Analiza e revistes “Agimi”, Shkodër 1021/Si e kuptoj gjendjen ekonomike të vendit tim nga oda e bukës, pa shfletuar libra e pa bërë studime!

Në numrin e qershorit të vitit 1921, revista “Agimi” e Shkodrës ka publikuar një analizë të hollë të situatës ekonomike të vendit, që kishte pak vite që kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore e përballej me vështirësi të shumta ekonomike.

Analiza, e shkruar në gegnisht e me stil të veçantë, përmban inicialet X.X dhe ka një këndvështrim interesant të vlerësimit të situatës ekonomike duke nisur nga analizimi i gjërave që përmbante shtëpia e shqiptarit. Autori e vë theksin në mungesën e prodhimit në vend, nivelin e lartë të importeve, mungesën e politikave qeveritare, “përtacinë” e shqiptarëve e shpenzimet e panevojshme.

Tue ndëjë në pushim në nji skaj t’odës së bukës, më shkojnë syt ndër sendet e orendit që e stolisin kët odë, e prej tyne mundem me marrë vesht gjendjen ekonomike të vëndit t’ëm pa pas nevojë me shfletue libra e me ba studime. Kandili i vjerrun në mjedis t’odës na ka ardhun prej s’jashtmit, ashtu edhe mbloja e tryezës e orishtra e murit nuk janë prodhimi i vendit. Prej s’jashtmit janë koltrinat e dritoreve, karrigat t’i rrijmë e gotat qi pijmë. Punë vëndi vetëm ndonji tryezë, ndonji mësallë a ndonji pashnik kjoftë, pse përore edhe këto janë të bleme kund jashta Shqypnie” nis analiza.

Autori del “jashtë odës” dhe evidenton faktin se një situatë e tillë është jo vetëm në shtëpi por edhe në kafene, xhami apo kisha ku sendet janë të importuara nga jashtë. E kjo, është dëshmi e mjerimit ekonomik të vendit që nuk prodhon por vetëm shpenzon.

Po pse të kërkojmë kaq larg? Të shikjojmë rreth trupit t’onë e kemi me pa se prej mbajës së kres e deri në fund të kambvet nuk kemi tjetër veç sende t’importueme a prej italije, a prej Austrije a edhe prej vëndeve ma të largta. Këto janë fakta qi të dhemb zëmra t’i përshkruejsh, por së vërtetës nuk mund t’i kundërshtohet” vijon analiza.

Më tej autori shkruan se situata nuk do të ishte e tillë nëse vendi ynë nuk do të kishte nivel të lartë deficiti tregtar.

“Si mund të shpëtojmë nga ky mjerim?” ngre pyetjen autori, duke i dhënë edhe përgjigjen vetë; eksportimi i lëndës së parë dhe krediti nga jashtë. Autori paralajmëron se duke qenë se shqiptarët blejnë jashtë vendit me ar, do të vijë dita kur “do të mbetemi pa të”.

Më tej, autori analizon sjelljen e shqiptarëve kundrejt fitimeve, shpenzimeve e punës duke kritikuar disa sjellje që sipas tij janë negative e “zakone të një populli të vjetër në një botë të re”.

Sipas tij, për të siguruar ekonominë janë dy mënyra; pakësimi i shpenzimeve e shtimi i të ardhurave.

A nuk do t’ishte nji punë shum ma e mirë atë shumë të hollashs qi japim ndër kafe, lojna, ndër pije e ragtime të tepërme t’a përdorojshim për nji qellim të dobishëm e të nevojshëm?

Shka bajnë katundarët t’onë ndër ditë shiu e ndër net të gjata e të mërzitshme të dimnit? Fort pak janë ata qi e përdorojnë kët kohë për me ndreqë veglat e tynë bulqsore primitive pse përgjithsisht puna e këtyne lloj ditve e netve asht me u shtri rreth votre, me kallxue përralla të kota e me ba ndonji plan cubnije, vrasje a grabitje!

Të mendojmë se sa punë kishte me u bap o t’u përdoronte kjo kohë si duhet e sa fitimin kishim me e pasë! Me nji fjalë na prishim shum e prodhojmë pa e nuk men dojmë asfare se këso dore jemi tue shkue drejt vorrit. Nuk interesohemi për pikën gjallnore t’onën e rrijmë me gojë hapët e me duer kryq thue se buka do të na vijë prej qielli; thue se shteti mbahet me andra, me pralla, me rrnoftë e kjoftë e me ngatrresa qi mbjellim përditë në mjes t’onë” vijon analiza.

Në fund autori, evidenton nevojën e ngritjes së një ekipi njerëzisht inteligjentë e me zemër të mirë, “ushtri mësuesish me vullnet të fortë” që të përçojnë këto ide me kryefjalën:”Me shpenzue pak e me prodhue shumë; me paksue shpenzimet e me shumue të hymet”.

K.KUÇAJ/SCAN

Mëposhtë analiza e plotë në origjinal: