Arbana Xharra: Erdogan serbëve ju çon fabrika, ndërsa shqiptarëve ju ndërton xhami

Ky është Erdogani, i pa maskuar. Këto tri ditë i tha gjitha që përbëjnë mendimin dhe qëndrimin e tij: Serbia është fuqia ballkanike që duhet përkrahur me fabrika, banka e jo dikush tjetër. Ai shqiptarëve u ndërton xhami dhe nga ana tjeter ua zhvat të ardhurat nga energjia, infrastruktura, aeroporti. Nuk e di edhe sa fakte duan njerëzit për ta kuptuar se një njeri që arreston mijera, suspendon gjithë arsimin në vendin e vet, një tiran për vet popullin e tij, si ka mundësi të jetë i mirë për tjerë. Si ka mundësi mos të lexohet drejtë politika e tij: ai hyjnëzon pikërisht ata që i vranë heronjtë tanë dhe mallkon ata nëpërmjet të cilëve ne kemi ndërtuar identitetin. Sot më shumë se kurrë u ringjall aleanca Turqi-Rusi-Serbi e kjo asnjëherë s’mund të jetë në të mirën e shqiptarëve dhe njerezve që duan pavarësi. S’duam pare të Erdoganit, për të ndërtuar xhamitë tona. Organizatat turke që bien ndesh me shtetin sekular dhe perzihen në punët tona!

pamfleti.com