Anglinë kërcënohet nga stuhia “Cara”, lumenjtë dalin nga shtrati, paralizohet transporti ajror dhe rrugor

Shumë qyteza dhe fshatra të Anglisë janë vënë nën alarmin e kuq pas arritjes së stuhisë Ciara, e cila ka sjellë reshje të mëdha të shiut dhe erëra me shpejtësi deri në 145 kilometra në orë.

Për shkak të motit të papërshtatshëm dhe rrezikut, shumë fluturime, linja të trenave dhe trageteve janë anuluar.

Autoritetet angleze e kanë aktivizuar alarmin e kuq, që paraqet edhe rrezik për jetën, për shkak të vërshimeve nga lumi Nidd në Yorkshire.

Në Bury, evakuimi i banorëve pritet të bëhet shumë shpejt për shkak se lumi Irëell gjithashtu ka dalë nga shtrati.

Tre persona u lënduan në Perth të shtunën në mbrëmje pasi era e fuqishme e rrëzoi një pjesë të kulmit të një objekti në Perth, ndërsa policia në Bedfordshire tha se një dru ka rënë mbi një veturë.

Vozitësit janë këshilluar që t’i shmangin udhëtimet për shkak të kushteve shumë të vështira, përshirë bllokimin e rrugëve nga uji, drunjtë e rrëzuar nga era dhe objektet e tjera.

Mbretëresha Elizabetë e anuloi pjesëmarrjen në meshën e së dielës në Sandringham për shkak të erërave me shpejtësi të lartë në këtë zonë.

Gazeta Express