.

Drejtorët ikin nga puna nëse nuk përmbushin objektivat

Rama: “Ne kemi për të zgjidhur një problem me drejtorët e institucioneve, problem shumë serioz. Nuk mund të themi se kemi arritur zotimin se drejtimin do ta marrin më të mirët që ka komuniteti, e kush paguan për këtë? Pagun PS. Paguan në imazh dhe kredibilitet. Me drejtorët e zyrave të punës kemi shembullin më të mirë. Që nga momenti kur minsitria ka vendosur objektiva, dhe kur çdo drejtor, vendin e punës e ka të lidhur me objektivin. 1369 punësime vetëm në Mars vetë nga zyrat e punës, duke i ndjekur shifrat çdo ditë, deri të enjten ishin 2020 të punësuar vetëm në muajin Prill. Objketivi është punësimi i 25 mijë qytetarëve deri në fund të vitit”.

Paralajmërimi për ministrat, kryetarët e PS, drejtorët…

Rama: “Ne do vlerësojmë se cilët ministra, apo ministre duhen zëvendësuar në Shtator. Cilat ministra dhe ministre nuk janë në lartësinë e detyrës. Në fund të kësaj fushate, do shohim cilët anëtarë të kryesisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë ata të rinj duhet të vijnë, do shohim si ka punuar sekretariati. Do shohim cilët kryetarë partie duhet të largohen, dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja, sa funksionon ura e bashkëqeverisjes në bashkinë ku je kryetar. Dhe sigurisht patjetër, do vlerësojmë sa i shtrirë është rrjeti i kushërinjve në adminsitratën lokale. Kryetari duhet të sakrifikojë, e të iki në sektorin privat e të lërë kushërinjtë, ose kushërinjtë duhet të ikin. Duhet të kalojmë në votëbesim popullor kryetarët e PS. Do organizojmë votëbesimin popullor përmes instrumentit tonë të demokracisë popullore”.