Arrestohet “myftiu” obez i ISIS-it: se nxë makina, transportohet me kamion

Eshtë arrestuar ai që konsifderohej si një ndër kokat fetare të ISIL-it, i ashtuquajturi myfti i organizatës – Shifu al-Nima.

Ai u kap nga forcat speciale irakiane në një operacion që vlerësohet si një nga më të mëdhenjtë muajt e fundit.

Fotografitë e bëra pas arrestimit tregojnë një Al-Nima obez, i cili ishte shumë i madh për t’u futur në një makinë policie, ndaj dhe është marrë me kamion.

Shifa al-Nima u arrestua në Mosul në Irakun verior si pjesë e një aksioni kundër anëtarëve të ISIL-it që po zhvillohet pavarësisht tensioneve të ngritura midis SHBA-së dhe Iranit që po “depërtojnë” pikërisht përmes këtij vendi. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA pezulloi operacionet kundër ISIL në fillim të këtij muaji, por kohët e fundit po përpiqet t’u rikthehet atyre.

Sipas raporteve të policisë së Irakut, ky “myfti” ishte i njohur për përhapjen e ekstremizmit kundër forcave të sigurisë.

“Ai konsiderohet një nga udhëheqësit kryesorë të ISIS dhe ishte përgjegjës për lëshimin e fetvave që çuan në ekzekutimin e studiuesve dhe zyrtarëve fetarë”, tha policia irakiene.

Ai u arrestua në rrethin Mansur të Mosulit perëndimor, të ashtuquajturën “anën e djathtë” të qytetit, i vendosur në bregun e djathtë të lumit Tigër.