Artikull në median amerikane Citizentruth.org – Shqipëria mban zgjedhje të stilit komunist

Nga Francesca Norton –

30 qershori është dita e votimit për qeverinë lokale në Shqipëri. Votim dhe jo zgjedhje sepse në 30 nga 61 komunat e vendit njerëzit duhet të votojnë vetëm për një kandidat, ndërsa në pjesën tjetër të qyteteve, kandidatët e opozitës i përkasin një partie të sapo regjistruar e cila nuk ka ndjekës, por vetëm bën lojën në këtë teatër.

Shqiptarët ndihen më të turpëruar se kurrë në këtë skenar të paimagjinueshëm të krijuar nga kryeministri Edi Rama. Ky votim i stilit komunist sjell kujtimet e regjimit më mizor komunist të Enver Hoxhës gjatë një periudhe 45 vjeçare të diktaturës.

Shqipëria është anëtare e NATO-s por nuk po praktikon demokracinë. Ajo synon të bashkohet me BE-në por nuk po ecën përpara, përkundrazi duke sjellë përsëri kujtimet e një të shkuare të errët.

Ambasadat dhe delegacionet e huaja në Tiranë nuk po thonë asgjë për këtë fiasko. Duke vepruar me të njëjtin neglizhencë siç bënë gjatë gjashtë viteve të qeverisë së Ramës që lejoi kultivimin e kanabisit në të gjithë territorin shqiptar. Kjo neglizhencë e bëri Shqipërinë të njohur si Kolumbia e Evropës dhe tani mund të kushtojë shumë për popullin shqiptar dhe për procesin e integrimit të vendit.

Partia socialiste që qeveris vendin, ka zhvilluar e vetme fushatën elektorale. Kjo tingëllon aq komike por edhe aq tragjike. Për të rinjtë shqiptarë kjo duket e pabesueshme, për brezin e vjetër kjo sjell kujtimet e komunizmit. Intelektualët janë të tronditur dhe njerëzit kërcënohen të marrin pjesë në këto zgjedhje të rreme.

 

Shumë thirrje janë bërë në mënyrë që partitë të ulen dhe të mbajnë dialog, por Kryeministri Rama jo vetëm që nuk pranoi diskutimet, por vazhdoi të provokonte opozitën me një retorikë konfliktuale dhe madje edhe me fyerje.

Presidenti i vendit, Ilir Meta, anuloi me dekret 30 qershorin si një datë zgjedhore për të lejuar një dialog mes palëve por Rama dukej më i vendosur se kurrë për të hyrë i vetëm në zgjedhje dhe me një kandidat të vetëm në gjysmën e komunave.

Në një epokë të globalizimit, të mendimit të lirë dhe të filozofive moderne, diktatorët si Edi Rama ende shfaqen, duke sjellë ndarje në vend, duke krijuar paqëndrueshmëri për rajonin e Ballkanit dhe madje duke shkaktuar probleme dhe duke dëmtuar imazhin e gjithë kontinentit evropian.

 

Hapni sytë o botë, një Kim Jong-un i ri po mbin në Evropë, emri i tij është Edi Rama.